Portali Shqip » Aktualitet

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko
Dashuria e këngëtares Soni Malaj me balerinin italian, Mirko Luccarelli, një histori gossipi apo një lidhje e vërtetë? Të gjitha detajet që rrëfejnë si lindi dhe si po e përjetojnë këtë ndjenjë. Të lumtur, por sa do të zgjasë kjo dashuri? Kush është balerini që turbulloi mendjen e Soni Malaj dhe sekretet e pathëna mes tyre.

Nëse “Dancing with the stars”, dikush do ta kujtojë për çmimin e madh, dikush për protagonizmin, ndonjë tjetër si eksperiencë të veçantë, Soni Malaj do ta kujtojë si spektaklin që i dhuroi dashurinë. Dhe sikur kjo dashuri të ketë fatin të jetojë aq gjatë, sa t’u mbijetojë xhelozive, tradhëtive, shpërthimit të komplekseve aq sa të bëhet e padurueshme, mund të thuhet vërtet që ata të dy janë njerëz me fat. Në këtë rast do të ishte një kujtim i paharruar për Sonin dhe Mirkon e saj.

Pas zhgënjimeve dhe dështimeve në dashuri, dhe pas shumë kohe pa raporte sentimentale, më në fund Soni Malaj hidhet në krahët e një balerini italian, duke pranuara se është e dashuruar. Madje lidhjen e tyre, e kanë bërë publike pikërisht në natën e skualifikimit, duke e kurorëzuar deklaratën me një puthje.

Kështu, bashkë me flamenkon, balerini italian i ka “mësuar” Sonit edhe dashurinë. Ai është Mirko Luccarelli, një balerin i njohur në Itali, kryesisht për kërcimin e flamenkos, që u bë “mësuesi” i Sonit gjatë spektaklit “Dancing with the stars”.

Lind një pyetje: Soni Malaj, vërtet ndihet e dashuruar, apo është rrëmbyer nga fiziku andaluzian i Mirkos, nga tradita spanjolle, të cilën balerini e zotëron mjaft mirë, apo nga romanticiteti tipik italian? Nga larg fiziku i tij është perfekt: forma të përkryera, porpocionale, befasuese….. Por, fatmirësisht as Malaj nuk ka defekte, që në të kundërt, vallëzimi përmes gjysmëlakuriqësisë së tij, do t’ia vinte në dukje. Të dy duken një çift mjaft i bukur. “Më publike se kaq, nuk kemi se çfarë e bëjmë”, ka thënë Soni Malaj, për lidhjen e tyre, pas skualifikimit nga gara e “Dancing with the stars”, pa shprehur asnjë peng për humbjen e garës, sepse siç i thonë një fjale: “Kush ka fat në lojë, nuk ka fat në dashuri”, ndërsa Soni uron, që fati i dashurisë t’i buzëqeshë kësaj here.

Kur dashuria rrëmbehet!

Në rastin e tyre nuk mund të thuhet qartë se cili rrëmbeu dashurinë e tjetrit. Në fillim marrëdhënia e tyre ishte një sherr i gjatë dhe i vazhdueshëm, një prelud që zakonisht ndodh tek të gjithë të dashuruarit, një acarim disi i pakuptimtë, por që në gjuhën e dashurisë e ka një deshifrim. Ata grindeshin gjatë provave për çdo gjë, megjithëse kalonin një pjesë të madhe të kohës bashkë, “edhe pse pa dëshirën” e Sonit, siç tregonte ajo vetë. Duke qenë se Mirko ishte mysafir dhe nuk njihte shumë njerëz, nuk dinte rrugët, nuk dinte pothuajse asgjë për Tiranën, Soni “ishte e detyruar” ta shoqëronte ngado.

Madje shkonte edhe ta merrte në shtëpi me makinë dhe së bashku shkonin në prova, ku si në një rreth vicioz fillonin e nuk mbaronin grindjet e tyre. Madje kur një mik e kishte pyetur Sonin se si shkonin provat në “Dancing with the stars”, ajo ishte shprehur se “nuk ndihej fort mirë për shkak të partnerit të saj”. E megjithë këto grindje dhe inate të vazhdueshme mes tyre, çuditërisht rrinin bashkë, të veçuar nga të tjerët, ndonëse marrëdhëniet i kishin të mira me të gjithë. Kur një ditë dikush i tha Sonit “Shiko, se ky djali duket se është i dashuruar pas teje!”, ajo nuk ka mundur ta besojë, sepse nuk e kishte menduar se pikërisht aty do të gjente dashurinë e munguar prej kohësh. Dhe erdhi një ditë kur Mirko “i vodhi” asaj puthjen e parë në palestër, sigurisht pa praninë e kamerave. Që nga ky moment zënkat mes tyre morën fund, sepse u gjet ilaçi për t’u luftuar “mikrobi i rrezikshëm”.

Soni thotë se “nuk e kishte menduar kurrë që do ta gjente dashurinë në “Dancing with the stars” e aq më tepër me një balerin italian. Ky raport me sa duket i ka bërë mirë këngëtares, e cila nuk është pikëlluar aspak nga eleminimi që do ta çonte drejt finales. Përkundrazi, pikërisht atë natë ata kanë daklaruar dashurinë e tyre, e cila prej kohësh përflitej nga konkurrentët e tjerë, të cilët ç’është e vërteta kishin vënë re diçka. “A nuk është e bukur”? ka thënë Mirko para kamerave atë natë duke i dhuruar asaj një puthje”, ndërsa mezi kanë pritur që të mbaronin edhe duartrokitjet e fundit e të shkonin në shtëpinë e Sonit. Aty gjetën bekimin e të gjithëve dhe përveç këtij bekimi, gjetën edhe një pulë me pilaf që mamaja e Sonit kishte gatuar asaj nate. Janë përqafuar dhe gëzuar të gjithë bashkë dhe pasi kanë marrë pulën me pilafin e gatuar enksa për ta, kanë shkuar në shtëpinë e Mirkos për të kaluar atje natën e parë të deklarimit publik të dashurisë së tyre, duke pirë dhe shijuar gatimin oriental.

Mirko, tradicional?

Mirko e konsideron Sonin si “dashuria e jetës sime” dhe nxiton t’i japë asaj puthje sa më shumë. Po a është kjo lidhje, apo “fidanzamento”, siç thonë italianët, ajo që kërkon dhe shpreson Soni, një lidhje që do ta çojë larg, deri në martesë? Ajo thotë se Mirko është një italian që duket sikur ka marrë anët më të mira të shqiptarëve. I edukuar, shumë xhentil, i rreptë kur duhet, shumë i rregullt në punë e mbi të gjitha shumë romantik. Ai, madje i ka bërë punët përsëmbari, sepse pasi kanë zbuluar se janë të dashuruar, Mirko i ka kërkuar “dorën tek i ati”, sigurisht për t’ia bërë qejfin Sonit (një traditë kjo që vetë të rinjtë shqiptarë tashmë e kanë lënë pas). Sipas zërave që qarkullojnë, kjo do të pasojë me zyrtarizimin e mëtejshëm të lidhjes sepse kanë vendosur që babai i Mirkos të vijë në Tiranë për të sjellë unazën. Pak i habitshëm ky fakt, nëse kemi parasysh traditën kristiane, sipas së cilës, unazat shkëmbehen vetëm në kishë ditën e ceremonialit të dasmës dhe ky bekim bëhet para zotit. A e njeh aq mirë Mirko dallimin mes dy traditave dhe a ka aq vlerë për Mirkon kjo unazë e vënë në gishtin e Sonit, jashtë kishës? Apo është thjesht sa për t’i bërë qejfin Sonit? E gjitha kjo mbetet për tu parë. Aq më tepër që koha e njohjes së tyre ka qenë mjaft e shkurtër, ndonëse shumë intensive.

Pavarësisht këtyre vetë Mirko ndihet i lumtur për të gjitha këto që i ndodhën në Shqipëri. “Në Tiranë, përveç mikpritjes dhe miqësive, gjeta edhe dashurinë”, deklaron ai.

Kur dashuria të lë pa gjumë

Tani është rradha e Sonit të rrijë pa gjumë. Dashuria është e bukur, por ka edhe ca siklete që Soni si çdo femër e di mirë. Ndonëse nuk pranon të japë detaje, apo intervista, miqtë e saj flasin për ndjenja të zjarrta mes të dyve, puthje, ledhatime, fjalë të ëmbla, lokale që i frekuentojnë bashkë, njohje familjare. Madje Mirko ka filluar të shoqërojë Sonin në të gjitha koncertet jashtë vendit. Pas një periudhe të turbullt sentimentale, Soni ndihet më në fund e lumtur. Tani jetojnë bashkë dhe po përpiqen të ndërtojnë diçka. Por sa do të zgjasë e gjitha kjo? A është thjesht dashuri, apo një tundim pasioni? Si do të vijojë lidhja e tyre në distancë?

Një fjalë e urtë thotë “Larg syve, larg zemrës”, por si do ta shkurtojnë ato distancën? Soni është një këngëtare e njohur në Shqipëri dhe në diasporë, por ngjan si utopike të pretendohet që të njëjtin sukses ta ketë edhe në Itali. Mirko vërtetë që po e shoqëron gjatë këtyre ditëve në koncertet e saj, por ai ka vetë një karrierë personale, të ngritur me shumë mund dhe që nuk mundet ta shkelë me këmbë.

Zyrtarizimi i lidhjes së tyre është një lajm që ka entuziazmuar Sonin dhe familjen saj. Por, a do të vijë pas kësaj periudhe martesa??? Vështirë të thuhet që tani!

“Dirty dancing” për Sonin e Mirkon

Vajza që nisi karrierën muzikore në moshën 15 vjeçare dhe që deri pak kohësh shoqërohej kudo nga mamaja, tani është një femër e pjekur, 28 vjeç. Nuk është penduar aspak që ka marrë pjesë në “Dancing with the stars”. Talenti për kërcimin nuk e la në baltë, duke u bërë shpejt një nga konkurrentet më të forta të spektaklit, por edhe joshja e buzëqeshjes së saj i ka dhënë një shpërblim goxha të mirë: lidhjen me Mirkon. Është aq e rritur sa për të mos fshehur më asgjë dhe për të menduar për të ardhmen.

E turbulluar nga dashuria, ende nuk e di se ç’drejtim do të marrë jeta e saj. Destinacioni do të jetë Italia, kurse “fluturimi me Mirkon”, sikundër “fluturimi me Florin”, që kishte numrin 3470, ende nuk e ka një numër…..

“Ex Carramba boy”

Kur Mirko Luccarelli, erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në “Dancing with the stars”, shumë pak dihej për të. Por në një kohë të shkurtër ai u bë protagonist. Nuk mjaftoi talent i tij si kërcimtar, hijeshia dhe sharmi si mashkull, por sidomos dashuria me Soni Malaj, e shndërroi atë menjëherë në një personazh të dashur për publikun shqiptar. Mirco Luccarelli, një artist mjaft ambicioz, i etiketuar në Itali, sidomos si “balerini i flamenkos”, sot në moshën 33 vjeçare e shtrin karrierën e tij mes baletit dhe filmit. Njihet ndryshe si “ex Carramba boy”, pasi pasioni i tij për baletin e ka reshtuar që herët në kastin e balerinëve të spektaklit “Carramba, che sorpresa”! As diploma e shkollës së mesme për ekonomi, nuk ia ndrydhi atij pasionin për sportet, duke filluar që nga artet marciale, deri tek tek atletika, apo volejbolli, me të cilën ka arritur deri në serinë A2.

Por të gjitha këto mbeten pasione të së shkuarës. Sot Mirko Luccarelli angazhohet si balerin dhe aktor profesionist. Shfaqja më e sukseshme e tij si balerin, ka qenë ajo e para një viti në Raiuno, me titull “Incredibile”, drejtuar nga Veronica Maya, me pjesmarrjen e gjashtë balerinëve, ndër të cilët edhe Mirco Luccarelli.

Ndërkohë arritje ka shënuar edhe karriera e tij si aktor, në filma artistikë dhe televiziv, si përshëmbull, në serialin “Cuori rubati” në Raidue, “Un posto al sole”në Raitre, “La squadra”sërish në Raitre, apo në muzikalet teatrore si, “Grease” dhe “Mi vida”, një muzikal kushtuar flamenkos.

