BERZH ul në 1.2% parashikimin për rritjen ekonomike e Shqipërisë në 2013

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sapo ka publikuar raportin më të fundit mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë botërore. Banka e ka ulur edhe më tej parashikimin e saj për Shqipërisë, duke e zbritur në 1.2% nga 1.5% që kishte parashikuar në raportin e muajit janar. Sifdat fiskale janë të ashpra ndërkohë që borxhi publik në nivelin 60% janë problematikë për ekonominë. Nga ana tjetër, shqetësim mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme, në nivelin prej 25% të totalit të kredive të sistemit bankar. Rritja e Shqipërisë pritet të jetë afër mesatares së rajonit të Europës Juglindore prej 1.4%, por më e lartë se disa vende të tjera të Rajonit. Ndërkohë për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon një ecuri më të mirë të ekonomisë vendase. Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të arrijë në nivelin 2% në vitin 2014, një kufi ky i përafërt me pjesën më të madhe të vendeve të tjera të Ballkanit. / www.monitor.al

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.