Nokia 3310 rilind rreth 17 vjet pas debutimit të tij

Kompania finlandeze Nokia ka shitur më shumë se 126 milionë telefona Nokia 3310 që kur ai bëri debutimin e parë në shtator të vitit 2000.

Pavarësisht prezantimit të smartphoneve të rinj Nokia, dritat e prozhektorëve ishin të gjithë të fokusuar te rikthimi i Nokia 3310 në Mobile World Congress në Barcelonë. Celulari ikonë për më shumë se një gjeneratë është rikthyer me karakteristika nga një tjetër epokë.

Pajisja do të përdorë sistemin operativ Symbian, do të ketë një ekran me ngjyra 2,4 inç.
Kamera e pasme është 2 megapiksel. Memoria e brendshme është 16 Megabyte por mund të zgjerohet deri në 32 GB me një skedë MicroSD.
Nokia 3310 ka një version të ri të “Snake”.
Bateria do të zgjasë më shumë se 30 ditë. Çmimi: 49 euro.

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.