Djali që prishi gjumin e aktores Manuela Arcuri

Diva italiane, e vlerësuar për hiret e saj të jashtëzakonshme, për lidhjet, flirtet, dashuritë dhe pasionet e saj të papërmbajtura, rendit në listën e gjatë të meshkujve të saj, edhe emrin e balerinit Mirko. Ka qenë një bum i vërtetë për median rozë në Itali, fakti që Manuela Arcuri, në verën e vitit 2008, në kohën kur kishte zyrtarizuar lidhjen me avokatin barez Ezio Costantino, është fotografuar në Capri duke shëtitur me “mjeshtrin e flamenkos” dhe më tej duke hipur në një jaht luksoz. Asaj kohe gazetat u morën shumë me bukuroshen Arcuri dhe balerinin e hijshëm që po i prishte mendjen bukuroshes Arcuri. Por me gjithë mjegullën që përhapën këto fotografi, nuk pati konfirmim nga asnjëra pale, që të zyrtarizonte, apo kundërshtonte flirtin mes dy personazheve. Dhe kur gjërat nuk kanë një kundërpërgjigje të menjëhershme, konsiderohen si të mirëqëna. Mirko Luccarelli është prerja e artë e një artisti. Është i gjatë 185 cm, peshon 77 kg, ka sytë dhe flokët ngjyrë kafe të errët dhe konsiderohet një sex simbol i vërtetë.

Zhgënjimet e Sonit

Flori…… një aventurë!

Dashuria, apo lidhjet mes këngëtarëve nuk janë diçka e panjohur për muzikën shqiptare. Modeli i show bizit ndërkombëtar bëhet një guidë domethënëse për t’u pasuar. Duke frekuentuar të njëjtat rrethe miqësore, të njëjtat aktivitete, apo konkurrime, dhe mbi të gjitha, duke pasur të njëjtën dëshirë dhe pasion për muzikën, mjaft dashuri lindin dhe jetojnë, të tjera ngelen vetëm flirte, të destinuara për shtypin rozë, e më të paktët prej tyre arrijnë të martohen dhe të kenë një jetë të lumtur së bashku.

Soni dhe Flori, ishte një histori që nisi e fshehtë, si të gjitha lidhjet e kësaj natyre. Gosipi shqiptar e kishte pikasur që herët, por megjithatë kjo ndjenjë nuk ishte pranuar asnjëherë prej tyre, derisa të rinjtë u fotografuan së bashku, krah për krah njeri-tjetrit, si spektatorë në një shfaqje të madhe me publik Vip. Kaq mjaftoi që konfirmimi të vinte: “po, ata ishin të dashuruar”!

Intervistat erdhën të menjëhershme, Soni dhe Flori kudo bashkë, thonin se ishin të lumtur. Orë pa fund të studion e Florit dhe mjaft deklarata dashurie. Dhe mbi të gjitha, një këngë që i kushtohet dashurisë së tyre. Ka titullin “Fluturimi 3470. E kompozon vetë Flori, e këndojnë në “Këngën Magjike”, në fund të këngës një puthje në skenë dhe bëhen fitues të çmimit të dytë. Po ç’ndodhi më pas me Sonin e Florin? Të kursyer në deklarata ata pranuan vetëm se “mori fund”.

Por, pavarësisht kësaj deklarate, miqtë e tyre tregonin se ata ende ishin nuk ndarë përfundimisht dhe se takimet vijonin në fshehtësi të plotë. Sigurisht jo si më parë, por rreth një, ose dy herë në javë. Ndoshta lidhja e fortë që përjetuan nuk mundi t’i ndajë dot plotësisht nga njëri-tjetri. Bisedat në telefon gjatë ditës vijonin ndërsa ledhat dhe përkëdheljet ende nuk kishin marrë fund. Madje Flori akoma bënte këngë për Sonin. Por koha bën të veten. Me ndarjen e tyre premtuan se do ngeleshin miq dhe se nuk do t’i prisnin udhën bashkëpunimeve mes tyre, por e çara u thellua. Prezantimi i klipit “Me faj, pa faj” kompozuar po nga Flori, u organizua pa praninë e tij, edhe pse Soni pohoi atëherë se ishin shokë dhe bashkëpunimet e tyre në muzikë do të vazhdonin ende. Kjo ishte e para shfaqje publike si të ndarë, ndërkohë që kishin prezantuar të dy klipin “Zigzag”, ku Flori shfaqej dhe vetë në klip.

2. Destinacioni….Parisi!

Një karrierë në ngjitje, por jo në dashuri. Pas ndarjes përfundimtare me Florin, destinacioni i Sonit u bë kryeqyteti francez, Parisi. Edhe pse u mundua që gjërat t’i mbante nën kontroll, shumë shpejt nisi të përflitej lidhja e saj e re. Udhëtimet e herëpashershme drejt Parisit lidheshin me dashurinë e re të Sonit, me të dashurin francez të cilin e takonte një herë në muaj. Qëndronte me të për disa ditë e më pas kthehej në Tiranë. Tejet e rezervuar për këtë histori, shumë pak gjëra u morën vesh rreth saj. Veç faktit se ishin njohur në Tiranë dhe se djali vinte për bizneset që e lidhnin me kryeqytetin shqiptar. Djali nga Parisi arriti të fitonte vëmendjen e këngëtares, e cila nga ana tjetër përgënjeshtroi çdo detaj të kësaj historie. “Arsyeja e vetme që shkoj në Francë, është mikja ime Elja, të cilën e vizitoj shpesh, do të deklaronte ajo”.

Soni Malaj, 24 shtator 1982 (peshorja) ka mbaruar studimet e larta për frëngjisht. Konsiderohet si ndër këngëtaret më seksi dhe të paguara të showbizit shqiptar. Soni Malaj ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes për lidhjen me kantautorin Flori Mumajesi dhe pas tij me një mashkull francez, identiteti i të cilit ka mbetur anonim. Kësaj rradhe ajo deklaron fuqimisht dashurinë dhe fejesën  me balerinin italian Mirko Luccarelli.

Mirko Luccarelli është balerini italian, i apasionuar pas flamenkos që gllabëroi zemrën e bukuroshes Soni. I ftuar në Tiranë gjatë spektaklit “Dancing with the stars” mes dy të rinjve lindi një ndjenjë e bukur dashurie, të cilën ata nuk hezituan aspak ta shpallnin me një puthje para publikut. Luccarelli është pjesë e botës televizive italiane dhe spanjolle. Ai ka spikatur si balerin dhe aktor. Emri i tij u bë mjaft popullor në verën e 2008-ës, kur paparacët e fotografuan së bashku me aktoren italiane Manuela Arcuri duke shëtitur në rrugët e Caprit.

Mirko Luccarelli, 6 shkurt

1977

Soni Malaj, 24 shtator 1982

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Suzana Maranaku:  Në marrëveshje për të bukurën

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar
Moderniteti i jashtëzakonshëm i një prej dramaturgëve më të mëdhenj, Luigi Pirandello, në skenën e Teatrit Kombëtar. Gati nëntëdhjetë vjet pas shfaqjes së parë në Romë, personazhet e kësaj vepre të fuqishme, nuk e kanë humbur apelin e tyre, me arketipet dhe simbolet më të thella të e virtyteve dhe veseve njerëzore. “Gjashtë personazhe kërkojnë një autor” me regji të Mehmet Xhelilit, mes fiksionit dhe realitetit.

Nuk ka dyshim se pirandelianët e “Gjashtë personazhe kërkojnë një autor” përfaqësojnë një nga tekstet themeltare të teatrit italian të shekullit të XX-të. Me këtë komedi hapet, në të vërtetë, një kapitull i çmuar i prodhimit dramatik, të përfaqësuar nga trilogjia e ashtuquajtur e teatrit në teatër (që përfshin edhe pjesët “Secili sipas mënyrën së tij” dhe “Sonte luaj vetë”), kushtuar kryesisht hetimit të konflikteve të pavdekshme që ekzistojnë mes elementeve kryesore të artit teatror, domethënë konfliktet shkrimtar, regjisor, aktor, publik dhe kritikë.Vepër e një ndikimi të madh emocional, e aftë të instalojë ndjenjën e alarmit të thellë tek shikuesit, si për të nxitur atë dhe kritikët, pjesa është luajtur për herë të parë në “Teatro Valle” në Romë në pranverën e vitit 1921, duke shkaktuar menjëherë debat të zjarrtë midis kritikuesve dhe mbështetësve të ndezur të këtij eksperimenti teatror. Ky fat debatues e ka shoqëruar veprën gjatë dekadave, në versionet e panumërta, pak a shumë besnike me origjinalin, të cilat janë propozuar nga kompanitë teatrore në mbarë botën.

“Shembja e personazheve”

Në thelb, besnike ndaj tekstit të Pirandello-s, shfaqja e Teatrit Kombëtar bazohet pikërisht në pushtetin shprehës të fuqisë së analizave psikologjike të figurave simbolike protagoniste dhe mbi aftësinë për të angazhuar shikuesit në procesin krijues, që përbën themelin e artit teatror.

Intriga e shfaqjes është universale dhe e njohur: hiqet murit i katërt, transparent dhe i pakapërcyeshëm, barriera konvencionale midis aktorëve dhe publikut dhe gjendemi menjëherë të mbartur, me realizëm të madh, në provat e vënies në skenë të pjesës “Loja e barabartë” të Pirandellos dhe që në fillim kemi mundësi që të shohim grindjet midis regjisores dhe aktorëve. Por këtu vijnë të papriturat, në skenë mbërrijnë gjashtë figura misterioze, hije të frikshme dhe mbresëlënëse që projektojnë qetësi dhe respekt  borgjez tek kompania teatrore, ndërsa prishin përfundimisht planet e saj. Këta individë të panjohur deklarojnë se nuk janë asgjë tjetër veç personazhe, fryt i fantazisë së një autori, i cili pasi i ka krijuar, nuk e ka përfunduar komedinë që u ka kushtuar atyre, duke i lënë ata në një lloj paqartësie pikëllues. Prandaj qëllimi kryesor i tyre është që me pasion dhe këmbëngulje të madhe të gjejnë një regjisor, i cili ofron plotësimin dhe vënien në skenë të kësaj shfaqjeje, në mënyrë që të vendosë më në fund drejtësinë për këtë histori, që ka shënuar edhe ekzistencën e tyre dramatike.

Me synimin për të bindur aktorët që të ndërmarrin këtë udhëtim me ta, fillon  historia e këtyre ngjarjeve të dhimbshme, nga mbytja e një martesë të tjetërsuar, nga mungesa e komunikimit në marrëdhëniet me fëmijët, tek gremia e varfërisë dhe një takim i rastësishëm, që çon në një situatë turbulluese, pothuajse inçesti…Të gjitha këto situata sjellin shembjen e këtyre gjashtë karaktereve simbolike (babai, nëna, biri, thjeshtra, i riu dhe vajza e vogël, pjesëtar të  kësaj familjeje të shkatërruar nga fati), që rezulton edhe në vdekjen e dy të rinjve (bëhet fjalë për vdekje të vërtetë, apo fiksion skenik shumë të vërtetë? Edhe pse kjo pyetje mbetet në dyshim). Përpjekjet e bëra nga regjisorja dhe kompania e saj për të përkthyer këto ngjarje të dhimbshme në gjuhën teatrale, megjithatë, do të rezultojë tërësisht e pamundur, sepse në sytë e gjashtë personazheve kjo vënie në skenë do të rezultojë artificiale, do të jetë mos respektim i së vërtetës dhe në fund të fundit, shumë respekt për dinjitetin e tyre dhe vuajtjet intime dhe të thella. Perdja mbyllet me shumë pak përgjigje, duke e lënë të pazgjidhura edhe pyetjet më të rëndësishme dhe  hedhur një hije dyshimi mbi rëndësinë e teatrit dhe aftësinë e tij për të përkthyer dhe të reflektuar realitetin në mënyrë praktike dhe të vërtetë.

Aktorët dhe regjia

Versioni i pavdekshëm i kryeveprës pirandeliane, ishte një qasje e arrirë e Mehmet Xhelilit, që me siguri do të vlerësohej nga puristët e teatrit të Pirandello-s. Skenografia esenciale, siç kërkohet nga teksti i vetë komedisë pasurohej nga dritat e mprehta dhe të ftohta, që transmetonin në mënyrë të përkyer ndjenjat e ankthit të tensionuar, që tregonin duke nënvizuar momente të rëndësishme të historisë. Një grup aktorësh, të aftë të mbajnë të mbërthyer publikun për dy aktet e gjithë pjesës teatrore.

