Çfarë të mbjellësh, do të korrësh. Kjo thënie e famshme për mënyrën se si sillemi me të tjerët mund të gjejë vend edhe për mënyrën se si kujdesemi për planetin.

Mbetjet e plastikës që shohim të hedhura në rrugë e të cilat ndotin plazhet janë një ndër shembujt më të dukshëm të ndikimit të njeriut në mjedis – e të cilat sot po kthehen kundër nesh.

Verën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për një studim emergjent të ndikimit të mikroplastikës në shëndet, pasi grimcat u gjetën edhe në ujin e pijshëm.

Bota prodhon më shumë se 400 milionë tonë plastikë çdo vit, pjesa më e madhe e të cilave menaxhohen keq pas përdorimit – me vetëm 14 – 18% riciklohen zyrtarisht dhe më shumë se gjysma përfundon në landfille.
Inxhinieri brazilian i materialeve, Guilherme Brammer, ishte kaq shumë i frustruar nga mungesa e një riciklimi të përshtatshëm në qytetin e tij të lindjes, São Paulo, sa që në vitin 2011 krijoi një kompani në kërkim të zgjidhjeve inovative për t’i dhënë jetë të re mbeturinave.

Keqmenaxhimi i mbeturinave plastike

Në vitin 2010, Brazili prodhoi rreth 12 milionë tonë plastikë – prodhuesi i katërt më i madh në botë pas Kinës, SHBA-së dhe Gjermanisë. Në të njëjtën kohë, studimi gjeti se 7.2% e mbeturinave plastike në Amerikën Latine dhe Karaibe – është keqmenaxhuar – ose është hedhur apo trajtuar në mënyrë të papërshtatshme, që do të thotë se ka më shumë të ngjarë të ketë përfunduar në oqean.

“Nëse është e vështirë të sigurohet që materialet, të cilat kanë ende një vlerë në treg të kthehen në industri si material me vlerë, çfarë mund të thuhet për mbeturinat pa vlerë, – tha Brammer, për HinduSchwab Social Innovator për vitin 2019. Ato përfundojnë në landfille, ku qëndrojnë për vite, pasi nuk janë përdorur kurrë”.

Brammer ka themeluar Boomera, për të gjetur mënyra të reja për t’u dhënë vlerë dhe për t’i ripërdorur produktet e vështira për t’i ricikluar, që zakonisht përfundojnë në kosha plehrash, si pampers, bishtat e cigareve dhe bustinat e kafesë. Rezultati është materiali i ricikluar post-konsum (PCR – post-consumer recycled material).

Boomera është bashkimi i fjalëve “boomerang” dhe “woomera” – dy artefakte aborigjene australiane – njëri që kthehet kur hidhet dhe tjetri një shtizë që bie me saktësi. Është një biznes revolucionar, i ekonomisë qarkulluese, që bashkon industrinë, botën akademike dhe agjentët e mjedisit, duke përfshirë edhe kërkimin dhe zhvillimin, dizajnin e produktit dhe logjistikën e kundërt.

Boomera i ka shndërruar mbeturinat plastike në instrumente muzikore për shkollat. Ajo ka krijuar rreth 15 mijë instrumente muzikore nga pijet Tang dhe mbeturina të tjera dhe i ka dhuruar ato në 100 shkolla publike.

Në një vit, në botë prodhohen rreth 2 miliardë mbeturina. Boomera ka bashkuar forcat me Adidas për të shndërruar mbetjet plastike që hidhen në oqeane në konë plastikë. Boomera këshillon edhe prodhuesit se si të ndryshojnë proceset e tyre.

Burimi: World Economic Forum
Grafikët Our World in Data