Sony prezanton Xperia XZ Premium në MWC 2017

Xperia XZ Premium
Sony ka pranuar se 2016 ka qenë një vit tranzicioni sa i përket sektorit të smartphone-ve.

Por tani, gjiganti japonez zbret në fushë me smartphone-n e ri Xperia XZ Premium, i cili u prezantua në Mobile World Congress 2017 (Kongresi Botëror i Celularëve) në Barcelonë.

Dhe në disa aspekte, ky është një smartphone vërtet unik!

3.come-fatto-1-motion-eye

Ekrani

Ekrani 5,5 inç i smartphone të ri të Sony ka rezolucion 4K HDR (2.160 x 3.840). Në praktikë ky është një kombinim i teknologjive të gjeneratës së fundit për televizorë, e përfshirë brenda një telefoni. Megjithatë, në vitin 2015, teknologjia 4K tek modeli i mëparshëm Xperia Z5 Premium, i zhgënjeu disa prej ekspertëve të sektorit. Por tani, në bashkëpunim me Amazon sa i përket teknologjisë 4K HDR, Sony ka bërë një punë vërtet mbresëlënëse në cilësinë e ngjyrave.

2.-4k-hdr-ekrani

“Motion Eye”

Përveç ekranit, Sony ka realizuar edhe një sistem të ri për kamerat e tij, të quajtur “Motion Eye”. Sony ka përshirë një memorie të shpejtë në kamerën e tij që do t’i lejojë të realizojë video në super-slow motion në 960fps me rezolucion 720 piksel.
Në modelet e reja të smartphone-ve, gjiganti japonez do të ripërdorë sistemin me tre sensorë. – një sensor për imazhin, një laser Autofocus dhe një sensor me rreze infra të kuqe RGBC.

6-sony-premium-CMIMI-dhe-dalja

Data e daljes në treg dhe çmimi

Sony Xperia XZ Premium nuk do të dalë në treg para verës së këtij viti. Çmimi për momentin nuk dihet, por duke parë karakteristikat, do të jetë i lartë.

4.top-di-gamma-karakteristikat-teknike

Karakteristika teknike

Sony Xperia XZ Premium ka procesor Snapdragon 835 octa-core 64 bit; 4 GB RAM, 64 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet deri në 256 GB. Kamera e pasme – 19 megapiksel, ndërsa ajo ballore 13 megapiksel.

5.impermeabile-IP68-certifikimi

Certifikim IP68

Sony Xperia XZ Premium ka certifikim IP68 që e bën rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Bateria është 3,230mAh. Pajisja do të përdorë sistemin Android 7.1 Nougat të personalizuar nga Sony.
Sony Xperia XZ Premium do të jetë në dy versione: me një kartë SIM dhe me dy karta SIM.

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.