Shumë shqetësuese, agresive, e dëshpëruar dhe e karakterizuar nga një bukuri tejet agresive dhe joshëse, erdhi interpretimi i thjeshtrës, që u propozua nga aktorja Eftiola Laçka, po kështu meriton një lavdërim të padiskutueshëm babai, si një meritë e padiskutueshme e fatit të keq dhe, në të njëjtën kohë, i etur për të arritur qëllimin lakmuar. E shohim historinë e tij ekzistenciale në një vepër teatrale të cilës i jep trupin dhe shpirtin e tij, Fatos Sela, një aktor i eksperiencave të mira skenike. Gjithashtu meritojnë të përmenden edhe Marjeta Ljarja, e cila në rolin e nënës përfaqëson qetësi të trishtuar, si dhe Suela Konjarin në rolin e vogël dhe fortësisht të kthyer në një karikaturë të paskrupullt, në Madame Paçe.

Mund të flitet për këtë shfaqje për mizanskena preçize dhe të shpenguar, ku të gjithë, në çdo moment janë pjesëmarrës dhe ku aktorët, të gjithë plot pasion janë krijues. Ky fakt buron prej një pune të pjekur mirë e mirë, duke u nisur nga Kureta, Kujofsa, Angjeli, Bozgo, Muka, Xhelili, Hoxha, Konjari, Janushi, Xhangolli, Dhima.

Shfaqja përshkohet nga harmonia e plotë dramaturgjike, realizuar nga kostumografia e Anila Zajmit, që përcakton bukur dramën, karakteret, humbjen, madje edhe ndërtimin e ballafaqimit dramaturgjik, nga skenografia e Genc Shkodranit, që krijon të gjithë ndërthurjen strukturore kohore dhe njerëzore, si dhe përdorimi sundues dhe plot nënvizime të holla dramaturgjike i muzikës së përdorur prej regjisë, e cila i ka dhënë shfaqjes një ritëm të lartë.

Në teatër me Pirandello-n

Ky eksperiment ambicioz, gjysëm teatral, shkruar pothuajse gjysëm shekulli më parë nga Luigi Pirandello godet akoma sot shumë të qartë, duke sjellë qartësisht një nga temat themelore të poetikës së dramaturgut të madh siçilian. Esenca e vërtetë dhe magjia e artit të teatrit konsiston në dhënien jetë të  historive dhe karaktereve, që janë pa dyshim më shumë qenie reale njerëzore, me mish e kocka, dramatikisht të destinuar që të mbajnë maska krejtësisht të ndryshme, në kontekstet e ndryshme në të cilat ata gjenden, si dhe të jetojnë me njerëz me të cilët kanë mundësinë të bashkëveprojnë.

“Gjashtë personazhe kërkojnë autor” mbart një gjuhë sa të pasur intelektuale, aq edhe të ngjeshur me veprim e dramaticitet; ajo ka një mënyrë tepër origjinale të servirjes së subjektit: në fillim e çuditshme dhe pastaj e hapur dhe sugjestionuese. Mbart një lëndë të kondensuar, të ngjeshur, intensive, të gjerë. Ajo ka personazhe të larmishme, të pushtuar nga nevoja ulëritëse për komunikim dhe vetëkonfirmim.

“Gjashtë personazhe në kërkim të një autori” është një tronditje për të eksploruar dinamikën e mistershme të procesit krijues dhe përpjekje për të analizuar bashkëjetesën e vështirë dhe bashkimin mes realitetit, ekzistencën, artit dhe vizioneve kontradiktore e paralele që ekzistojnë në botën që u përket individëve. Shfaqja vënë në skenë nga Mehmet Xhelili, është realizuar në të gjithë përbërësit e vet, ndërsa respekton tekstin original, pa deformime, apo veshje me xhingla të kota, por duke i dhënë asaj jetë të re dhe modernitet, në mënyrë që të jetë sa më interesante dhe emocionuese për audiencat e të gjitha moshave, nga njohësit e mirë të Pirandello-s, deri tek shikuesit më të rinj.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Neritan Licaj & Julia Ilirjani shkruajnë letra dashurie

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT
Sezoni futbollistik është mbyllur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, ku aktorët kryesorë janë kthyer në disa marioneta, të komanduara në mënyrë të ç’rregullt nga njerëzit anonimë

Pak javë më parë kur isha i ftuar në një panel gazetarësh për zgjedhjet presidenciale të federatës së futbollit dhe përballë ishte rivali i Armand Dukës, Refik Halili, e në krah të tij për suport ishte edhe Sulejman Starova. Dëgjova në atë mbrëmje për më shumë se dy orë të predikohej shumë për moralin në futbollin shqiptar, për korrupsionin që ka mbërthyer disa hallka të tij; u fol për fushat, për futbollistët, për trajnerët, për kampionatin e pakontrolluar dhe rezultatet e paracaktuara të tyre, por edhe të ekipit kombëtar; madje në një nga momentet e emisionit u fol edhe për gjykata, pranga, arrestime dhe për një botë më të mirë, që duhej të ndërtohej pas gjithë kësaj, falë impenjimeve të tjerë njerëzve që duhet të vinin në këtë institucion.

Fraza dhe ideologji që dua t’i besoj dhe që i mbështes me shumë bindje, që edhe ato probleme që ka futbolli ynë të riparohen. Sigurisht ligjërues ishte edhe miku im Starova, që për hir të vërtetës dua të besoj se pjesën e moralizuesit e bën më mirë se askush tjetër, të paktën në studiot televizive. Starova foli për mungesë të moralit nga shefat e futbollit dhe se suporti që ai po i jepte zotit Halili ishte që në futboll të vijnë njerëzit me moral të pastër, me karakter të forte e që janë të aftë të ndërtojnë një të ardhme me vlera në futbollin tonë.

Të them të vërtetën në atë mbrëmje u mbusha me shumë optimizëm nga dialogu me pyetje-përgjigjet që pata me zotërinjtë që përmenda më sipër, pasi fjalët e tyre m’u dukën shumë bindëse, të sinqerta dhe të thëna me shumë patos. M’u dukën operacione të realizueshme, që më shumë sesa investime në para (që gjithnjë duket sikur janë ato që pengojnë zhvillimin dhe rritjen e nivelit të këtij sporti në vendin tonë), kërkonin korrektësi, dëshirë, vullnet të pastër dhe sigurisht edhe shumë përkushtim njerëzor. Besova te fjalët e Starovës, që si gjithnjë e kam cilësuar dhe e mbroj me shumë bindje se është një prej personaliteteve të futbollit tonë, për njohuritë dhe eksperiencën që ka fituar në pozicionet që ka pasur në sportin tonë, por edhe për agresivitetin me të cilin kërkon t’i realizojë shumë detyra. Gjithashtu krijova një bindje se idetë që ai kishte (që sigurisht edhe i ka akoma në kokë) mund të materializoheshin në një punë shumë të mirë në institucionin më të lartë të futbollit, falë edhe mbështetjes së një personazhi si Refik Halili, që me ‘burrërinë’(e kam fjalën që është njeri i besës) dhe karakterin që ka, ai u shkon gjërave deri në fund, madje shumë pre tyre i bën vërtetë shumë mirë.

Gjithsesi ky film mbaroi shpejt. Halili e humbi betejën me Dukën, humbje të cilën ai bashkë me stafin e tij e pranuan pa kontestime, por që në fund qëndron edhe fraza: vazhdon…! Pas 4 vitesh ka sërish zgjedhje, Halili mund të tentojë sërish, të përgatitet më mirë dhe të sigurojë një suport shumë më të madh për të realizuar qëllimin e përmbysjes në drejtimin e institucionit më të madh të futbollit në vend.

Duke qenë se Halili është ‘babaxhan’ në llojin e tij (dhe si ai kështu kanë qenë të gjithë njerëzit që kanë drejtuar Tironën), miqtë dhe mbështetësit di t’i sajdisë, madje shumë mirë. Një prej tyre ishte dhe Starova, që sot ka zhveshur kostumin dhe kravatën dhe ka marrë uniformën, duke zënë vend në stolin bardheblu. Një lëvizje që për disa nuhatës të vjetër të botës sonë (e kam fjalën për njerëzit që merren me sportin, gazetarë, trajnerë, dashamirës, miq e shokë të ngushtë) ishte shumë e lexueshme.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Madje, ashtu si edhe për shumë argumente të tjera që përmenda më lart, mendoj se Starova është padyshim një prej trajnerëve më të mirë në Shqipëri, për të mos thënë më i miri, dhe një zgjedhje ideale për një skuadër që synon majat e futbollit. Është një manovër shumë e mirë edhe për futbollin dhe kampionatin, që ka nevojë për shumë profesionistë të mirë, që për një arsye apo tjetër punësohen rëndom në studiot televizive. Futbolli i luajtur ka nevojë për të tillë personazhe, që ashtu siç kanë autoritet me mendimet e tyre në studiot televizive, duhen të kenë edhe në pankinat e skuadrave që drejtojnë.

Por ajo që më shqetëson është fakti se cili është morali me të cilin Starova e ka pranuar këtë detyrë? Është ky një shpërblim për atë palo fushatë që bëri në pak ditë në krah të Halilit? Ka vërtetë nevojë Starova për dy muaj rrogë, kur ende nuk ka marrë shumë më tepër para nga dy kontratat e ndërprera në mënyrë të shëmtuar disa vite më parë? Si do të përballet ai me ata pak futbollistë të mbetur nga skuadra që kishte disa vite më parë në skuadër, të cilët e përzunë me dhunë nga Tirana, jo një po dy herë? Cilën skuadër do të drejtojë në këto pak ndeshje të mbetura Starova, atë skuadër që nuk ka nevojë për trajner se rezultatin e ka paracaktuar kundërshtari i radhës? Apo mos vallë i pëlqen dhe atij të bëhet palaço si gjithë të tjerët duke u hapur portën skuadrave që luajnë për mbijetesën?

E kam shumë të vështirë të besoj se të marrësh një detyrë në një pikë të vdekur të sezonit, mund të flasë për futboll, për përgatitje fizike, tekniko-taktike, për skema dhe module loje. E di shumë mirë që ai ndërton në mënyrën më të mirë dhe më të këndshme të mundshme seancat stërvitore, por e kam të vështirë të besoj se Starova ka autoritetin e mjaftueshëm të ngrejë zërin për ndeshjen e radhës, që e ka të paracaktuar rezultatin. E pamundur më duket që të ketë mbetur ndonjë futbollist në atë skuadër që të bindet të luajë futboll, kur vetëm një apo disa ndeshje më parë ka luajtur teatër.

Po flas për Tiranën, por nuk ka ndryshim nga kjo histori as Dinamo, e më pak edhe Besa apo ndonjë tjetër, pasi të gjitha kanë dhënë e kanë marrë gola të rremë sa janë shqepur në këto ndeshjet e fundit. Dikush duhet të shpëtojë, me hir e me pahir, por disa të tjerë, e më shumë nga të gjitha futbolli, në këto kushte duhet të humbasë. Është një humbje e thellë. Një rezultat shumë i vështirë për t’u përmbysur, pasi kjo është një përballje me një takim, pa ndeshje kthimi.

M’u desh të zgjedh si protagonistë të shkrimit tim, Tiranën, simbolin e futbollit shqiptar, Starovën një prej njerëzve me më shumë vlera profesionale, por edhe Halilin, një prej dhuruesve më zemërgjerë, por në fakt e gjithë kjo ka lidhje me moralin me të cilin po luajnë rolin të gjithë aktorët e futbollit tonë. Për një moral që mendoj se është vrarë nga disa njerëz me pushtet të vogël, të cilët po e blejnë çdo ditë shumë lirë futbollin.

Me pak fjalë sezoni futbollistik që lamë pas ishte një pazar i hapur, ku kompromisi dhe preferencat triumfuan mbi agonizmin, sportivitetin dhe vlerat e një gare që prodhon sporti i futbollit. Aktorët ishin të njëjtët ata që ne njohim prej vitesh në çdo sezon, çdo fundjavë, e çdo ditë në faqet e medias sportive, por me role episodike, madje herë herë të pazëshëm, si ato marionetat, që lëvizin në mënyrë të çrregullt gjymtyrët pas perdes, ndërsa zërat interpretohen nga të panjohurit që i mbajnë në duar, edhe pse interpretimi është shumë i realizuar, thuajse perfekt. Kështu është bërë edhe futbolli në Shqipëri, e jo vetëm në këtë sezon, por mund të thuhet me plot gojë se në këtë sezon është perfeksionuar, është sjellë në një formë perfekte, që askush nuk arrin ta deshifrojë, veç atyre që e kanë sjellë këtë model në jetë.

