Në mes të thellimit të krizës ekonomike të Brazilit, kryeqyteti i saj ‘i mbetur trokë’ ka të ngjarë të mos ketë kesh për të përmbushur premtimin për të pritur Lojrat Olimpike të futbollit vitin e ardhshëm, duke lënë të papërdorur stadiumin më të shtrenjtë të ndërtuar për Kupën e Botës së vitit 2014.

Komiteti organizues Rio 2016 i ka dhënë Brasilia deri në mes të nëntorit të nënshkruajë një kontratë ose do i mohojë të drejtën shtatë ndeshjeve caktuara që pritet të atje vitin e ardhshëm, tha një zëdhënës.

Biletat për ndeshjet në Brasilia kanë dalë tashmë në shitje prej muajsh dhe mbetet ende e paqartë se si do të rimbursohen tifozët, shumë prej të cilëve mund të kenë blerë biletat e fluturimeve dhe të kenë rezervuar hotelet.

Lojërat e futbolli për Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro vitin e ardhshëm janë caktuar të zhvillohen në gjashtë qytete në të gjithë vendin për të vënë në dispozicion objektet e ndërtuara për Kupën e Botës.