Prej vitit 2014, Bajerni e ka vizituar 3 herë Mynihun dhe ka fituar tre herë, me gjithë ndeshjen e djeshme. Një triumf 2-1 që flet shumë, edhe pse nuk mbyll gjithçka, sepse Bajerni është Bajerni, di të fitojë edhe në Madrid, aq më shumë që këtë vit e ka treguar Juventusi rrugën.

Megjithatë, në dy vizitat e shkuara që ka fituar në Mynih, Reali ka ngritur trofeun, ndaj shenjat nuk janë të mira për kundërshtarët.

Në fakt, Bajerni e nisi mirë, luajti futboll sulmues dhe shënoi me Kimish në minutën e 28-të, edhe me bashkëpunimin e Navasit.

Megjithatë, Roben e Boateng u dëmtuan që në pjesën e parë dhe kur Marselo barazoi në fund të pjesës së parë, Bajernin e kapi paniku.

Në pjesën e dytë Reali ishte shumë më i qetë, edhe pse Bajerni pati sërish shumë mundësi shënimi, por në minutën e 57-të Marko Asensio, rezerva e tmerrshme, shënoi golin e fitores. Nuk shënoi Ronaldo, imagjinoni të ishte portugezi në mbrëmjen e duhur. Në Madrid do të duhet një Bajern ëndrrash dhe mbi të gjitha i saktë para porte, përndryshe ky Real nuk ndalet.