Dikush mund të mendojë se kjo është një lojë e federatës, madje ata që e ngrenë zërin më shumë janë pikërisht njerëzit që e kanë sjellë këtë sistem: drejtuesit e klubeve. Federata është e fundit që ka përgjegjësi në këtë manovër, madje ajo është e pafuqishme që edhe të parandalojë këtë poshtërim. Të mësuar me një sistem fiktiv, ku sipas tyre që gjithçka në këtë botë blihet dhe shitet, njerëzit që kontrollojnë futbollin i bëjnë zgjedhjet dhe preferencat e tyre në bazë të tarafit, interesave dhe qëllimeve mediokre, si një lojë të fortësh, që i bëjnë peshqesh njëri tjetrit, në kurriz të futbollit, të sportistëve dhe mbi të gjitha të tifozëve. Ndërsa ka ardhur fundi i një sezoni, e kemi vështirë të flasim për balancë, për vlera, për fitues dhe agonizëm. Nuk mund të diskutojmë dot për spektakël apo për një nivel profesional: por po flasim për një aktivitet që ka humbur moralin dhe komponentët që e përbëjnë atë janë të gjithë të zhvleftësuar.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Akti I fundit në Qemal Stafa

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe
Komisioni Europian dorëzon raportin e parë pozitiv. Por për statusin e kandidat, pnegesë është “ngërçi politik”

Brukseli hap dritën jeshile për liberalizimin. Dhjetori afati më pesimist

Ylli Pata

Shqipëria është fare pranë heqjes së vizave me vendet “Schengen”, por tani nuk diskutohet më fakti por koha kur shqiptarët më në fund do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së dhe Zvicër. Me variantin më optimist, shqiptarët mund të dalin pa viza në fund të tetorit, përndryshe do të presin deri në krishtlindjet e këtij viti për të përfituar. Ndërkaq, pasi është bërë e mundur kjo pjesë në lidhje me integrimin e vendit tonë në klubin e Europës së Bashkuar, mbetet ende një rrugë jo e shkurtër për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha i ka dorëzuar përgjigjet e pyetësorit gjatë një vizitë në Bruksel në mesin e muajit të shkuar, por tani mbetet opinioni i Komisionit Europian i cili do të duhet të dorëzohet në Këshillit Europian, ku bëjne pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare. Por zgjidhja e kësaj pjese varet nga zhbllokimi i ngërçit politik në vend. Mazhoranca dhe opozita qëndrojnë në pozicionet e tyre dhe kanë dhënë prova force duke matur muskujt në shesh duke zhvilluar dy mitingje të mëdha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Por beteja do të zhvillohet në Bruksel në ditët e parë të muajt maj, në dy pjesë: Parlamentin Europian dhe Keshillin Europian. Më 3 dhe 4 maj zhvillohet takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit dhe më 11 maj mblidhet Komiteti i Stabilizim Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Nga këto takime varet drejtimi që do të marrë vendimi i Brukselit për të ardhmen e Shqipërisë.

Vizat

Komisioni Evropian dorëzoi raportin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjën. Në 44 faqe të këtij raporti, të përfunduar në datën 19 prill, Komisioni Evropian bën një vlerësim të detajuar të të 4 blloqeve të kushteve teknike që i janë kërkuar Shqipërisë të përmbushë për liberalizimin e vizave. Raporti bën vlerësimin në mënyrë të detajuar të kritereve, duke ia përcjellë për miratim Këshillit të BE-së. Mbi bazën e këtij raporti do të merret vendimi nëse qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Kështu në bllokun e parë të kritereve që ka të bëjë me sigurinë e dokumenteve, ekspertët e Komisionit vlerësojnë se Shqipëria ka plotësuar kushtet. “Mes majit 2009 dhe marsit 2010 janë lëshuar 497 mijë pasaporta biometrike. Detajet e sigurisë së pasaportave të reja biometrike (foto dhe shenjat e gishtave) janë në përputhje me standardet e ICAO dhe BE”, thuhet në raport. Përsa i përket bllokut 2 të kritereve për emigrimin ilegal, përfshirë ripranimin, raporti thotë se “duket se Shqipëria në përgjithësi i ka përmbushur standardet e vendosura në bllokun 2 të udhëzuesit. Nevojiten verifikime të mëtejshme në lidhje me zhvillimin e strategjisë dhe politikës për të mbështetur ri-integrimin e të kthyerve”. Për këto kritere thuhet më tej se “Strategjia e menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe Plani i Veprimit janë rishikuar në tetor 2009 dhe zbatimi i tyre po vazhdon. Bashkëpunimi mes agjencive është forcuar dhe qendra operacionale detare ndër institucionale ka hyrë në veprim në janar 2010. Janë bërë përmirësime të mëtejshme të infrastrukturës së pikave të kalimit kufitar dhe pajisje shtesë do të vendosen gjatë vitit 2010”. Më tej bëhet edhe një vlerësim mbi legjislacionin e miratuar në lidhje me këtë bllok kriteresh, si “miratimi në vitin 2008 dhe plani i veprimit i tetorit 2009 për zbatimin e ligjit është përmbushur gjerësisht”. Raporti thotë se “një Regjistër Kombëtar për të huajt u bë operacional në shkurt 2010. Nevojiten përpjekje të reja për të vendosur një strategji mirëkuptuese ri-integrimi për shqiptarët e kthyer. Ndalimi i brendshëm i emigrantëve të parregullt është forcuar nëpërmjet një urdhërese mbi bashkëpunimin ndër-agjencish. Po finalizohet ndërtimi i një qendre ndalimi”.

Blloku i tretë i kritereve ka të bëjë me rendin publik dhe sigurinë, vlerësohet në tërësi se “Shqipëria i plotëson shumicën e standardeve të përcaktuara sipas bllokut 3 të programit. Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme në lidhje me forcimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit dhe zbatimin efektiv të kuadrit ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë shpërndarjen e burimeve të mjaftueshme financiare dhe njerëzore”. Në mënyrë të detajuar për bllokun 3 thuhet se ka një zbatim më të mirë të ligjit në fushën e sigurisë. “Autoritetet shqiptare kanë rritur më tej përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Struktura ligjore për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është zhvilluar pas miratimit së fundmi të ligjeve të rëndësishme mbi konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar, asistencës reciproke ligjore dhe mbrojtjes së dëshmitarëve”, thotë më tej raporti.  Blloku i 4-t i kritereve ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore në Shqipëri. Raporti vlerëson se “Shqipëria në përgjithësi i ka përmbushur standardet e vendosura në Bllokun 4 të udhërrëfyesit”. Më tej thuhet se një zhvillim kyç pozitiv ka qenë miratimi, në shkurt 2010, i Ligjit mbi Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sipas raportit, tani duhet të ushtrohet zbatimi i tij, përfshirë caktimin e Komisionerit të ri. Më tej thuhet se janë ndërmarrë disa iniciativa pozitive për të promovuar qëllimin e përfshirjes së romëve, sidomos në fushën e edukimit, kulturës dhe punësimit.

Vlerësimi i kritereve për liberalizimin e vizave nga KE

Blloku i parë

Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë drejt përmbushjes së standardeve të bllokut të parë. Mes majit 2009 dhe marsit 2010 janë lëshuar 497 mijë pasaporta biometrike. Detajet e sigurisë së pasaportave të reja biometrike (foto dhe shenjat e gishtave) janë në përputhje me standardet e ICAO dhe BE.

Lëshimi i pasaportave të reja biometrike është përqendruar në Tiranë dhe menaxhimi dhe vëzhgimi është bërë nga një kompani private, për llogari të Ministrisë së Brendshme Shqiptare. Është kryer një proces i prodhimit të sigurt dhe efikas me procedura shpërndarjeje dhe personalizimi.

Stafi i zgjedhur për procesin e personalizimit të pasaportave është zgjedhur me kujdes dhe ka bërë një trajnim të përshtatshëm. Rreziku i korrupsionit dhe mashtrimit është minimizuar nga masat e sigurisë teknike si: ndarja strikte e detyrave, logot hyrëse dhe kamerat e vëzhgimit.

Në lidhje me mbajtjen e dokumentacionit, Regjistri Kombëtar Civil është burimi i vetëm i informacionit të statusit civil (që në shkurt 2009) dhe çdo qytetar ka një numër personal të përhershëm identifikimi (ID)

Duket se Shqipëria i ka përmbushur standardet e vendosura në bllokun e parë të udhëzuesit.

Blloku i dytë

Emigrimi ilegal, përfshirë ripranimin

Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në menaxhimin e kufijve, azilit dhe emigrimit.

Për sa i përket menaxhimit të kufijve, legjislacioni për zbatimin e plotë dhe efektiv të Ligjit mbi Kontrollin dhe Survejimin e Kufijve Shtetërorë është miratuar në 2008. Strategjia e menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe Plani i Veprimit janë rishikuar në tetor 2009 dhe zbatimi i tyre po vazhdon. Bashkëpunimi mes agjencive është forcuar dhe qendra operacionale detare ndër institucionale ka hyrë në veprim në janar 2010. Janë bërë përmirësime të mëtejshme të infrastrukturës së pikave të kalimit kufitar dhe pajisje shtesë do të vendosem gjatë vitit 2010. Burimet njerëzore janë forcuar dhe një curiculum i ri trajnimi është zhvilluar në bashkëpunim me FRONTEX.

Sistemi i azilit në Shqipëri është funksional dhe struktura ligjore është forcuar më tej për të siguruar përputhjen me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. Autoritetet shqiptare gradualisht po marrin përgjegjësitë nga UNHCR.

Në zonën e menaxhimit të emigrimit, legjislacioni për zbatimin e plotë dhe efektiv të ligjit për të huajt është miratuar në vitin 2008 dhe plani i veprimit i tetorit 2009 për zbatimin e ligjit është përmbushur gjerësisht. Një Regjistër Kombëtar për të huajt u bë operacional në shkurt 2010. Nevojiten përpjekje të reja për të vendosur një strategji mirëkuptuese ri-integrimi për shqiptarët e kthyer. Ndalimi i brendshëm i emigrantëve të parregullt është forcuar nëpërmjet një urdhërese mbi bashkëpunimin ndër-agjencish. Po finalizohet ndërtimi i një qendre ndalimi.

Duket se Shqipëria në përgjithësi i ka përmbushur standardet e vendosura në bllokun 2 të udhëzuesit. Nevojiten verifikime të mëtejshme në lidhje me zhvillimin e strategjisë dhe politikës  për të mbështetur ri-integrimin e të kthyerve.

Blloku 3

Rendi publik dhe siguria

Progres i konsiderueshëm është bërë nga Shqipëria mbi përmbushjen e standardeve të bllokut 3. Autoritetet shqiptare kanë rritur më tej përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Struktura ligjore për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është zhvilluar pas miratimit së fundmi të ligjeve të rëndësishme mbi konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar, asistencës reciproke ligjore dhe mbrojtjes së dëshmitarëve. Struktura e përgjithshme ligjore në këtë fushë tani është aty ku duhet. Përputhja e strukturës së brendshme ligjore me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është në progres.

Blloku 4

Marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore

Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë në përmbushjen e standardeve të bllokut 4. Një zhvillim kyç pozitiv ka qenë miratimi, në shkurt 2010, i Ligjit mbi Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ligji parashikon dukshëm vlerësimin e institucionit të Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, me kompetenca shumë të gjera, të cilat mund të sigurojnë asistencë për viktimat dhe të imponojnë gjoba për thyerjen e ligjit. Ligji ka hyrë në fuqi në mars 2010. Tani duhet të ushtrohet zbatimi i tij, përfshirë caktimin e Komisionerit të ri. Progres i mëtejshëm është bërë në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për përmirësimin kushteve të jetesës së romëve. Janë ndërmarrë disa iniciativa pozitive për të promovuar qëllimin e përfshirjes së romëve sidomos në fushën e edukimit, kulturës dhe punësimit. Përpjekje janë bërë edhe për të lehtësuar regjistrimin civil të komunitetit rom. Këto përpjekje pozitive duhet të vazhdojnë dhe duhet të sigurohen burime të mjaftueshme për zbatimin e mëtejshëm të Strategjisë. Duket se Shqipëria në përgjithësi i ka përmbushur standardet e vendosura në Bllokun 4 të udhërrëfyesit.

