FIAT PANDA – 1.2 69 KF LOUNGE

Janë të paktë ata të cilët, gjatë 36 viteve të fundit, nuk kanë pasur, ngarë, blerë, shitur, përdorur apo marrë hua një Fiat Panda. Kjo sepse ikona e vërtetë automobilistike e makinave italiane është ajo, multimilioneria torineze, një model që edhe sot, në gjeneratën e tretë, vazhdon të shitet pambarimisht, 12 mijë njësi në muaj. Kjo nuk është vetëm çështje mode, por ka një arsye më të madhe: një miks cilësish konstruktive, prakticiteti, motorësh, fuqie dhe çmimi që nuk njeh konkurrencë. Panda është kthyer në veturën që i bën të gjitha, edhe pse vitet kalojnë, që ndizet menjëherë, që nuk tërhiqet kurrë edhe në rrugë të pashtruar, që ecën mbi dëborë edhe pse nuk është një 4×4, për shkak se është e lehtë dhe ka goma të ngushta dhe të larta nga toka. Çfarë mund t’i shtosh një modeli pothuajse të pandryshueshëm në thjeshtësinë e tij? Vëmendja e Fiat është përqendruar kryesisht tek pjesa e brendshme, duke qenë se nga jashtë gjithçka përmblidhet në disponueshmërinë e dy ngjyrave të reja (e kuqe e ndezur, të cilën e shikoni në këto foto dhe gri metali). Por mos prisni revolucione në kabinë, ato nuk do të kishin kuptim. Në të ka vetëm disa përmirësime të vogla të cilat bëhen natyrshëm pjesë e cilësive të Panda-s, si p.sh. forma e përtërirë e timonit, grafika e instrumenteve, tapiceria e sediljeve, që janë të ngurta dhe nuk mbajnë shumë, të cilat konfirmojnë komoditetin e tyre edhe pas shumë orëve. Nuk mund të lëmë pa përmendur seksionin multimedial, i cili deri në modelin e mëparshëm ishte i reduktuar tek radioja dhe një suport për navigatorin TomTom. Sistemi i ri është për t’u vlerësuar (shih përshkrimin në të majtë). Kritika e vetme është e natyrës ergonomike: mbështetësja që mban aparatin smartphone është pak larg për t’u arritur nga drejtuesi nëse është në pozicion më të shtrirë se ai i zakonshëm. Nga ana tjetër, tek hapësira mbi radio ishte e nevojshme që telefoni të vendosej në një pozicion më favorizues për satelitët.

JO VETEM PER NE QYTET

Përvoja e drejtimit të Panda-s, sidomos ajo me motor klasik, 1200 me 69 kf, i përditësuar sipas normativave Euro 6, është pikërisht ajo që pret dhe që pak a shumë të gjithë e mbajnë mend. Pozicioni i drejtimit është relativisht i lartë (58 centimetra nga toka), duke ofruar një shikueshmëri të mirë dhe të plotë, përgjigjja është më se e mjaftueshme për përdorim në qytet, por nëse bëjmë një parakalim në rrugë ndërurbane, katër cilindërshja nuk është e ngathët, përkundrazi, duke u favorizuar edhe nga pesha e lehtë (1.115 kg – pesha e makinës nën kushtet e testimit). Surpriza më e bukur është se, krahasuar me modelin e fundit Panda, cilësitë janë përmirësuar, është më e shpejtë dhe spikat në përshpejtim. Jep më të mirën edhe në marshin e katërt e të pestë, dhe marshet e larta mund të mbahen për kohë të gjatë, për shkak se raportimi është ai i duhuri, për të shfrytëzuar të gjithë fuqinë në dispozicion. Nga ana tjetër, e gjitha kjo, e ka një çmim të vogël për t’u paguar, shtimi i lehtë i konsumit në rrugët ndërqytetase. Asgjë për t’u shqetësuar, Panda qëndron në të njëjtin nivel me konkurrentët.

ÇDO GJ? B?HET ME SMARTPHONE

Për sa i përket ndërlidhjes dhe sistemit multimedial, Panda ka bërë një hap dukshëm përpara dhe mbështetet në një koncept të njohur tashmë, thënë më mirë në padobishmërinë e një sistemi të integruar kompleks dhe të kushtueshëm. Në fund të fundit, pjesa më e madhe prej nesh udhëton duke pasur në xhep aparatin smartphone, me të cilin komunikon, dëgjon muzikë apo lundron në rrjet. Për këtë arsye, ishte e rëndësishme, që të dy sistemet, ai i bordit dhe aparati smartphone (iPhone apo Android qoftë), të integroheshin me njëri-tjetrin. Ja ku mbërrin Panda Uconnect, një aplikacion pa pagesë, i cili me anë të Bluetooth-it, ndërvepron me komandat dhe sistemin audio në bord. Ai nuk është i përsosur, veçanërisht tek EcoDrive (që redukton konsumin në drejtim), por ju lejon të përzgjidhni aplikacionet në celular, në mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë, natyrisht duke përjashtuar të gjithë ato aplikacione që mund t’ju shpërqendrojnë.

 

Fiat 2ÇMIMI – 13.150 €
MOTORI – L4 benzinë 1.242 cm
FUQIA MAKSIMALE – 51 kW (69 kf)
KONSUMI – I homologuar 19,6 km/l
Real 14,5 km/l
EMETIME CO2 – I homologuar 2119 g/km
Real 163 g/km

 

 

 

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.