Pajisje dhe aplikacione për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit

Përveç kremrave mbrojtës, mund të përdorni edhe smartphone-n për të zvogëluar dëmet në lëkurë që shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet

Të shkosh në plazh do të thotë, mbi të gjitha, të mbrosh lëkurën nga rrezet e diellit, që siç e dimë mund të kenë pasoja edhe serioze – për shembull të shkaktojnë kancerin në lëkurë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është që të merrni me vete një krem mbrojtës. Por, jo vetëm. Tani ju vijnë në ndihmë edhe smartphone-t.

Ekzistojnë aplikacione të shumta, që mund t’i përdorni për të zvogëluar pasojat nga rrezet ultraviolet në lëkurë. Qëllimi i këtyre aplikacioneve është të japin këshilla, edhe të personalizuara, se për sa kohë duhet të ekspozoheni në diell.

Por ekzistojnë edhe shumë pajisje teknologjike, të cilat duke i integruar me smartphone, japin paralajmërime të vlefshme për të zvogëluar efektet e rrezikshme nga rrezet e diellit. Zgjedhja është e larmishme!

 

Raymio

Raymio app dhe Raymio band

Raymio është një aplikacion (i disponueshëm si në Android edhe në iOS) që ju tregon se për sa kohë mund të ekspozoheni në diell para se rrezet UV t’ju dëmtojnë lëkurën. Falë disa opsioneve të aplikacionit, ju mund të krijoni një program të personalizuar.

Në bazë të llojit të lëkurës, Raymio mund të përdoret për të ditur kohën se kur është e këshillueshme të vini krem mbrojtës ndaj diellit.

Përveç aplikacionit, kompania vë në dispozicion edhe një byzylyk inteligjent që ju tregon, nëpërmjet një ekrani LED, se kur është e nevojshme t’i largoheni rrezeve të diellit.

Wearable-Violet-e1497863145963

 

Violet

Violet është një kombinim midis një aplikacioni që shkarkohet gratis dhe “wearable” Violet. Bëhet fjalë për një sensor të vogël, i cili ofron të dhëna të shumta dhe të sakta. Violet “ndjek” diellin dhe lajmëron përdoruesin se për sa kohë mund të ekspozohet ndaj rrezeve ultraviolet. Ndërsa pajisja “wearable” llogarit këto parametra edhe në bazë të intensitetit të diellit.

Violet mat edhe sasinë e vitaminës D që keni marrë. Pajisja funksionon si duke lidhur smartphpone-n me Bluetooth po ashtu edhe në mënyrë autonome. Në rastin e fundit, pasi të keni kaluar kohën maksimale të ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, sensori do t’ju njoftojë me një dritë.

 

Climate-2-e1497863226140

Rooti Climate

Rooti Climate është një aksesor i ngjashëm me Violet dhe funksionon thuajse në të njëjtën mënyrë.

Pajisja e vogël në formën e një reje tregon një sërë të dhënash mbi diellin, kohën maksimale të ekspozimit, si dhe kushtet meteorologjike.

Rooti CliMate mund të shkarkohet si në Android, edhe në iOS.

 

SunZapp2-e1497863304148

 

SunZapp

SunZapp është një aplikacion më i thjeshtë krahasuar me pajisjet e mësipërme, por megjithatë është mjaft i dobishëm.

Në bazë të disa informacioneve, si për shembull pozicioni gjeografik, lloji i lëkurës, parashikimet meteorologjike, aplikacioni lajmëron përdoruesit se kur është e nevojshme të largohen nga dielli dhe të përdorin një krem mbrojtës.

Ndër të tjera, këtë aplikacion mund ta përdorin disa persona në të njëjtën kohë – një funksion i dobishëm veçanërisht për familjet.

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.