Integrimi në BE

Mazhoranca dhe opozita bëhen gati për betejën politike më të rëndësishme jo në rrugë por në ndërtesën “Alitero Spinelli” në Bruksel, ku më 3 dhe 4 maj do të zhvillohet takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Pas mbylljes së dy mitingjeve të planifikuara nga palët më 30 dhe 01 maj, të hënën në orën 15 në kryeqytetin Europian nis takimi i parë domethënës ndërmjet Brukselit dhe Tiranës për të përcaktuar hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të ecur me statusin e vendit kandidat. Mazhoranca dhe opozita kanë përgatitur lëvizjet që do të marrin në takimin e pasdites së 3 majit dhe në paraditen e 4 majit, kur do të bëhen edhe pyetjet nga eurodeputetët. Në zyrën e kreut të Kuvendit, Jozefina Topalli janë zhvilluar mbledhje intensive të delegacionit të djathtë që do të jetë prrezentë në takimin dyditor për Shqipërinë. Siç mësohet përfaqësuesit e mazhorancës kanë përgatitur një material të gjatë mbi historikun dhe procesverbalet parlamentare mbi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkaq, deputetët demokratë kanë marrë porosi dhe se me kë do të lobojnë dhe si duhet ta bëjnë atë në ndërtesën “ASP” ku ndodhet selia e komisioneve dhe delegacioneve të Parlamentit Europian. Nga ana tjetër edhe opozita ka ndërmarrë përgatitjet e “betejës” së Brukselit ku palët do të duhet të bëjnë përpjekjet finale për të bindur eurodeputetët se kush ka të drejtë, pasi një ditë më pas më 5 maj, nis seanca plenare e Parlamentit Europian ku do të miratohet rezoluta për Shqipërinë, e cila do të vërë piketat dhe kërkojë zgjidhje konkrete mbi krizën, natyrisht duke iu dhënë detyra përkatëse si mazhorancës ashtu dhe opozitës. Mazhoranca përfaqësohet në Komitetin Parlamentar të Asocim Stabilizimit nga deputetët: Fatos Beja, Viktor Gumi, Albana Vokshi, Florian Mima, Jemin Gjana, Mesila Doda, Aldo Bumçi, ndërsa zëvendësues Arenca Trashani, Gert Bogdani, Shrefedin Shehu dhe Edmond Spaho, ndërsa socialistët do të përfaqësohen nga: Valentina, Leskaj, Arben Malaj, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Sajmir Tahiri, Ilir Beqja. zëvendësues janë Mimi Kodheli, Eduart Shalsi dhe Besnik Bare. Kryetari i këtij komiteti do ti takojë mazhorancës dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë deputeti Fatos Beja, ndërkohë që nënkryetari do të jetë i opozitës që mund të jetë deputetja Valentina Leskaj. Pjesëmarrës në këtë takim janë 52 europarlamentarët anëtarë të Delegacionit për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Nga këto europarlamentarë, 24 i përkasin grupit të Partive Popullore Europiane, 14 i përkasin Grupit të Aleancës progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, 4 i përkasin grupit të Aleancqës së Liberalëve dhe Demokratëeve, 3 i përkasin grupit të Konservatorëve dhe reformistëve, 4 i përkasin grupit të të gjelbërve, dhe një eurodeputet i përket grupit të të majtëeve të bashkuar dhe e gjerbërta e majtë nordike. Ky deputet është pikërisht greku Nicholaos Countis, i cili relaton për Shqipërinë dhe është reporteri special që ka përgatitur rezolutën që duhet të miratohet nga Parlamenti Europian. Ndërkaq, Bashkimi Europian ka lëshuar një mesazh të fuqishëm që është dukur më shumë si ultimatum ndaj politikës shqiptare dhe në veçanti ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Me gojën e ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, i cili përfaqëson Presidencën e BE-së, Europa i ka bërë të ditur Tiranës zyrtare se duhet të përballojë kostot jo vetëm politike nëse nuk zgjidhet sa më shpejt “ngërçi politik” në vend, termi siç quhet tashmë kriza shqiptare. “Këtë radhë duam fakte konkrete dhe jo më fjalë”, ka qenë fjalia e prerë e përfaqësuesit të kreut politik të Bashkimit Europian, që deri më 1 korrik koordinohet nga kryeqyteti spanjoll. Ambasadori, Manuel Montobio, i cili më shumë se një herë ka kërkuar zgjidhjen e krizës dje ka qenë më shumë se i qartë, madje edhe më i detajuar. Në një aktivitet të zhvilluar dje në Tiranë ku ka bërë një bilanc të punës tremujore të Presidencës Spanjolle dhe prioritetet për tre muajt e ardhshëm, ambasadori Montobio i ka kushtuar një pjesë të veçantë krizës shqiptare. “Zgjidhja e ngërçit politik në vend kushtëzon rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian”, ka thënë diplomati i Madridit. Më pas ai ka detajuar qëndrimin: “Ne jemi të mendimit se funksionimi i demokracisë është pikë kyçe për vendin. Parlamenti i vendit nuk ka funksionuar në mënyrë të plotë. Kur them kështu nuk duhet të flasim vetëm për miratimin e ligjeve, pasi përveç miratimit të ligjeve, Parlamenti duhet të jetë edhe vendi që i bën kontrollin e përditshëm qeverisë dhe të përcjellë shqetësimin e qytetarëve”. Montobio ka kujtuar kalendarin e rëndësishëm të eventeve të Brukselit për Shqipërinë. Kështu, më 3 dhe 4 maj, në kryeqytetin europian do të mblidhet Komiteti parlamentar i Stabilizim-Asocimit, ku do të miratohet një dokument që do të votohet në seancën plenare për Shqipërinë, dokument që do t’i dërgojë Këshillit Europian dhe Komisionit një qëndrim zyrtar. Ndërkaq, më 10 maj po në Bruksel mblidhet Komiteti i dytë i Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, ku do të dalë qartë qëndrimi mbi opinionin e komisionit për statusin e vendit kandidat. Qarqe të ndryshme në kryeqendrën e BE-së kanë bërë të ditur se kjo procedurë që do të zgjasë deri në pjesën e dytë të 2011-s. Ambasadori Montobio deklaroi dje se qeveria duhet të zbatojë kërkesat që i ka vënë përpara progres-raporti i vitit të shkuar i BE-së. “Ngërçi politik ka lënë pas dore pikërisht marrjen dhe zbatimin e asaj që progres-raporti i vinte në dukje për Shqipërinë”, deklaroi përfaqësuesi i Presidencës së Bashkimit Europia

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

Miti amerikan i shqiptarëve

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor
Mbyllet më në fund anomalia e Parlamentit, 64 deputetët e opozitës bëjnë betimit

Socialistët kanë ndërprerë politikisht bojkotin e tyre gjashtëmujor duke hyrë në Parlamentin e Shqipërisë, megjithëse praktikisht kanë dalë jo më shumë se një orë pas hyrjes së tyre.

Vendimi ka ardhur pas një debati të ashpër brenda vendit dhe një negocimi të fuqishëm ndërkombëtar që është mbyllur me vizitën e delegacionit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës. Ky ka qenë hapi i parë i kthimit të legalitetit në institucionin kryesor të vendit siç është legjislativi.

Betimi

Deputetët socialistë, grupi më i madh parlamentar i opozitës në historinë e Shqipërisë pluraliste, hynë më 25 mars në Kuvend pas gjashtë muajsh mungese, duke sfiduar fuqishëm Kryeministrin Sali Berisha, njëkohësisht kreu i mazhorancës. Ata i dhanë fund dilemës së mandateve, garantuan rrogat mujore dhe bindën LMN-në të respektojë vendimet e forumeve. Kuvendi i Shqipërisë dukej si në inaugurimin e tij dhe jo gjashtë muaj më vonë. Interesi më i madh mediatik, diplomatik dhe politik ishte fokusuar në seancën e djeshme. Por selia rozë (duket e dirigjuar nga një dorë e kujdesshme) kishte përgatitur gjithçka me detaje. Në fillim vijnë në seancën e Parlamentit disa deputetë socialistë të limituar, në numër të drejtuar nga “veterani” Namik Dokle, si pararojë e një akti politik të kushtëzuar. Kalojnë disa minuta dhe më pas Dokle del nga salla për të pritur kolegët, të cilët vijnë si një turmë e madhe të drejtuar nga Gramoz Ruçi. Gjithçka duket si një festë, edhe pse socialistët kanë kryer një marshim koreografik për të demonstruar forcën e numrave. Nuk kanë munguar përshëndetjet dypalëshe. Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, puthet si një mikeshë e vjetër me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, ndërsa deputeti Fatmir Toçi, i cili hyri krah për krah me ambasadorin italian, Saba D’Elia, ka përshëndetur si Bregun, ashtu edhe ministrin Ruli. Ndryshe nga ç’e mendonin të gjithë, në Kuvendin e Shqipërisë hyn “rebeli” Ben Blushi, gazetari dhe shkrimtari që është shpallur si oponent i vijës zyrtare të partisë së tij. Me duar në xhepa, deputeti Blushi përshëndet njerëzit e botës së tij, gazetarët, dhe futet në portën e madhe pa e çarë kokën nëse e bëri me të majtën, apo me të djathtën. Ardhja e deputetëve socialistë ka qenë një eveniment që i ka mbushur lozhat e Kuvendit me diplomatët e akredituar në Tiranë. Përveç ambasadorit të Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit ka Presidencën e radhës së BE-së, kanë ardhur ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona McIlëham, zv/ambasadorja e SHBA-së, Debora Johns, ambasadori i Italisë, Saba D’Elia, por edhe diplomatë të rajonit, si i kudogjenduri Zhelko Peroviç, ambasadori i Malit të Zi, apo dhe Gazmend Pulaj, ambasadori i Republikës së Kosovës. Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, ka paraqitur kushtet e opozitës në Kuvend, të cilat janë të qarta: mazhoranca të lejojë hetimin, transparencën e plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 qershorit, ndryshe opozita do të nisë protestat popullore. “Ne nuk po kërkojmë pushtet, por një të drejtën tonë kushtetuese, ne po kërkojmë një të drejtë që do t’u vlejë të gjitha opozitave në Shqipëri”, ka deklaruar Ruçi.

Draftet e PS-së

“Në përputhje me nenin 77, pika 2 e Kushtetutës, ne kërkuesit, mbi 35 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, po paraqesim këtë kërkesë për ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor, për të hetuar shkeljet e ligjit, të ndodhura gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009”, thuhet në kërkesë.

Përmbajtja e objektit të hetimit parlamentar ka lidhje me çështje të tilla si mungesa e zbatimit të ligjit në lidhje me procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave, procesin e parregullt të votimit në qendrat e votimit, mangësitë e konstatuara në përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit në procesin e numërimit të votave, përdorimin e aseteve publike dhe administratës shtetërore në favor të një subjekti zgjedhor, presionin për largim, transferim apo ulje në detyrë të punonjësve në administratën publike, lejet e përkohshme gjatë fushatës zgjedhore për personat e dënuar për vepra penale dhe çështje të tjera të lidhura me zbatimin e ligjit zgjedhor, që kanë lidhje direkt apo indirekt me problemet e përmendura në objektin e hetimit. Në draft thuhet se hetimi i shkeljeve, objekt i veprimtarisë së këtij komisioni, është i pakufizuar për sa i përket natyrës së materialeve, dokumenteve apo provave që kërkohen të administrohen nga organet përgjegjëse. Procesi i hetimit, përveç dokumenteve apo provave të tjera që parashikon ligji në fuqi, do të përfshijë edhe këqyrjen dhe administrimin e materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit që ndodhen në kutitë e votimit nën administrimin e KQZ-së. Komisioni hetimor i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar, i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh, me qëllim ndalimin përfundimtar të fenomeneve negative për shoqërinë e shtetin, dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorisë për marrjen e masave të mëtejshme ligjore. Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë, shumica e të cilëve i përket partisë më të madhe të opozitës, që ka edhe kryesimin e komisionit, ndërsa zgjat jo më pak se 5 muaj.

Propozohet që në rastet kur kërkohet të hetohen problematika të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, apo të zgjedhjeve të qeverisjes vendore, shumica e anëtarëve të komisionit duhet t’i përkasë partisë më të madhe opozitare. Komisioni mund të vendosë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore për të këqyrur, hetuar ose publikuar, sipas rastit, një ose disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e një ose disa kutive të fletëve të votimit, duke urdhëruar rinumërimin e tyre.

