Origjina e luleshtrydhes

Si bimë luleshtrydhja e ka origjinën në Amerikën Veriore ndërsa përsa i përket origjinës së emrit ka histori të ndryshme por ajo që besohet me shumë është kjo e mëposhtmja:

Në Angli, fëmijët e varfër mbidhnin luleshtrydhe dhe më pas shkonin në treg dhe i shisnin, por në mënyrë të tillë që të mos i shtypeshin me njëra-tjetrën ata i vendosnin kokrrat e kuqe njëra pas tjetrës në një fije kashte.

Në Europë luleshtrydhja u zbulua për herë të parë gjatë 1955-ës, ndërsa në Amerikë kishte kohë që konsumohej por nuk kultivohej nëpër kopshtet e tyre sepse gjendej lehtësisht në natyrë. Vetëm pas kërkesës së europianëve, amerikanët i kushtuan një rëndësi të madhe kultivimit të saj.

Përdorimi edhe si ilaç

Në Romë, ky frut përdorej si një prej elementëve kryesorë në përgatitjen e ilaçeve të ndryshme popullore. Luleshtrydhet që rriteshin në zonat alpine përdoreshin për të shëruar problemet me tretjen dhe me lëkurën. Por së bashku me kokrrat, në këto ilaçe popullore përdoreshin edhe gjethet dhe disa herë edhe rrënjët e tyre. Lloje të ndryshme luleshtrydhesh u kultivuan gjatë viteve 1700 në Amerikën Veriore. Shekulli i 20-të pa një përdorim të lartë të luleshtrydheve në produktet kozmetike, të tilla si shampoo, kremra, sapunë etj.

 

 

Fakte interesante në lidhje më luleshtrydhen

Luleshtrydhja është fruti i vetëm që i ka farat në sipërfaqe. Një luleshtrydhe mesatare ka rreth 200 fara.

Sipas romakëve ajo është një frut që të largon melankolinë, kuron djegijet e ndryshme, ul temperaturën, shëron skuqjet e fytit, qetëson problemet me veshkat, heq erën e pakëndshme të gojës, përmirëson lëkurën përveç faktit që ka një shije të veçantë si frut.

Masonët e epokës mesjetare mbanin piktura me luleshtrydhe, duke qenë se luleshtrydhja në atë kohë simbolizonte përsosmërinë.

Edhe sot e kësaj ditë në disa krahina të Bavarisë, çdo fillim pranvere, banorët varin shporta të vogla me luleshtrydhe tek brinjët e bagëtive. Një rit i tillë bëhet me qëllim që vitin tjetër prodhimi bujqësor i marrë prej bagëtive të jetë sa më i lartë.

Zj. Tallien, një ndër personat më të rëndësishëm në gjykatë, gjatë periudhës së Napoleonit, përmendej shpesh për bukurinë e saj. Një gjë e tillë mendohet se vinte nga fakti se ajo lahej përherë në një vaskë me luleshtrydhe. Ajo e mbushte vaskën me rreth 10 kg luleshtrydhe. Luleshtrydhja është ndër frutat e parë që vilen gjatë pranverës.

Në Belgjikë ka një muzeum i cili është i gjithi i mbushur me luleshtrydhe.

94% e shtëpive në Amerikë konsumojnë luleshtrydhe. Luleshtrydhet kanë shumë pak kalori, janë të pasura me vitaminë C, fibra, etj. Nëse konumohen rregullisht ato parandalojnë kancerin dhe atakun në zemër.

Gjatë mesjetës ato shërbeheshin si një frut shumë i rëndësishëm, i cili nënkuptonte paqe dhe begati.

Sipas gojëdhënave nëse një luleshtrydhe dyshe e ndani në mes me një person të gjinisë tjetër, është e sigurt që ju të dy do të bini në dashuri me njëri-tjetrin.

Në Francë, luleshtrydhet konsiderohen si një furt afrodiziak. Supa me luleshtrydhe dhe me krem të bardhë i servirej të sapomartuarve.

Mbi 53 % e fëmijëve nga mosha 7-9 vjeç “vdesin” për të mbledhur luleshtrydhe, duke qenë se një gjë të tillë e kanë edhe shumë të lehtë për ta bërë. Konsumimi i luleshtrydheve të cilat janë të pasura në nitrat, rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenin deri në 7%. Kjo i mundëson muskujve që të lëvizin më  me lehtësi.