Martesa e shton stresin?

Gjendja civile është e lidhur ngushtë  me formën tonë fizike. Martesa ndikon në “prishjen” e një forme të mirë fizike, ndërsa të qënit vetëm apo i divorcuar na ndihmon të kemi një trup të shkëlqyer

 

Të divorcuarit dhe beqarët kanë formë më të mirë fizike

 Lidhjet shpirtërore janë të lidhura ngushtë me formën fizike. Martesa ndikon në “prishjen” e një forme të mirë fizike, ndërsa të qenët vetëm apo i divorcuar ndikon për të pasur një formë më të mirë trupore.

Ky është përfundimi i dalë nga “Karolinska Institute” në Suedi i drejtuar nga Dr.Francisco Ortega.Studiuesit kanë monitoruar 9000 vullnetarë të rritur, 6900 meshkuj dhe 1971 femra.

Subjekte të tilla u kontrolluan për tre vjet dhe gjendja e tyre psikofizike u vlerësua përmes testeve dhe intervistave mbi stilin e jetesës. Përfundimi? Martesa mund të përkeqësojë gjendjen fizike të të dy sekseve.

Për sa u përket grave, ato që ishin beqare ishin shumë herë më në formë të mirë se koleget e martuara, madje edhe gjatë periudhës së vëzhgimit arritën të përmirësonin paraqitjen fizike.

Edhe për sa u përket meshkujve, situata nuk është shumë ndryshe. Kështu, beqarët dhe të divorcuarit kishin trup më të mirë se ata të martuarit, edhe pse këta të fundit luftonin shumë.

Pra, rezultatet tregojnë qartë se ndryshimet e mëdha në jetën e një personi si martesa apo divorci, kanë një impakt të dukshëm mbi aspektin fizik dhe gjendjen shëndetësore.

Studimi

Studiuesit kanë monitoruar me teste të ndryshme fizike dhe pyetësorë periodikë stilin e jetesës, shëndetin dhe formën fizike të personave për një periudhë kohore prej tre vjetësh, gjatë të cilës një pjesë e mirë e njerëzve ishin martuar, të tjerë ishin divorcuar dhe një pjesë kishin mbetur beqarë.

U pa se gratë që kishin mbetur beqare gjatë gjithë periudhës së studimit kishin një formë fizike më të mirë në krahasim me shoqet e tyre të martuara, madje përgjatë këtyre viteve kishin përmirësuar formën e tyre fizike.

Për meshkujt, rezultatet ishin më të këqija, të martuarit kishin humbur pothuajse të gjithë formën e tyre fizike, ndërsa beqarët pjesërisht kishin shpëtuar nga ky fat i hidhur.

Për meshkujt, që gjatë studimit ishin përballur me një divorc, format fizike përkundrazi ishin përmirësuar. Me pak fjalë, nëse martesa është në prag, më mirë të regjistrohemi në palestër dhe jo vetëm për të na ndenjur bukur fustani që kemi zgjedhur për ditën e martesës, por edhe për të qenë në formë në vitet pasardhëse.

Studimet mbështetëse

Një tjetër studim i “Cornell University”, i publikuar në vitin 2004 në revistën “Social Science and Medicine”, e konfirmonte këtë tezë.

Sipas studimit, çiftet e sapomartuara janë të prirura të grumbullojnë më shumë kilogramë, ndërsa ata që divorcohen priren t’i humbin.

Një tjetër studim i publikuar në “Obesity Research” jepte edhe shifra të sakta: kush martohet shton 2 ose 3 kilogramë në dy vitet pas martesës.

Si ka mundësi që ndodh e gjithë kjo? Shpjegimi i parë është se secili prej dy të martuarve ka prirjen të ndikohet nga zakonet e këqija të të ushqyerit të partnerit.

Me pak fjalë, më thuaj se si ha, të të them nëse do të martohem me ty. Sigurisht që nuk duhet të arrijmë deri në këtë ekstrem, por nuk duhet lënë pas dore nënvizimi i kërkimit që të ushqehesh njëlloj si personi që ke zgjedhur për të kaluar jetën.

Sipas David Katc të “Yale University School of Medicine”, rritja e përgjegjësisë, reduktimi i kohës së lirë për të praktikuar aktivitet fizik dhe stresi i shkaktuar nga administrimi i familjes, janë faktorë që nuk ndihmojnë ata që duan të jenë në formë.

Jeta familjare dhe në çift lidhet me konsumin e vakteve të rregullta, më të plota dhe më të shëndetshme. Humbja e partnerit dhe divorci janë dy faktorë që të bëjnë të humbësh peshë, por nuk ka asnjë marrëveshje mes ekspertëve rreth motiveve që çojnë drejt dobësimit.

Një shpjegim mund të jetë fakti se të ngrënit vetëm çon në reduktimin e racioneve dhe të shtyn të hash më pak. Po ashtu, një studim i “Duke University” ka treguar se ardhja e fëmijëve përkon me një rritje të peshës 7 për qind për gratë dhe 4 për qind për burrat.

Net pa gjumë, ushqyerje jo e rregullt, tendenca për të ngrënë pjata të përgatitura shpejt, më pak kohë në dispozicion për të praktikuar aktivitete fizike janë faktorë të tjerë që me ardhjen në jetë të një fëmije u shtohen atyre se me martesën jemi të prirur të shtojmë në peshë.