Berisha

Hyrja e opozitës në Parlament pas gjashtë muajsh bojkoti u përgëzua nga mazhoranca në pushtet. Por, vetëm kaq. Krerët më të lartë të mazhorancës, Kryeministri Berisha, Kryetarja e Parlamentit Topalli dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së e konsideruan si një fitore të demokracisë, rikthimin e grupit parlamentar socialist në Parlament. Pavarësisht pritjes, nga ana e mazhorancës nuk munguan batutat dhe as vendimi i palëkundur i shumicës për të mos pranuar asnjë kërkesë e cila lidhet me hapjen e kutive të votimit. Kryeministri Berisha, në fjalën e tij, përgjatë seancës plenare theksoi se duhet të ishin vetë deputetët e opozitës ata që duhet të kuptonin të parët se kutitë nuk mund të hapeshin, sepse kompetencat e Parlamentit dhe të ekzekutivit nuk e lejonin një gjë të tillë. Në këtë kuadër ai i ftoi deputetët e PS-së, të bëheshin realistë dhe të kuptonin themelin e demokracisë, ndarjen e tre pushteteve. Berisha përmendi në fjalën e tij edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit legjislativi shqiptar nuk kishte të drejtën as të cenonte autonominë vendore dhe jo më pastaj të arrihej të diskutohej për cenimin e kompetencave të gjykatave. “Kështu që besoj se edhe kultura juaj juridike, parlamentare, sepse shumë prej jush kanë disa legjislatura në Kuvend, janë të mjaftueshme, ta perceptojmë njëlloj realitetin dhe jo në mënyra të ndryshme dhe pastaj të mbetemi me slogane që nuk shërbejnë”, bëri thirrje Kryeministri Berisha.

Por, Kryeministri theksoi se ai i garantoi opozitës të gjitha të drejtat që i takonin në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, madje ishte i gatshëm t’i jepte asaj edhe të drejta shtesë. Madje, ai e ftoi opozitën të bënte edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor në rast se ajo do e kërkonte diçka të tillë. “Sërish jam këtu për të garantuar opozitën se do të ketë dhe këtë të drejtë, do jetë përcaktuese në të gjithë kuadrin elektoral në rast se dëshiron edhe sistemin le ta ndërrojë, në rast se dëshiron le të përdorë teknologjitë më të larta, ndonëse me procesin e numërimit ne realizuam një gjë të parealizuar deri sot”, theksoi Berisha. Nga ana tjetër, Kryeministri përmendi në fjalën e tij edhe çështjen e mandateve të Qarkut të Fierit, pas “sfidës” që deputeti socialist, Gramoz Ruçi, i bëri për hapjen e kutive të Komunës Ruzhdie në këtë qark. “Ruzhdija është një qendër elektorale, në të cilën tre komisionerë të Partisë Socialiste u larguan që në mëngjes, morën vulën dhe ikën”, argumentoi Berisha. Sipas tij, rinumërimin në atë qendër e ka hedhur poshtë Gjykata e Apelit dhe për këtë arsye mazhoranca kishte hequr dorë nga kërkimi i të drejtës së saj për këtë zonë. “Nga Sali Berisha as keni pasur dhe as do të keni asnjë akuzë. Problemi juaj është te gjykata”, theksoi Kryeministri.

Deklarata e KiE-së

Në përfundim të vizitës së tyre në Shqipëri, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), Mevlüt Çavusoglu, liderët e pesë grupeve politike dhe bashkëraporterët e monitorimit për Shqipërinë u bëjnë thirrje partive politike t’i japin fund krizës aktuale politike në vend, në mënyrë që të vazhdojnë me reformat jetësore të nevojshme. Ata besojnë se mungesa e dialogut parlamentar minon funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit. Ata vërejnë se si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste mirëpritën Rezolutën 1709 të APKE-së mbi funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, të miratuar në sesionet plenare janarin e shkuar, në përgjigje të së cilës Presidenti Topi mblodhi një tryezë të rrumbullakët të liderëve politikë shqiptarë më 13 shkurt 2010. Delegacioni përgëzon Presidentin dhe inkurajon atë të vazhdojë përpjekjet e tij. Ata arrijnë në përfundimin se zgjidhja e krizës aktuale politike mund të bazohet në parimet e mëposhtme:

Lidhur me termat e referencës të komisionit parlamentar, delegacioni i APKE-së vë re se të dy palët bien dakord që kjo duhet të trajtohet brenda kuadrit kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Delegacioni është i mendimit se kjo do të ishte e mjaftueshme për të mundësuar pjesëmarrjen e përhershme të opozitës në punën e Parlamentit. Ai u bën thirrje atyre ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme.

1. Krijimi pa vonesa të tjera të një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, i kryesuar nga një përfaqësues i opozitës dhe në të cilin opozita të ketë një shumicë efektive;

2. Ky komision hetimor duhet të përgatisë amendamentet për Kodin Elektoral në përputhje me rekomandimet e misionit  ndërkombëtar të vëzhgimit dhe të Rezolutës 1709;

3. Opozitës do t’i jepej një numër i drejtë i kryesive të komisioneve parlamentare.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Miti amerikan i shqiptarëve

Miti amerikan i shqiptarëve
Për disa dhjetëvjeçarë regjimi komunist u përpoq t’u tregonte shqiptarëve popujt dhe vendet që duhet të donin. Fillimisht jugosllavët, por që shqiptarët i kishin të ngulitura thellë Luftërat Ballkanike, tokat e zaptuara prej tyre dhe synimet për të copëtuar akoma edhe më shumë. Pastaj ishte radha e rusëve, të panjohur perfektë për kombin tonë, për t’ia lënë vendin “vëllezërve kinezë”, kur shqiptarët do të zbulonin për herë të parë në jetët e tyre fizionominë aziatike. Një vend çobanësh, prej shekujsh pjesë e Perandorisë Osmane, nuk mund të gjente lidhjen me këta popuj ndaj dhe nuk i besoi kurrë propagandës komuniste.

Kishin kaluar pak vite kur shqiptarët u duhej të lexonin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, ku amerikanët denigroheshin si perandoria e së keqes, armiq të popujve, të lirisë dhe demokracisë. Por vizita e Sekretarit të Shtetit James Baker, në qershor të vitit 1991, dëshmoi krejtësisht të kundërtën. Qindra mijëra njerëz rrodhën nëpër rrugë për të shfaqur adhurimin ndaj vendit më të fuqishëm në botë. Ndoshta për këtë arsye? Apo se ShBA-ja konsiderohej si vendi i xhinseve, rrokut dhe flokëve të gjata? Në vendet europiane thanë se shqiptarët janë të mashtruar nga publicitetet televizive. Disa të tjerë thanë se bazuar në traditë, shqiptarët kanë ëndje të lidhen me fuqi të mëdha globale. E para deri diku mund të ketë edhe elementë të së vërtetës, por shpjegimi i dytë nuk qëndron. Dashuria për rusë e për kinezë ishte e imponuar nga regjimi. Kjo nuk vlen për rastin e amerikanëve. Arsyet janë më të forta.

Edhe pse nuk kanë qenë një popull emigrant, shqiptarët, në fillimet e shekullit të kaluar nisën të emigronin në ShBA ku u organizuan, publikuan revistën Vatra dhe zhvilluan një lobing të fortë në politikën amerikane në mbrojtje të pavarësisë së shtetit të ri ballkanas dhe të moscopëtimit të mëtejshëm të tij. Presidenti Wilson i dëgjoi dhe kur Shqipëria po kalonte në fije të perit për t’u përgjysmuar në sipërfaqen e saj, ngriti zërin dhe nuk lejoi ndryshim kufijsh. Nuk e arriti dot ta bënte për Gjermaninë, për Austrinë, për Bullgarinë dhe Hungarinë, vende që dolën të gjymtuara padrejtësisht në përfundim të Luftës së Parë Botërore nga makutëria e fuqive europiane.

Disa herë viktima të Europës, që nga Kongresi i Berlinit i 1878-ës e në Konferencën e Londrës së 1913-ës shqiptarët kishin humbur besimin te ajo dhe zbuluan një vend të largët si Shtetet e Bashkuara ,që po i mbronte dhe po siguronte mbijetesën e shtetit të tyre. Nga ana tjetër, francezët që mbështesnin serbët, anglezët grekët e të dyja bashkë Italinë. Qysh atëherë ekziston shprehja “Europa kurvë” e mbështetur edhe gjatë komunizmit sepse i shkonte për interes që të përçmoheshin vendet e perëndimit.

Edhe pas konfliktit të Dytë Botëror Shqipëria rrezikoi të quhej një vend humbës dhe të shkëputeshin territore të jugut, për të cilat Greqia me mbështetjen britanike po përpiqej të kalonte një rezolutë në Senatin amerikan. Qeveria amerikane nuk e pranoi këtë dhe insistoi përsëri në integritetin territorial të Shqipërisë, ndërkohë që vende të tjera europiane u copëtuan apo humbën pavarësinë.

Arsyet e mësipërme edhe pse janë racionale duket sikur nuk mjaftojnë për të shpjeguar popullaritetin e madh si asnjë vend tjetër që çudit edhe vet amerikanët. E nëse konsiderojmë që jemi një vend me shumicë myslimane kjo ngarkesë emotive bën përshtypje akoma edhe më shumë.

Vizita e presidentit Bush në Tiranë ishte një konfirmim i vëmendjes amerikane ndaj nesh por edhe një vlerësim i simpatisë sonë për ta. Shqiptarët patën rastin të tregojnë kësaj radhe gjithë botës mitin e tyre amerikan. Nuk do të kalonte shumë kohë nga kjo vizitë kur Kosova të shpallte pavarësinë e shumëdëshiruar e Shqipëria të merrte ftesën për në Nato, për t’u bërë një vit më pas anëtare e Atlantikut Verior.

E nëse shqiptarët vazhdojnë të shohin me mosbesim europianët duke dyshuar tek ta, besojnë në vlerat amerikane, në demokracinë e saj. Besojnë në një mit, por një mit që prodhon fakte konkrete.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

Histori Shqiptarësh
Para disa vitesh revista gjeopolitike italiane ‘Limes’ botoi një shkrim mbi mësimin e historisë në vendet e Ballkanit. Artikulli citonte pjesë nga tekstet shkollore të këtyre vendeve për të njëjtën periudhë historike. Ishte interesante të lexoje se çfarë shkruanin grekët për Kongresin e Berlinit e sa ndryshe shkruanin kroatët, serbët, sllovenët e shqiptarët. Asnjë periudhë e historisë së sotme nuk kishte ngjasim nga një tekst te tjetri. ‘Historira ballkanase’ e quajti një gazetar italian. Në rastin shqiptar shkon edhe më keq. Historitë ndryshojnë sa herë ndryshon partia në pushtet. Kjo vërtetohet edhe sot, edhe pse kanë kaluar afro dhjetë vjet nga ai shkrim.

Teksti shkollor i historisë bashkëkohore, i cili doli nga shtypi para pak javësh, ngjalli jo vetëm debate të mëdha intelektuale por edhe protesta nxënësish të shkollave, të cilët ishin në kundërshtim me mënyrën sesi tema të ndryshme të viteve të fundit ishin trajtuar në këtë tekst. Pavarësisht kanë apo nuk kanë të drejtë duket shumë e çuditshme sesi nxënësit duhet të protestojnë për një tekst shkollor, kur ata duhet të studiojnë atë që i serviret. Do ishte e njëjta gjë sikur viti i tretë i një shkolle të mesme të ngrihej në protestë kundër studimit të trigonometrisë në matematikë, sepse është një fushë e vështirë apo se atyre nuk u pëlqen. Po kjo është diçka tjetër.

Nëse do ta marrim nga ana metodologjike asnjë tekst i shkollës së mesme në botë nuk është aq primitiv sesa tekstet shqiptare të historisë. Cilësisht të këqija, pa foto, pa harta, pa dokumente, pa përmbledhje, pa lexime shtesë ky tekst vetëm shkollor nuk është. Kushdo që ka studiuar jashtë e bën fare lehtë ndryshimin.

Problem tjetër i rastit konkret të shkrimit të historisë është fakti se në Shqipëri mungon një traditë e bërjes së teksteve në mënyrë bashkëkohore. Peng të prodhimeve të akademikëve apo instituteve shtetërore që vegjetonin duke u marrë me tekste të tilla, tradita vazhdon edhe sot kur ‘emërohen’ historianë për ta shkruar, ndërkohë që në vendet perëndimore është botim i një ose dy autorëve, fakt ky që e bën vëllimin të ketë rrjedhë dhe gjuhë stilistike të njëjtë nga fillimi në fund. Për mos të shtuar që historianët shqiptarë i përkasin një shkolle të vjetër metodike, e cila ndihet qartë në mënyrën e shkrimit, në gjuhën dhe fjalorin që ata përdorin dhe për më tepër në mënyrën sesi trajtojnë tema të ndryshme. Tërësisht e prapambetur, e dalë mode, peng i përkatësive ideologjike të tyre dhe ku shpesh ndeshet një logjikë në trajtimin e temave aspak profesionale e të vjetruara si mentaliteti që ata përfaqësojnë.

