Glasgou, aty ku ndodhin mrekullitë

Glasgou i ditëve të sotme mund të quhet me të vërtetë një mrekulli. Vetëm dy dekada më parë, ky qytet skocez ishte një ndërthurje e varfërisë, papunësisë dhe dhunës në nivele të larta.

Brenda pak vitesh Europa ishte prezente në kalimin e pabesueshëm të këtij qyteti nga një vend që përmendej vetëm për keq në qendrën e dizajnit dhe të kulturës skoceze. Dhe një mrekulli e tillë ndodhi në mënyrën më të thjeshtë, përqendrimi në gjërat më me vlerë që kishte dhe bërja e tyre të prekshme për publikun. Këtu mund të përmendim muzetë e shumëllojshëm, të cilët janë shumë mirë të organizuar dhe që përmbajnë koleksione shumë të rralla (koleksioni Burrell; Galleria e Arteve Moderne dhe Muzeu Kelvingrove) ku hyrja në secilin prej tyre është falas.

Arkitektura e Lighthouse dhe Shkollës së Arteve është rivlerësuar kohët e fundit dhe është kthyer në një prej vendeve më të vizituara nga turistët. Këto janë disa nga arsyet që e kanë kthyer Glasgoun në një prej destinacioneve më të pëlqyera të turistëve. Më poshtë do të lexoni disa prej pikave më të vizituara të këtij qyteti:

1

Sheshi George

Sheshi i madh kushtuar mbretit George III të Anglisë u ndërtua që në vitin 1782 por vetëm pas vitit 1820 ai filloi dalëngadalë të merrte formën që ka edhe sot. Aty filluam të ndërtoheshin shtëpi, pallate, stacioni i trenit Glasgow-Edinburg dhe ndërtesa shumë e rëndësisshme e bashkisë së këtij qyteti.

2

Katedralja e Glasgou

Luftërat e shumta fetare për shekuj të tërë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë shkatërruar pjesën më të madhe të institucioneve fetare, me përjashtim të disave si p.sh. Katedralja e Glasgout. Kjo katedrale është një ndër më të vizituarat në këtë vend, pranë së cilës ndodhen edhe Muzeu fetar “Mungo” dhe ai “Provand’s Lordship” të cilët nuk duhen lënë pa u parë.

3

Muzeu me vepra arti “Burrell”

Muzeu “Burrell” ka numrin më të madh të koleksioneve me vepra arti në të gjithë botën. Themeluesi i këtij muzeu, Sir Burrell, kishte koleksionuar gjatë gjithë jetës rreth 8,000 vepra arti, të cilat vetëm disa ditë përpara vdekjes ia dhuroi qytetit të Glasgout. Koleksionet e veprave të artit janë të artistëve nga kombësi të ndryshme: franceze, gjermane, holandeze etj.

4

Qendra e Shkencës

Pa frikë mund të quhet një prej mrekullive të këtij qyteti. Një vend i mrekullueshëm jo vetëm nga ana arkitekturore por mbi të gjitha për mundësitë e argëtimit që ofron, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Mbi 300 vende të ndryshme argëtimi, të cilat nuk do t’ju lënë kurrsesi të mërziteni nëse e vizitoni këtë qendër.

5

Shkolla e Arteve

E themeluar që në 1845, kjo shkollë mund të quhet pa frikë djepi i dizajnit dhe i disiplinave të tjera krijuese. Kjo ndërtesë, karakteristike dhe shumë e veçantë nga ana arkitekturore, konsiderohet si një ndër ndërtesat më të bukura në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

6

Fari i Glasgout

Në ditët e sotme, dallohet për arkitekturën e veçantë dhe mbi të gjitha për pamjen e mrekullueshme të qytetit që të fal nëse hipën deri në majë. Të shumtë janë ata turistë që pasi e kanë vizituar atë marrin vesh që në të kalaurën ajo ka shërbyer si një kontenier uji me rreth 8,000 litra ujë për të shuar çdo zjarr që mund të binte pranë shtypshkronjës.

Nuk duhet të humbni as Galerinë e Arteve Moderne dhe Muzeun Kelingrove.

7

8

 

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.