Me gjeneratën e re, arrin më në fund, edhe modeli pick-up, që pritet brenda këtij viti.

ÇFARË ËSHTË

Model më tepër se ikonë e Jeep (p.sh., në Kaliforni i përdorin siluetën në tabelat rrugore që ndalojnë hyrjen e automjeteve në plazhe). Wrangler i detyrohet shumë faktit të të qenët gjithmonë besnik i vetvetes – që nga viti 1987, tridhjetë vjet më parë, apo duke u kthyer edhe më pas në kohë (1944), duke qenë se nuk është shumë i ndryshëm nga modeli i hershëm CJ.

SI ËSHTË NDËRTUAR

Në anën tjetër, kohët ndryshojnë dhe progresi është një lum i pandalshëm. Modeli Wrangler ruan ritmin duke përditësuar aq pak sa mjafton të mos quhet “demode”. Asnjë revolucion në pamjen e jashtme. Nga një ekzaminim më i vëmendshëm shihet se xhami është më pak i drejtë, grila më e zbutur, kofano më e zgjatur, një top i butë në vend të mbulesës klasike të lëvizshme, dritat e pasme në stilin Renegade si dhe është treguar kujdes i veçantë ndaj aerodinamikës. Poshtë karrocerisë, edhe këtë radhë shumë kuadrate, gjendet telajo me trarë (e vetmja që lë liri maksimale veprimi dhe lëvizjeje krahasuar me modelet offroad), por mund të bëjë pjesë edhe alumini, për të përmirësuar performancën dhe konsumin e karburantit nga motorët më modernë. Motorit 2.0 turbo Hurricane 300 kf dhe atij të zakonshëm turbodiesel të gamës italiane mund t’i shtohet në një moment të dytë, edhe një version hibrid. Priten risi edhe për sa i përket transmisionit. Në fund të vitit duhet të shfaqet edhe modeli i shumëpërfolur (jo vetëm në Shtetet e Bashkuara) pick-up.

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM

E thënë thjesht, sepse është një Wrangler: i vetmi model që i ka rrënjët thellë në origjinën e markës, që vazhdon të dëshmojë përsosmëri.

NDRYSHE NGA SHUMICA

RANGE ROVER SPORT COUPÉ – MESATARE, E RE
PREZANTIMI: në shkurt
NË SHITJE: në fund të verës
Që nga modeli Evoque e më pas, Land Rover duket se ia ka dalë të mos gabojë në asgjë (edhe me variantin e diskutueshëm Convertibile). Pritshmëri të mëdha ka ngjallur shpallja e një modeli krejtësisht të ri, i destinuar të jetë po aq i suksesshëm sa modelet e lartpërmendur Evoque dhe Range Sport. Një crossover mesatar, i cili pa cenuar ADN-në e pamohueshme të Land Rover, shfaqet më shumë si makinë e sofistikuar rruge, e ethshme për të qenë aventuriere, se sa si makinë fuoristradë, në gjendje të kënaqë e të ofrojë luks. Me pak fjalë, tërësisht e kundërt me modelin Wrangler.

NË NDJEKJE TË KARROCERISË

MERCEDES KLASI X – NGA TOKA NË QIELL
PREZANTIMI: në verë
NË SHITJE: në nëntor
Një debutim absolut edhe për modelin pick-up, e cila e bën Mercedes-in markën e parë premium në trajtimin e një segmenti që deri tani kishte më shumë ambicie utilitare se sa imazhi. Eksponenti i parë i klasës së sapolindur X, së cilës tetorin e kaluar iu zbulua prototipi (foto), është një pick-up mesatar, ose thënë ndryshe me ngarkesë një ton.