Problemet që përmenden sot në shtypin e përditshëm, si mohimi i emrave apo ngjarjeve të rëndësishme, fryrja dhe ekzagjerimi i disa të tjerëve janë probleme nga më të voglat që do të ndeshen sa herë që ky tekst historie do të shkruhet. Do të ndryshojë këndvështrimi, do ndryshojnë preferencat, të tjerë do të hiqen e të tjerë do të shtohen por logjika do të jetë e njëjtë, derisa te ne nuk do të ketë historianë që të jenë shkolluar në perëndim, ku kanë mësuar sesi shkruhet historia e vërtetë dhe ajo me ‘gjak e me penë’, që na është thënë për pesëdhjetë vjet, të zhveshur nga ndikime ideologjike e aq më keq partiake. Kur të ketë nga ata njerëz që kanë dëshirë të rrëfejnë e jo të manipulojnë.

Një problem akoma edhe më i madh në këtë çështje është edhe fakti se pse duhet të shkruhet nëpër tekste shkollore historia e viteve të fundit e për më tepër ajo e muajve të fundit. Në të gjitha lëndët e historisë bashkëkohore, qofshin ato edhe histori rajonale, si Historia e Lindjes së Mesme apo Historia e Amerikës Latine, etj. nuk studiohet periudha e viteve të fundit. Madje në tekste universitare nuk studiohet historia e mbi njëzet viteve të fundit. Kjo ka një arsye të madhe. Sepse ngjarjet që kanë ndodhur nuk janë bërë ende histori, sepse dokumentacioni nuk është i mjaftueshëm për të qenë objektiv, sepse emotiviteti i autorit ndihet edhe instinktivisht, sepse arkivat nuk japin asnjë të dhënë për këtë periudhë kohore.

E mbi të gjitha sepse njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj fakteve të fundit, më të përfshirë e kjo mund të lëndojë shumë, ashtu si ndodhi në Shqipëri me botimin e fundit te ‘Historia 12’. Sepse e tashmja nuk është histori.

Nga Arjan Konomi

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

Shqiptarët Politeistë
Kur Vaso Pasha do të shkruante në fund të ‘800 se ‘feja e shqiptarit është shqyptaria’ besoj do të kishte parasysh më shumë se një thirrje kombëtare për shpëtimin e kombit, faktin se bashkëkombësit e tij nuk ishin edhe aq fetarë sa ky element të përbënte një çelës propagande apo thirrjeje për zgjim kombëtar por ishte e kundërta, pra fakti që nuk ishin fetarë aspak.

Në ditët e sotme ndajmë të gjithë të njëjtin mendim se tek shqiptarët edhe pse të ndarë në disa fe ekziston tradita e mirë e tolerancës fetare dhe e një harmonie bashkëjetese midis feve të ndryshme, gjë që na bën të krenohemi dhe ta trumbetojmë si një vlerë të madhe të shoqërisë sonë. Dhe padyshim që është e tillë.

Gjithashtu, janë të shumtë ata që mendojnë se shqiptarët janë popull pagan dhe kjo shihet në shumë artikuj dhe forume ku njerëzit shprehen për këtë temë. Edhe pse termi ‘paganizëm’ haset shpesh, asnjë nuk e ka të qartë domethënien e saktë të tij, por përdoret si argument për të dëshmuar se ne shqiptarët jemi të shkëputur nga feja, që nuk ka rëndësi të madhe në jetën tonë të përditshme e deri diku edhe në sensin e të thënit si të ‘pa fe’, jo në kuptimin negativ të fjalës.

Por pse mendohet që ne jemi paganë dhe pse në shoqërinë shqiptare ka ekzistuar toleranca fetare? Asnjë nga këto dy argumenta nuk shpjegon saktë thelbin e tyre ndaj dhe marrin tone propagande.

Për tolerancën në përgjithësi mund të themi se është karakteristikë e shoqërive apo individëve të civilizuar, të emancipuar, që dinë të dallojnë qartë kufijtë e jetës së tyre me ato të të tjerëve. Është e çuditshme që një shoqëri e prapambetur si jona, në kohë të ndryshme shumë larg civilizimit europian të ketë patur një tolerancë të tillë që dhe vendet më të zhvilluara na e kanë zili. Toleranca na vjen nga civilizimi? Absolutisht jo. Arsyeja e vetme dhe e qartë që shqiptarët kanë qenë dhe janë tolerantë është se atyre nuk u bëhet shumë vonë për fenë, nuk e kanë atë si tregues të identitetit të tyre dhe as pjesë përbërëse e jetës së tyre të përditshme. E kam fjalën në përgjithësi duke mos marrë parasysh grupe të caktuara religjozësh apo besimtarësh që janë një pakicë e vogël.

Gjatë komunizmit ne ishim i vetmi vend ateist në botë. Edhe Bashkimi Sovjetik e vendet e tjera të diktaturave komuniste pavarësisht se denigruan fenë dhe propogandonin kundër saj, nuk arritën kurrë ta ndalonin atë, të mbyllnin vendet e kultit e të shpallnin të jashtëligjshme praktimin e riteve te saj. Dhe jo çuditërisht shumica e popullsisë shqiptare gjatë asaj periudhe e mbështeste këtë duke bërë që dhe sot numri i atyre që konsiderohen ateistë të jetë jo pak i ndjeshëm.

Ndësa ata që mbrojnë teorinë e popullit pagan kërkojnë të shkëputen nga debatet religjoze. Ata gabojnë në terminologjinë e tyre sepse të jesh pagan nuk do të thotë jo që të mos besosh në Zot për të besosh në shumë zota. Paganizmi si një nga format më të vjetra të fesë në botë, praktikuar pothuaj në të gjitha kulturat e hershme e që ne sot e njohim me emrin mitologji, ishte feja politeste, pra që besonte në shumë perëndi, ku secila kishte “funksionin” e saj.

Përkrahësit e paganizmit sot edhe pse argumentojnë në mënyrë të gabuar kanë të drejtë, sepse shoqëria shqiptare është më tepër pagane sesa e kundërta. Po të shohim kalendarin e festave e veçanërisht se çfarë ndodh gjatë tyre vëmë re se shqiptarët festojnë të gjitha ditët fetare sipas mënyrës së tyre. Kështu ndodh kur është Bajrami. E bëjnë në mënyrë pagane pa qenë nevoja të shkojnë në xhami. Kur janë krishtlindjet edhe pse jemi një shoqëri me shumicë myslimane përsëri gjithë vendi zien nga atmosfera e festës. Dhe mesazhe urimi u dërgojmë të gjithë të dashurve tanë duke harruar se çfarë besimi u përkasin. Po ashtu festojmë edhe Vitin e Ri që është festë kristiane bazuar në kalendarin Gregorian si dhe ditën e verës apo ndonjë festë tjetër që nuk ka lidhje më fenë. E njëjta gjë ndodh edhe për ata më mistikët që duan të kërkojnë fatin e tyre në vende të shenjta. Mjaftojnë që të shkojnë, po se janë teqe bektashinjsh, kisha ortodokse apo katolike nuk bëjnë dallim.

Festojmë festat e të tjerëve dhe e kundërta. Ja pra që ne shqiptarët më shumë se monoteistë, pavarësisht fesë që i përkasim veprojmë si politesitë, për të cilët feja nuk bën diferencim por rëndësi ka që beson.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

Shqiptarë e Kosovarë?! Një apo dy Kombe?
Pas dekadash ndarje të detyrueshme, shqiptarët debatojnë se sa kanë ndryshuar.

Nga Arjan Konomi në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

Në një ditë të nxehtë vere, një grup miqsh janë të ulur në një kafene bregdetare në Shqipërinë e Jugut. Erleta, vajza e një disidenti të Kosovës, dhe Tomi nga Tirana kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Megjithatë, siç ndodh shpesh në Ballkan, ata s’pajtohen kur diskutojnë të kaluarën. Tomi beson se regjimi i mëparshëm komunist në Shqipëri ishte tejet më shtypës sesa regjimi i Josip Titos në Jugosllavi. Erleta s’është dakord.

Varfëria dhe uria ishin të zakonshme në Shqipërinë komuniste, shton Tomi, ndërsa njerëzit në Kosovë mund të kishin prona, të ushtronin fenë dhe të emigronin në Perëndim nëse donin.

Gjithsesi, Erleta ngulmon që shtypja s’mund të matet vetëm me të mirat materiale. “Përpiqu ta shijosh një tryezë përplot me ushqim ndërsa dikush të godet fytyrës,” replikon ajo duke kërkuar një metaforë për të shprehur shtypjen që shqiptarët mendonin se përjetonin në Kosovë. “Dhe mos na quaj kosovarë,” shton ajo. “Edhe ne jemi shqiptarë”.

Debati i nxehtë i dy miqve të përkujton faktin se ndërkohë që të gjithë shqiptarët e mbështetën revoltën e Kosovës kundër sundimit serb, pavarësia e Kosovës prej vitit 2008 ka ngritur çështje lidhur me identitetin e shtetit të ri dhe nëse ai ndryshon nga ai i Shqipërisë.

Disa vetë e shohin përpjekjen për të promovuar një identitet të veçantë kosovar si të imponuar e të shpikur dhe e hedhin poshtë si artificial. Disa të tjerë janë më pozitivë. Sidoqoftë, çështja është temë e nxehtë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, mes intelektualëve, politikanëve dhe njerëzve të thjeshtë.

Ndarë nga kufijtë

Zanafilla e çështjes lidhur me identitetin e Kosovës daton nga Lufta Ballkanike e vitit 1912, kur Serbia, Mali i Zi, Greqia, Rumania dhe Bullgaria iu sulën ngulimit të fundit të territorit të sunduar nga osmanët në Ballkan.

Rezultati i Konferencës së Paqes në Londër më 1913 ishte ndarja e Maqedonisë mes fitimtarëve dhe krijimi i një Shqipërie të pavarur.

Gjithsesi, pothuajse gjysma e popullsisë shqiptare etnike u la jashtë shtetit të ri mbasi Serbia aneksoi Kosovën dhe atë që sot është Republika e Maqedonisë.

Megjithëse ende të bashkuar nga një gjuhë dhe trashëgimi e përbashkët, tashti një kufi shtetëror ndante shqiptarët në Shqipëri nga ata në Kosovë.

Mbas Luftës II Botërore, kufiri u bë edhe më i pakalueshëm. Dy shtetet në të cilët jetonin shqiptarët tashti ndiqnin ideologji shumë të ndryshme, ku Shqipëria besonte në filozofinë e ashpër staliniste. Nga viti 1948 deri më 1991, kufiri mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë ishte pothuajse hermetikisht i mbyllur.

Edhe mbasi u shemb Jugosllavia, gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, shqiptarët e Kosovës s’mund ta kalonin lehtë kufirin. Si pasojë, shqiptarët në të dyja anët e kufirit kishin pak mundësi të komunikonin për pothuajse gjysmë shekulli.

Edhe në Shqipëri, regjimi izolacionist i Enver Hoxhës u përpoq sa mundi të fshinte nga faqja e dheut shumë aspekte të kulturës tradicionale shqiptare. Shumica e popullsisë jetonte në shtërngesë materiale, e lënë pa shumicën e mallrave bazike.

Robert Elsie, ish-diplomat gjerman dhe vëzhgues i kahershëm i Ballkanit, thotë se edhe pse Kosova ishte rajoni më i varfër i ish-Jugosllavisë, ajo gëzonte një prosperitet modest kur krahasohej me Shqipërinë.

Porse, shqiptarët e Kosovës përjetonin shtypje të vazhdueshme politike dhe kulturore nga Beogradi. Një pasojë e kësaj ishte që ata prireshin të mbylleshin brenda vetes si bashkësi, duke mbetur më tradicionalë në kulturë sesa shqiptarët e Shqipërisë.

Parajsa është në anën tjetër

Për shumicën e shqiptarëve të Kosovës që u rritën në ish-Jugosllavi, Shqipëria ishte një parajsë proletare, e njohur vetëm nga imazhet propagandistike lejuar nga regjimi i Hoxhës.

“E shihnim Shqipërinë si tokën e ëndrrave tona […] sepse ishte vend i pavarur dhe nuk sundohej nga të tjerët, si ne dhe serbët,” thotë Seferi nga Prishtina.

Ai e ka kaluar shumicën e viteve 1990 në mërgim duke drejtuar një klub shqiptar në rrethinat e Lionit të Francës dhe duke botuar revistën Rruga e lirisë.

“Ajo që ne dinim për Shqipërinë ishte propaganda që transmetonte regjimi në Radio Tirana,” kujton ai. “Ajo ishte shtet i pavarur, larg ndikimit rus dhe amerikan, ku njerëzit e lirë valëvitnin flamurin e tyre.

