Whitehaven Beach në ishullin e Whitsunday në Australi është zgjedhur plazhi më i mirë për këtë vit në “2021 Tripadvisor Travellers’ Choice Best of the Best Awards for Beaches” .

Ai renditet i pari në klasifikim në bazë të cilësisë dhe sasisë së komenteve dhe vlerësimeve të udhëtarëve në platformën TripAdvisor, për plazhet në të gjithë botën – në periudhën 1 janar deri më 21 dhjetor 2020.

Medaljen e argjendtë e fiton plazhi Santa Maria Beach në ishullin e Cayo Santa Maria në Cuba, ndërsa medaljen e bronzit e merr Baia do Sancho në Brazil .

“Udhëtimi juaj i fundit në plazh me siguri duket i largët, por me programet e vaksinimit që po përhapen në të gjithë botën, pushimet mund të bëhen realitet shumë shpejt! Në fakt, sipas një sondazhi të kryer së fundi nga TripAdvisor, 60% e udhëtarëve ka të ngjarë të bëjnë një udhëtim në plazhe në 2021” – thotë Christine Maguire, zv.presidente dhe drejtore e përgjithshme e global media business në Tripadvisor.

Plazhi Whitehaven, i zgjedhur më i miri nga udhëtarët nëpër botë, i cili ndodhet në zemër të Barrierës së Madhe Koralore, është i arritshëm vetëm me varkë, aeroplan ose helikopter. Ai vlerësohet nga vizitorët për rërën e butë të bardhë dhe ujin në ngjyrë të bruztë, një peizazh si kartolinë.

Këtë vit, Saint Pete Beach në Florida, është vlerësuar jo vetëm plazhi më i mirë në Shtetet e Bashkuara, por renditet edhe plazhi i pestë më i mirë në botë.

 

TripAdvisor / Plazhet më të mira në botë

1. Whitehaven Beach, Whitsunday Island, Australi


2. Santa Maria Beach, Cayo Santa Maria, Kuba


3. Baia do Sancho, Fernando de Noronha, Brazil


4. Grace Bay Beach, Providenciales, Turks and Caicos
5. Saint Pete Beach, Florida
6. Turquoise Bay, Exmouth, Australia Perëndimore
7. Eagle Beach, Aruba
8. Spiaggia dei Conigli, Lampedusa, Itali
9. Ka’anapali Beach, Maui, Hawaii
10. Baía dos Golfinhos, Brazil
11. Playa de Cofete, Fuerteventura
12. Varadero Beach, Kuba
13. Praia de Falésia, Albufeira, Portugali
14. Maho Bay Beach, St John, US Virgin Islands
15. Seven Mile Beach, Xhamaika
16. La Concha Beach, San Sebastian, Spanjë
17. Playa Norte, Meksikë
18. Seven Mile Beach, Grand Cayman, Cayman Islands
19. Bavaro Beach, Republika Dominikane
20. Bournemouth Beach, Dorset
21. Balos Lagoon, Kretë
22. Playa Manuel Antonio, Kosta Rika
23. Nungwi Beach, Ishujt Zanzibar
24. Elafonissi Beach, Kretë
25. Plage de Santa Giulia, Korsikë

 

Spiaggia dei Conigli

TripAdvisor / Plazhet më të mira në Europë

1. Spiaggia dei Conigli, Lampedusa, Itali
2. Playa de Cofete, Fuerteventura
3. Praia da Falésia, Albufeira, Portugali
4. La Concha Beach, San Sebastian, Spanjë
5. Bournemouth Beach, Dorset
6. Balos Lagoon, Kretë
7. Elafonissi Beach, Kretë
8. Plage de Santa Giulia, Korsikë
9. Kleftiko Beach, Milos, Greqi
10. Porthminster Beach, St Ives, Cornwall
11. Diamond Beach,Islandë
12. Playa de Ses Illetes, Formentera, Spanjë
13. Sarakiniko Beach, Milos, Greqi
14. Reynisfjara Beach, Islandë
15. Sotavento Beach, Fuerteventura
16. Perranporth Beach, Cornwall
17. Fig Tree Bay, Protaras, Qipro
18. Filey Beach, Yorkshire
19. Plage du Sillon, Saint-Malo, Francë
20. Spiaggia di Sansone, Elba Island, Itali
21. Nissi Beach, Ayia Napa, Qipro
22. Kleopatra Beach, Alanya, Turqi
23. Tropea Beach, Itali
24. Plage de Palombaggia, Korsikë
25. Spiaggia La Cinta, Sardenjë

 

Saint Pete Beach

TripAdvisor / Plazhet më të mira në SHBA

1. Saint Pete Beach, Florida
2. Ka’anapali Beach, Hawaii
3. Moonstone Beach, California
4. Wailea Beach, Hawaii
5. Cannon Beach, Oregon
6. Napili Beach, Hawaii
7. Ogunquit Beach, Maine
8. Wai’anapanapa State Park, Hawaii
9. Madeira Beach, Florida
10. Kailua Beach Park, Hawaii
11. Driftwood Beach, Jekyll Island, Georgia
12. Ormond Beach, Florida
13. Henderson Beach State Park, Florida
14. La Jolla Cove, San Diego, California
15. Pensacola Beach, Florida
16. Treasure Island Beach, Florida
17. Siesta Beach, Florida
18. Clearwater Beach, Florida
19. Coligny Beach, South Carolina
20. Coronado Beach, California
21. Virginia Beach, Virginia
22. Poipu Beach Park, Hawaii
23. Myrtle Beach, South Carolina
24. Waikiki Beach, Hawaii
25. Santa Monica State Beach, California.

Monitor.al