Si të përgatisim omletë dhe pasta me kërpudha

Ide për një darkë të shpejtë

Darka është ndonjëherë vakti më i vështirë për t’u përgatitur. Zakonisht preferohet diçka e lehtë dhe e shpejtë.

Ajo që sugjerohet për një pjatë të shëndetshme e të shijshme janë omleta dhe makaronat, veçanërisht ato me kërpudha. Ja se si veprojmë

Çfarë nevojitet:
1) 2-3 kokrra vezë

2) 2 copa djathë të bardhë

 

 

 

 

 

3) qumësht

 

 

 

 

 

4)salçice 1 ose 2 copë

 

 

 

 

5) kripë, spec

 

Omletë, zgjedhja e parë

 

Perimet që mund të shtohen janë: domatet, qepa, ose qepa jeshile, spec i e kuq ose jeshil.

 

Mund t’i shtoni edhe lakër, por meqë është darkë dhe për më tepër një vakt i shpejtë nuk është e nevojshme ta ngarkojmë me shumë perime.

 

Për një porcion përdorim këto masa:

Thyeni dy kokrra vezë në një enë. Rrihini bashkë dhe shtojini kripë dhe pak qumësht. Përziejini të gjitha duke e bërë masën të njëtrajtshme.

Hidhni pak vaj në tigan, jo më tepër se çduhet ndryshe vakti juaj do bëhet tepër i rëndë. Nëse ju pëlqen mishi i derrit mund të prisni disa copa të vogla dhe t’i hidhni në tigan duke i fërguar pak, e më pas të hidhni masën e krijuar të vezëve me qumësht.

Përziejini të gjithë masën duke krijuar një të tërë. Përzgjedhja e mishit varet nga ju. Në vend të mishit të derrit ju mund të përdorni edhe mish viçi apo pule. Omleta bëhet e shijshme sidomos me mish viçi.

Pamja që do të krijohet është vërtet interesante, përzierja me vezën dhe mishin. Përsa i përket djathit sugjerohet konsumimi i djathit të bardhë por mund të zgjidhni edhe kaçkavall.

Thërrmojeni atë në copa të vogla, duke ia hedhur masës  së përzier me mish dhe vezë. Përgatisni një pjatë tjetër me perime të cilat mund t’i prisni me forma të ndryshme rreth pjatës.

Kështu mund të krijoni edhe një pamje të bukur të omletës së përgatitur. Koha e përgatitjes nuk zgjat më shumë se 15 minuta. Omletë me perime është një vakt i shëndetshëm, i shpejtë dhe i lehtë.

 

Pasta me kërpudha, shija pas një dite të lodhshme

Nëse ndiheni të lodhur e të urritur një vakt i mirë dhe i lehtë, mund të jetë pasta ose makarona me kërpudha. Pjata italiane është tashmë një nga ushqimet më të preferuara për çdo moshë.

Me pak gjëra mund të përgatisni një pjatë të tillë e cila jo vetëm që nuk ju merr shumë kohë por është zëvendësuese e gjellës.

 

Çfarë nevojitet:
1) Një pako me makarona (800g – 1kg)
2) 0.5 kg kërpudha të freskëta
3) Mish i grirë 200 g
4) Një kokërr qepë

5) Majonez – një gotë
6) Një supë pule

Si veprojmë 

Fillimisht ziejini makaronat. Prisni qepën hollë dhe skuqeni atë me pak vaj vegjetarian, shtojini kërpudhat dhe skuqini ato së bashku derisa masa e lëngshme të avullohet.

Shtojini mish dhe lëreni masën e përgatitur në tigan derisa mishi të jetë gati. Hidhni sasinë e qepës, kërpudhave dhe mishit të grirë të cilat janë gati dhe trazojini bashkë me makaronat.
Edhe përbërësit e tjerë si (majoneza, supa e pulës ose edhe ndonjë erëz, sipas dëshirës) mund të hidhen e të përzihen të tëra.
Përziejini makaronat dhe lërini të ziejnë vetëm për pak minuta.

Pak kastravecë ose domate mund të vini përreth pjatës për ta zbukuruar. Koha e përgatitjes nuk zgjat më shumë se 30 minuta.

 

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.