“Kur miqtë e mi në Kosovë shkuan së pari në Shqipëri në fillim të viteve 1990, u ulën dhe puthën tokën,” shton ai.

Revista e Seferit e lavdëronte Hoxhën si “patriot të madh”. Ai thotë se nuk iu hapën sytë plotësisht deri nga fundi i viteve 1990, kur përfundoi në Shqipëri si refugjat.

“E njohëm Shqipërinë e vërtetë vetëm gjatë eksodit të vitit 1999, kur mbi 600.000 nga ne gjetën strehim [në Shqipëri] dhe pamë me sytë tonë mizerjen e vendit tonë të ëndrrave,” kujton ai.

“Ndërsa njihnim njëri-tjetrin, kuptonim se nuk njiheshim aspak.”

Shqiptarët e Kosovës nuk ishin të vetmit që kishin keqkuptime lidhur me shqiptarët e Shqipërisë. Edhe këta të fundit kishin iluzione të ngjashme për kushërinjtë e tyre në anën tjetër të kufirit.

“Ne i konsideronim ata [shqiptarët e Kosovës] fatlumë sepse ekonomikisht ishin shumë më të përparuar se ne,” mban mend Juliani. Familja e tij ishte nga Mitrovica e Kosovës veriore, por ai ka lindur dhe është rritur në një fshat afër Fierit në Shqipërinë qendrore.

Familja e Julianit është zhvendosur në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore për t’i shpëtuar shtypjes serbe, por regjimi komunist i Shqipërisë i trajtoi edhe më egër se serbët.

“S’mund të largoheshim nga fshati, lëre më të iknim në ndonjë metropol evropian si njerëzit në ish-Jugosllavi,” kujton Juliani. “Ata kishin edhe liri fetare [në Kosovë] ndërsa ime më i përgatiste ëmbëlsirat e Bajramit fshehtas, sepse po të zbulohej, do t’i vuanim pasojat.”

Në një pikë, familja e Julianit u dërgua në një kamp internimi, në një zonë të varfër kënetore quajtur Derrmenas. Një nga xhaxhallarët e tij u pushkatua si disident politik. Familjes iu mohua e drejta për studime të larta dhe përjetoi një jetë varfërie dhe frike derisa u shemb sistemi komunist më 1991.

Juliani mban mend se si “mezi e kisha pritur çastin për ta vizituar Kosovën për herë të parë sepse atëherë dukej sikur po hyje në Perëndim – por u zhgënjeva”.

Terrori i përjetuar nga shumica e shqiptarëve të Kosovës gjatë regjimit të Millosheviqit e tronditi. “E kuptova se në ç’shtet policor jetonin – në frikë të vazhdueshme për jetën,” shpjegon ai. “Për më tej, ata dukeshin të ndryshëm, sikur i përkisnin një kombi tjetër”.

Fatos Lubonja, shkrimtar shqiptar dhe ish-disident politik që e kaloi shumicën e rinisë së tij në gulagët e Hoxhës, thotë se fakti që shqiptarët e Kosovës kanë përjetuar një histori të ndryshme nga ajo e shqiptarëve të Shqipërisë qysh prej vitit 1912 ka ndihmuar në formësimi e identiteteve të tyre përkatëse.

“Shqiptarët e Kosovës për një farë periudhe kohe ndjeheshin më shumë jugosllavë sesa shqiptarë,” thotë Lubonja. “Zgjimi kombëtar, edhe atëherë [në Kosovë], ka qenë proces.”

Një identitet apo dy?

Udhëtimi nga Tirana në Prishtinë në autostradën e sapondërtuar me katër korsi është një përvojë e këndshme. Dhjetë vjet më parë, kjo do të kish qenë e pamendueshme.

Ideja se Kosova do të ishte shtet i pavarur, njohur nga 63 shtete, përfshi ShBA-të dhe 22 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ishte edhe më e pamendueshme atëbotë.

Nexhmedin Spahiu, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës dhe autor i librit Drejt kombit kosovar, mëton se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë zhvilluar identitete të veçanta.

“Sa i përket etnicitetit, kemi të njëjtin identitet sepse flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi tradita të përbashëkta,” thotë ai. “Por kemi pasur histori të ndryshme dhe kjo ka krijuar dy identitete të dallueshme – të ndarë nga njëri-tjetri në kuptimin politik të fjalës.”

Spahiu thotë se Kosova është e pazakontë në atë që po krijon një identitet kombëtar mbasi vendi e ka shpallur pavarësinë – jo e anasjellta. “Ne e krijuam shtetin tonë para se të formësohemi si një komb,” vëren ai.

Me flamurin, himnin dhe simbolet e tjera kombëtare, “ne do të ecim drejt krijimit të një kombi kosovar përbërë jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga pakicat e tjera etnike,” parashikon ai.

Komentatorë të tjerë gjithashtu pranojnë qenien e dallimeve të rëndësishme shoqërore mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

“Kur pata kontakt së pari me shqiptarët e Kosovës gjatë luftës ajrore të NATO-s, nuk më shkoi gjatë të kuptoja se ishim të ngjashëm, por ndërkohë që kalonte koha vija re dallime,” thotë Mustafa Nano, një komentator politik nga Tirana.

“Më 1999 do të kisha thënë se kishim identitet të përbashkët, por sot do të përgjigjesha se identitetet tona janë të dallueshme,” shton ai. “Kjo shfaqet në marrëdhëniet tona me kombin, fenë, familjen, shtetin dhe etikën tonë të punës,” vazhdon Nano.

Një dallim i dukshëm mes dy popujve është e folura e tyre. Dialekti gegë i përdorur në Kosovë dallon nga gjuha standarde që mësohet në shkolla dhe që përdoret në Shqipëri.

Enver Hoxha, jugor, e imponoi dialektin jugor toskë mbi gjithë Shqipërinë. Si pasojë, përdorimi i dialektit gegë shpesh nuk shihet me sy të mirë.

Në Tiranë, shqiptarët e Kosovës shpesh perceptohen si njerëz me vlera rurale që mbështeten në struktura të vjetra fisnore, diçka që regjimi komunist në Shqipëri e urrente gjatë diktaturës së tij të gjatë.

Shqiptarët e Kosovës kanë problemet e tyre kundrejt shqiptarëve nga Shqipëria, duke i gjykuar si më pak patriotë sesa veten e tyre dhe indiferentë ndaj kauzës shqiptare.

Në të njëjtën kohë, shumë shqiptarë të zakonshëm besojnë se këto dallime janë vetëm sipërfaqësore dhe kryesisht të bazuara në paragjykime.

Kur Murat Rrahmani nga Mitrovica iu largua konfliktit të armatosur në Kosovë më 1999 me të shoqen, motrën dhe tri vajzat e tij, ai u vendos në qytetin jugor të Vlorës.

“Isha i shqetësuar,” kujton Murati. Dinte që ai qytet kishte qenë në qendër të trazirave disa vite më parë pas dështimit të një vargu skemash piramidale.

Por familja e varfër e klasës punëtore që strehoi Muratin dhe familjen e tij i habiti ata me mikpritjen që tregoi.

“Për shkak të dallimeve në dialekt kishim probleme t’i kuptonim mikpritësit tanë në fillim,” thotë Murati. “Por u përshtatëm shpejt dhe mbas pak u ndjemë si në shtëpi.” Të kthyer tash në Kosovë, ai dhe familja e tij shkojnë në Vlorë çdo vit.

Mehmet Shushollari, punëtori i ndërtimit që strehoi familjen e Muratit, thotë se megjithëse dy familjet pak dinin për njëra-tjetrën, në fund kuptuan se ishin pak a shumë të njëjta.

“Në Vlorë dinim shumë pak për Kosovën,” thotë Mehmeti. “Por jetuam me familjen e Muratit për disa muaj dhe, megjithëse kjo e fundit s’jepej shumë mbas ushqimit të detit, pamë se ishim shumë të ngjashëm edhe në aspektet e kuzhinës,” shton ai.

Disa intelektualë mendojnë që një identitet i veçantë kosovar as që ekziston në të vërtetë. “Termi “identitet kosovar” është artificial. Është e vështirë ta përkufizosh se çka është në të vërtetë ai, edhe për ata që mendojnë se ekziston,” thotë sociologu i Prishtinës Shkëlzen Maliqi. “Megjithëse ka dallime në botëkuptimet e shqiptarëve të Kosovës dhe atyre përtej kufirit, këto dallime nuk mjaftojnë për krijimin e një identiteti.”

“Një identitet kosovar nuk do të ishte… identitet i qëndrueshëm dhe i fortë, me kuptim të fortë,” shton ai.

Akademiku shqiptar i Kosovës, Rexhep Qosja, pajtohet me këtë. Ata që flasin për identitet të veçantë për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë duhet të kujtojnë se çdo krijesë njerëzore ka një “identitet” të vetin, mëton ai.

“E njëjta logjikë qëndron për zonat e ndryshme banuar nga shqiptarët, ku njerëzit kanë mikro-identitetet e tyre,”

shpjegon ai. “Por nëse e shtrijmë këtë në krejt shqiptarët, ata kanë një identitet të përbashkët që përbëhet nga këto mikro-identitete”.

Qosja thotë se më fort janë fqinjët që i kanë imponuar dallimet dhe jo se i kanë krijuar shqiptarët mes vetes.

Ai vë në dukje shprehjet e ndryshme që përdoren në serbisht për një shqiptar në Kosovë dhe një shqiptar në Shqipëri – përkatësisht “shiptar” and “albanac”.

Qosja thotë se bashkësia ndërkombëtare mund të dojë të nxisë zhvillimin e një identiteti të veçantë kosovar për arsye politike, “duke menduar se kjo do t’i bëjë serbët të ndjehen më mirë”.

Por ai ngul këmbë që shqiptarët në të dyja anët e kufirit “janë një komb dhe pretendimi i krijimit të një kombi apo identiteti tjetër jo vetëm është absurd, por edhe anti-historik.”

“Dy Koretë janë dy shtete, siç ishte Gjermania e ndarë, por përveç sistemeve të ndryshme politike askush s’ka besuar [ndonjëherë] se ndonjëri prej tyre përbëhej nga dy kombe,” përfundon ai.

Ribashkim në Bashkimin Evropian

Për disa shqiptarë të Kosovës, pasja e një identiteti të ri nuk do të thotë ndryshim radikal i perceptimit të vetvetes, por pasurim të identitetit të tyre shqiptar.

“Një shtet i ri po krijohet me një flamur të ri dhe kufijtë e vet, dhe po bëhen përpjekje për të përcaktuar një identitet për shqiptarët e Kosovës i cili nuk është më si identiteti që kanë pasur dikur,” thotë Bujari, reporter nga Prishtina.

Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës nuk janë të vetmit që e ndjekin debatin mbi identitetin.

Në Maqedoni, një e katërta e popullsisë është shqiptare etnike. Shumica e saj ndjehen të përjashtuar nga të dy “kombet” shqiptare, veçanërisht prej theksimit aktual të identitetit të veçantë të Kosovës.

“Çfarë identiteti kam unë?” pyet Arbeni, punonjës në një kompani farmaceutike në qytetin perëndimor maqedonas të Tetovës. “A jam shqiptar, maqedonas, musliman, apo jam kosovar, siç na thërrasin shumica në Shqipëri?”

Juliani pajtohet me këtë. Për shumë njerëz të zakonshëm si ai, fokusi i ri mbi identitetin e ri të Kosovës duket përçarës. “Deri në ndërhyrjen e NATO-s, askush nuk e diskutonte të qenit shqiptar,” thotë ai. “Tani që s’merren më me serbët kanë filluar të merren me njëri-tjetrin.”

Për shumë politikanë shqiptarë, përgjigjja ndaj pyetjes së Arbenit se ku futet ai duhet të vijë, të paktën pjesërisht, përmes integrimit në Bashkimin Evropian.

Vetëm atëbotë shqiptarët anembanë rajonit mund të ribashkohen vërtet, sepse kufijtë kombëtarë atëherë do të kenë pak ose aspak kuptim.

Duke folur në Prishtinë në tetor, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se megjithëse ndarja e Kosovës nga Shqipëria kishte lënë vraga, ata kishin mbetur në thelb një komb që synonte drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian.

“Kombi është një dhe i pandarë, dhe nuk ka dy kombe shqiptare siç nuk ka dy kombe kroate ose dy kombe serbe,” tha ai, duke shtuar: “Nuk ka të ardhme më të ndritshme për ne shqiptarët sesa integrimi në Bashkimin Evropian.”

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor