Dieta Dukan

Çfarë  konsumohet  dhe rezultatet befasuese

Dieta Dukan është një prej dietave më të famshme në Francë. Ajo është një dietë e pasur në proteina e cila mban firmën e dietologut francez, Pierre Dukan. Edhe pse Dukan ka rreth 30 vjet që e promovon dietën e tij, popullariteti i saj është rritur sidomos gjatë dekadës së fundit.

Libri i tij “The Dukan Diet” është një prej librave bestseller në Francë dhe me rreth 10 milion kopje të shitura në botë. Ky libër është përkthyer në 14 gjuhë dhe publikuar në 32 vende të botës.

Pak histori   

Më 1975-ën, Pierre Dukan ishte një praktikant i thjeshtë në Paris i cili u përball me një çështje obeziteti. Në atë kohë, të qenit mbipeshë apo obeziteti trajtohej duke ulur kaloritë dhe duke konsumuar sasira të vogla ushqimi. Dukan mendoi për një dietë alternative, e cila do i krijonte mundësinë personave që do e praktikonin që të mos i rifitonin kilet e humbura edhe pas përfundimit të dietës.

Ai krijoji një regjim të të ushqyeri të ndarë në katër faza, ku gjëja më e rëndësishme ishte qendrueshmëria gjatë gjithë dietës. Pas rreth 20 vite eksperimentesh Pierre Dukan publikoi librin e tij në vitin 2000.

Karakteristikat e dietës

Dieta është e përbërë me rreth 100 produkte ushqimore të ndryshme dhe është e ndarë në katër faza që janë: sulmi, ndjesia e të përzierit, konsolidimi dhe stabiliteti.

Gjatë fazës së sulmit duhet të humben rreth 2 deri në 3 kilogram për një periudhë kohore rreth 5 ditësh. Gjatë kësaj faze ushqimi nuk duhet të kalojë sasinë prej 72 proteinash.

Gjatë fazës së dytë, duhet të humben rreth 1-2 kg/javë. Gjatë kësaj faze lejohet konsumimi i 28 perimeve të ndryshme.

Gjatë fazës së konsolidimit mëshohet fakti që këto kile të humbura gjatë periudhës së dietës nuk duhet të rimerren pas përfundimit të saj. Kjo është arsyeja se përse gjatë kësaj faze rifuten produkte të tilla si frutat, djathi, buka.

Në përfundim, gjatë fazës së stabilitetit, është thelbësore që të konsumohet çfarëdo që të keni dëshirë por duke iu përmbajtur disa rregullave kyçe.
Kjo dietë ka bërë dhe po bën për vetë një numër të konsiderueshëm grash të cilat ose shtyhen nga fakti që është një dietë franceze dhe e bazuar në proteina ose nga fakti që është përdorur edhe nga shumë femra të televizionit dhe ka dhënë rezultate mbresëlënëse.

Persona të famshëm që e kanë përdorur

Rezultati? Befasues

Një prej personave në të cilin rezultatet e kësaj diete janë mjaft të dukshme është edhe princesha e Anglisë, Kate Middleton. Që në momentin kur u hap lajmi se si ajo ashtu edhe princesha Diana kishin përdorur “Dietën Dukan”, ka qenë të shumta femrat të cilat kërkonin të dinin më shumë në lidhje me këtë dietë dhe pse jo ta provonin.

Nuk mund të harrojmë pa përmendur edhe yjet e kinematografisë si Penelope Cruz, e cila e zgjodhi për t’u dobësuar pas periudhës së shtatëzënisë, deri te Jennifer Lopez dhe Britney Spears, megjithëse tek kjo e funidt nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara sepse në të ka ndërhyrë alkooli.

Ushqimet që konsumohen  

Midis përbërësve ushqimorë që janë të shumtë mund të përmendim: mish, peshk, fruta deti, proshuta, mish gjeli, pule etj. Gjatë periudhës së dietës, duhet të konsumohet rreth 1 litër e gjysme ujë dhe janë të lejueshme edhe pije të tjera si kafeja apo çaji me shije të ndryshme.

Një prej rregullave kryesore është konsumimi i ushqimit në orare të caktura dhe midis vakteve kryesore të konsumohet ndonjë frut apo edhe kos i thjeshtë apo me fruta të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm:


Comments

One Response to “Dieta Dukan”

Trackbacks

Check out what others are saying about this post...
  1. [...] vakteve kryesore të konsumohet ndonjë frut apo edhe kos i thjeshtë apo me fruta të ndryshme.http://www.shqip.al/?p=4030 Posted in Kuzhine, Te tjera Twitter • Facebook • Delicious • [...]