Të dobësohemi pa një dietë të veçantë

Për t’u dobësuar ndonjëherë nuk është e nevojshme të mbajmë dieta drastike duke vuajtur për ditë të tëra.

Konsumimi i rregullt i ushqimeve me pak kalori si perimeve apo frutave për një kohë të gjatë do të na ndihmonte vërtet. Ja se çfarë duhet të respektoni më konkretisht

 

Llogarisni kaloritë

Për të mbajtur një peshë të caktuar, në mënyrë që të mos ju ndryshojë herë pas here, është e nevojshme të ushqeheni me produktet të cilat nuk kanë shumë kalori.

Për shembull lëngu i limonit është i mrekullueshëm pasi është i pasur me vitaminë C. Është mirë që limoni të jetë përbërës në çdo sallatë sidomos në atë jeshile, pasi jo vetëm i jep një shije të mirë por është zëvendësues i shumë frutave të tjera që do ishin të nevojshme.

Përsa i përket vajit përdorni vajra të perimeve, siç është vaji i ullirit. Edhe kosi pa yndyrë është i rekomandueshëm për një mëngjes të lehtë ose një vakt para darkës. Përmban shumë proteina, kalcium, dhe pak zink.

Në vend të çajit

Zakonisht dëshirojmë të pijmë një çaj pas një vakti kryesisht të bollshëm. Por dietologët sugjerojnë se nuk duhet pirë pas një vakti. Ndaj do ishte më mirë të zëvendësonit çajin me sheqer, me çaj ose ujë të zier që do të shoqërohej nga lule bimore si nenexhik, apo kamomil.

Kjo lloj pije do t’ju ndihmojë t’ju tresë më shpejt, t’ju lehtësojë dhe largojë nepsin e fortë për ëmbëlsira. Ju mund të pini çaj herbal (bimor) tridhjetë minuta pas një vakti në çdo pjesë të ditës, veçanërisht pas drekës.

 

Pse duhen konsumuar produkte subkalorike

Kastraveci i freskët është një kampion i vërtetë përsa i përket produkteve subkalorike. Ai përmban më pak se 12 kalori në 100 gramë. Mos e humbni shansin e konsumimit të kastravecit të freskët në dietën tuaj, veçanërisht në verë.

Është ushqimi ideal për ata të cilët duan të reduktojnë kile. Po aq e mirë është edhe lakra apo sallata jeshile. Një nga avantazhet që këto perime kanë është se zvogëlojnë ndjenjën e urisë duke thithur edhe lëngjet e organizmit.

Nëse ju pëlqen djathi, sugjerohet më tepër ai i presuari dhe i përpunuari pasi ka më pak kalori. Gjithashtu përdorni më pak kripë pasi vetëm në këtë mënyrë organizmi nuk do të prodhojë shumë lëngje për ta asimiluar.

 

Ditë agjerimi për dembelët

Në axhendën tuaj të ushqimit, përcaktimi i një dite agjerimi të paktën një herë në javë do t’ju ndihmojë për t’u dobësuar. Është një metodë që jo vetëm i bën mirë organizmit pasi e pastron nga të ngrënit e vazhdueshëm, por e ndihmon atë të humbasë deri në gjashtë kg në muaj.

Gjatë kësaj dite të veçantë ju mund të konsumoni disa lloje ushqimesh por nga pak. Për shembull, në tryezën tuaj mund të përgatisni në një termus çaj të zi ose qumësht të ngrohtë të përzier me shije frutash. Çdo gjysmë ore mund të pini një gotë të tillë.

Gjatë ditës mund të konsumoni fruta, oriz të zier, apo edhe fruta të thata. Me shumë lëngje por me një menu jo shumë të larmishme, nuk do ndiheni të urritur. Sepse keni marrë vlerat e duhura.

 

Supa, gjella e parë

Gjella më e përshtatshme që dietologët kanë sugjeruar herë pas here mbetet supa. Sigurisht bëhet fjalë për supë vegjetarie, e gatuar vetëm me perime si dhe ajo me mish pa dhjamë.

Një nga cilësitë më të rëndësishme të supës është se ajo e mbush stomakun duke krijuar ndjesinë e ngopjes. Mos harroni t’i shtoni supës edhe kopër, majdanoz, apo erëza të stinës për t’i dhënë asaj shijen pikante karakteristike.

Zakonisht sugjerohen supë me perime nga më të ndryshmet. Ato që përdoren më tepër në ditë diete janë ato me patate, karrotë, lulelakër, kungull, pa harruar qepën e cila duhet të jetë e prerë në forma kubike.

Po ashtu nuk duhet të mungojnë erëzat, qoftë dhe ato djegëse. Kripë sa më pak. Pak më e rëndë, por sërish e këshillueshme, do të ishte edhe supa karakteristike me oriz, vezë apo mish. Ky i fundit mund të jetë edhe mish pule ose mish i grirë. Kjo lloj supe duhet shoqëruar me limon pasi e bën atë më të lehtë.   

 

Sekretet e francezeve

Gratë franceze janë ato që dallohen për nga mënyra se si kujdesen për trupin dhe ushqimin që zgjedhin. Për të qenë sa më elegante sekreti i tyre qëndron në mospërdorimin e kripës si dhe ushqimeve në konservë.

Ato nuk përdorin gjithashtu uthull si dhe erëza të forta, që në vendet ballkanike përdoren më tepër. Ato shmangin ushqime të pavlera biologjikisht si mishi, të brendshmet e kafshëve, si dhe sheqerin. Janë të kujdesshme dhe me produktet e qumështit apo me djathrat veçanërisht.

 

Jeta pas dietës

Sapo ky kurs diete të ketë përfunduar, shumë surprizohen me faktin se shumë prej kileve të humbura u rikthehen menjëherë. Kjo ndodh sepse shumë prej personave që racionojnë ushqimet e tyre i zëvendësojnë ato me produkte shumëkalorike.

Për më tepër rrijnë në gjendje pasive pa u aktivizuar në ushtrime aerobike apo shëtitje të domosdoshme gjatë ditës. Për të qenë elegante e për ta ruajtur formën që dëshironi për një kohë më të gjatë sekreti qëndron te vullneti juaj. Përdorni sa më tepër produkte të lehta dhe jo shumëkalorike. Perime, fruta dhe sa më tepër lëvizje.

 

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.