Madrid, ura e parë për këmbësorët, e printuar në 3D

Printimet në 3D bëjnë mrekulli. Përveçse po përdoren për të prodhuar këpucë, dronë, madje edhe organe të trupit njerëzor, mund të realizojnë objekte me dimensione të mëdha e mjaft rezistente. Si për shembull një urë.

Kjo ka ndodhur në Madrid, ku një grup të rinjsh ka printuar urën e parë në histori me ndihmën e teknologjisë 3D.

Ura është instaluar në një park në Castilla La Mancha për të kaluar një lumë të vogël. Është e gjatë 12 metra dhe e gjerë 1,75 metra dhe është printuar me beton.

2

Pas këtij projekti është Instituti i Teknologjisë së Avancuar të Katalonja (IAAC) dhe është hera e parë që përdoret kjo teknologji për të ndërtuar një urë. Ajo është instaluar në park në dhjetor të vitit 2016, me jo pak habi të qytetarëve që ishin të pranishëm gjatë vendosjes së urës .

Kjo urë është edhe ekologjike, pasi është krijuar pa shpërdoruar materiale, përkundrazi duke ricikluar materiale të papërpunuara.

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.