Pastaj nuk duhen harruar vështirësitë që jeta në çift të imponon, kur një prej dy partnerëve është në dietë. Po ashtu, për të mos u nënvlerësuar është edhe fakti se shumica e rasteve të qëndrimit në shtëpi të detyron të hash së bashku.

Darka romantike, kinema dhe kokoshka, mbrëmjet apo aperitivët me miqtë janë të tjerë faktorë negativë. Atëherë si ta evitojmë të shtuarin në peshë gjatë martesës? Një ushqim i mirë i zgjedhur, pak ushtrime fizike dhe aspak stres.

Ideale do të ishte të gatuanit dhe të bënit pazarin së bashku, duke u argëtuar dhe duke kërkuar të zgjedhësh ushqimet më të shëndetshme dhe më pak kalorike.

 

E doni apo keni thjesht një pasion për të? Jeta juaj duket sikur nuk ka kuptim kur ai nuk ndodhet pranë jush, apo tek ju vlen shprehja “kur te shoh me sy me shkon mendja tek ty”? Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe do të zbuloni nëse dashuria që ju po përjetoni është vërtet dashuri apo një pasion që juve ju bën të ndiheni mrekullisht mirë…

 

Është dashuri apo pasion?

 

Cila është cilësia kryesore tek një mashkull?

a- Ndershmëria

b- Qëndrueshmëria

c- Ndjeshmëria

Zakonisht kur flet me të…

a- Jeni gjithnjë dakord

b- Ndonjëherë nuk e dëgjon

c- Kërkon gjithnjë që të jeni dakord

Takimi juaj i parë ka qënë…

a- Një lojë e gjatë joshëse

b- Një bisedë e gjatë për të njohur njëri-tjetrin më mirë

c- Dashuri me shikim të parë

Gjatë një feste një grua e bukur kërkon ta bëj për vete

a- Është një rast i mirë për të kuptuar nëse të do me të vërtetë

b- Nuk ka asnjë rrezik, ai të do vetëm ty

c- E puth me shumë pasion në mënyrë që të mos i shkojë mendja tek asnjë femër tjetër.

Sonte ke një takim me të…

a- Do të veshësh një fustan seksi dhe do të ketë shumë shampanjë

b- Një darkë në shtëpinë tuaj dhe një bisedë e qetë

c- Një dalje në kinema, për tu mbështetur në supin e tij

Nëse do të të linte do të mendoje…

a- Është e pamundur, të do me gjithë shpirt

b- Nuk ia vlen, ti meritoje më shumë

c- Nuk më dashuronte më të vërtet

Miqtë tuaj ju konsiderojnë…

a- Dy njerëz që flasin shumë me njëri tjetrin

b- Të dashuruar  apasionantë

c- Një cift unik

Nëse do të të kërkonte të martoheshit

a- Do të mendoheshe

b- Po, bashkë përgjithmonë

c- Jemi mirë kështu, përse duhet të martohemi?

 

Përgjigjet

 

Më shumë A

Ke ndjenja shumë të forta

Lidhja juaj është e mbështetur në ndjenja shumë të thella. Këtë e tregojnë shumë elementë, keni gjithnjë nevojë të rrini bashkë, jeni të pandashëm, dhe bëni shumë plane bashkë. Lidhja juaj ësëhtë bërë gjithnjë dhe më e fortë dhe të gjithë ju konsiderojnë një cift të vërtetë. Ke përshtypjen se ke gjetur mashkullin e jetës tënde dhe edhe nëse një tjetër afohet je shumë e sigurt që nuk ka asnjë rrezik. Nuk ke asnjë dyshim në besnikërinë e mashkullit tënd. Nuk të pëlqen të ndryshosh sipas situatave që ju paraqiten.

Më shumë B

Je në dilemë

Është dashuri apo dëshirë?Këtë pyetje i bën vetes gjithnjë. Për frikë apo për pasigurin që të karakterizon, nuk je e sigurt nëse të tërheq partneri sepse e dashuron apo sepse ka një paraqitje të këndëshme fizike dhe është i mirë në shtrat. Me pak fjalë frenon veten vecanërisht nëse të duket se nuk të jep aq shumë dashuri. Nuk je nga ato që bien në dashuri këmbë dhe kokë. Je shumë e kujdesshme sepse ke nevojë të dish se me kë ke të bësh. Për ty dashuria është diçka me shumë vlerë e cila nuk duhet të konsumohet me dikë që nuk e meriton.

 Më shumë C

Ndjen një tërheqje kafshërore

Mashkulli yt të duket eksitues dhe joshës. Ke dëshirë ta shtrëngosh e të bësh dashuri me të. Për ty ka më shumë rëndësi që ai të të njohë anën tënde joshëse se sa anën tënde të personalitetit. Ke një aftësi të lindur për tu dhënë në lojën e joshjes. Të pëlqen të japësh dhe të ndjesh kënaqësi. Ke më shumë tendenca të vlerësosh anën fizike tek një mashkull, duke lënë mënjanë anën tjetër të rëndësishëme atë të ndjenjave. Kjo është logjike duke parë që më shumë dëgjon zërin e trupit sesa të zemrës.

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.