Po afron momenti i madh, me Liverpool dhe Roma që shpresojnë të gdhendin emrin e tyre në trofeun e Champions League në fund të muajit majit. Me vetëm tre ndeshje për tu luajtur, çdo gjë është e mundur ku të dyja ekipet kërkojnë të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e tyre.

Tifozët e Liverpoolit mund të jenë ndjerë të lumtur me faktin që shorti i shmangu ekipe si Real Madrid dhe Bayern Munich. Megjithatë, ndeshja e pabesueshme e Romës kundër Barcelonës tregon se italianët nuk kanë frikë asnjë ekip, dhe që në ndeshjen përballë Liverpoolit do të vijnë të karikuar dhe me besimin për të dalë me kokën lart.

Përballjet e mëparshme:

Liverpool dhe Roma janë përballur në pesë raste të mëparshme, ku ndeshja më e rëndësishme shte finalja e European Cup të vitit 1984 në Romë.

Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 14-të me anë të Phil Neal, Roma barazoi pastaj në fund të pjesës së parë me anë të Roberto Pruzzo-s.

Në pjesën e dytë dhe kohën shtesë nuk u shënuan gol, duke e dërguar ndeshjen tek penalltitë – kjo ndeshje hyri në histori sepse ishte finalja e parë e European Cup që përfundoi me penallti.

Liverpool humbi penalltinë e parë. Megjithatë, Bruno Conti dhe Francesco Graziani dështuan për Romën, dhe në këtë mënyrë Alan Kennadin shënoi penalltinë vendimtare.

Kjo fitore i dha Liverpoolit triumfin e katërt në Evropë në tetë vjet.

Forma e ekipeve:

Jordan Henderson do të jetë në dispozicion përsëri pas mungesës në ndeshjen e dytë kundër Manchester City-t për shkak të një pezullimi. Ndërsa Joe Gomez është kthyer nga lëndimi dhe me shumë mundësi do të jetë në stol. Liverpooli la pushim Firmino, Alexander-Arnold, Lovren dhe Chamberlain në ndeshjen kundër West Brom të shtunën, dhe të katërt priten të jenë titullar të martën.

Roma mund të mbështet tek Diego Perotti, i cili u kthye pas një mungese tre javore. Kolarov, Alessandro Florenzi, Danielle De Rossi dhe Edin Dzeko nuk u aktivizuan në fitoren 3-0 të Romës kundër SPAL dhe priten të jenë titullar të martën.

Mungesat e konfirmuara për Liverpulin janë Emre Can, Joel Matip dhe Adam Lallana, ndërsa Roma do të jetë pa Ricky Karsdorp.

Statistika:

  • Kjo është gjysmëfinalja e 10-të për Liverpoolin në historinë e Champions League, ku kanë kaluar në finale në shtatë nga nëntë rastet e mëparshme, duke humbur vetëm në sezonin 1964-65 kundër Inter dhe në sezonit 2007-08 kundër Chelsea.
  • Dy nga tre lojtarët që kanë shënuar të paktën 10 gola në Champions League këtë sezon janë lojtarë të Liverpool – Roberto Firmino (8 gola dhe 4 asist) dhe Mohamed Salah (8 gola dhe 2 asist).
  • Reds kanë shënuar 33 gola gjatë këtij sezoni, rekord nga një ekip anglez në sezon të vetëm të Champions League.
  • Liverpooli nuk e ka fituar ndeshjen e parë të një gjysmë-finale në asnjë nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit (B3 H4), hera e fundit ishte fitorja 4-0 ndaj Panathinaikos në European Cup në sezonin 1984-85.