5 ashensorët më të lartë në botë

Ata që kanë frikë lartësitë nuk mund të ngjiten kurrë në një nga pesë ashensorët më të lartë në të gjithë botën.

Inxhinierë dhe arkitektë në bashkëpunim kanë krijuar disa prej sistemeve më të avancuara për të shkuar në katet e fundit të qiellgërvishtësve që ndodhen thuajse të gjithë në Azi.

Kina është vendi që mban rekordin për numrin më të madh të ashensorëve, por fituesi absolut është ai që ndodhet në Bujr Khalifa në Dubai.

1

Burj Khalifa, Dubai

Ndodhet në zemër të Dubait dhe është qiellgërvishtësi më i lartë në botë – lartësia 830 metra. Bujr Khalifa mban edhe rekordin botëror për ashensorin më të lartë dhe më të shpejtë, në vetëm 1 minutë e 24 sekonda ai arrin në katin e fundit. Kostoja e realizimit? 4 miliardë dollarë.

2

Shanghai Tower, Kinë

Në vend të dytë ndodhet Shanghai Tower, ndërtesa më e lartë në Kinë, me 128 kate.
Ashensori, i cili lëviz me shpejtësi 69 kilometra në orë, ngjit 632 metra në vetëm 65 sekonda.

3

Guangzhou CTF Finance Center, Kinë

Në Kinë ndodhen ashensorët më të shpejtë në botë dhe ai i Guangzhou është një vepër inxhinierike mahnitëse. CTF Finance Center është 530 metra e lartë, ashensori i së cilës lëviz me shpejtësi 72 kilometra në orë.

4

Taipei 101, Tajvan

Janë 10 mijë personat që ngjiten çdo ditë në ashensorin e Taipei 101, një ndër ndërtesat më të larta në botë. Ndërtesa, 508 metra e lartë, e ka marrë emrin nga numri i kateve të saj. Ashensori i Tapei 101 është realizuar nga Toshiba dhe arrin katin e fundit në vetëm 30 sekonda.

5

John Hancock Center, Çikago

Ashensori i John Hancock Center në Çikago është një ndër më të lartët në botë. Ndërtesa 457 metra e lartë u ndërtua në vitin 1969 dhe në brendësi të saj ka edhe një pishinë. Koha mesatare e ashensorit për t’u ngjitur nga toka në katin e fundit të ndërtesës është rreth 38 sekonda.

Comments are closed.