Portali Shqip » Profil

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko
Dashuria e këngëtares Soni Malaj me balerinin italian, Mirko Luccarelli, një histori gossipi apo një lidhje e vërtetë? Të gjitha detajet që rrëfejnë si lindi dhe si po e përjetojnë këtë ndjenjë. Të lumtur, por sa do të zgjasë kjo dashuri? Kush është balerini që turbulloi mendjen e Soni Malaj dhe sekretet e pathëna mes tyre.

Nëse “Dancing with the stars”, dikush do ta kujtojë për çmimin e madh, dikush për protagonizmin, ndonjë tjetër si eksperiencë të veçantë, Soni Malaj do ta kujtojë si spektaklin që i dhuroi dashurinë. Dhe sikur kjo dashuri të ketë fatin të jetojë aq gjatë, sa t’u mbijetojë xhelozive, tradhëtive, shpërthimit të komplekseve aq sa të bëhet e padurueshme, mund të thuhet vërtet që ata të dy janë njerëz me fat. Në këtë rast do të ishte një kujtim i paharruar për Sonin dhe Mirkon e saj.

Pas zhgënjimeve dhe dështimeve në dashuri, dhe pas shumë kohe pa raporte sentimentale, më në fund Soni Malaj hidhet në krahët e një balerini italian, duke pranuara se është e dashuruar. Madje lidhjen e tyre, e kanë bërë publike pikërisht në natën e skualifikimit, duke e kurorëzuar deklaratën me një puthje.

Kështu, bashkë me flamenkon, balerini italian i ka “mësuar” Sonit edhe dashurinë. Ai është Mirko Luccarelli, një balerin i njohur në Itali, kryesisht për kërcimin e flamenkos, që u bë “mësuesi” i Sonit gjatë spektaklit “Dancing with the stars”.

Lind një pyetje: Soni Malaj, vërtet ndihet e dashuruar, apo është rrëmbyer nga fiziku andaluzian i Mirkos, nga tradita spanjolle, të cilën balerini e zotëron mjaft mirë, apo nga romanticiteti tipik italian? Nga larg fiziku i tij është perfekt: forma të përkryera, porpocionale, befasuese….. Por, fatmirësisht as Malaj nuk ka defekte, që në të kundërt, vallëzimi përmes gjysmëlakuriqësisë së tij, do t’ia vinte në dukje. Të dy duken një çift mjaft i bukur. “Më publike se kaq, nuk kemi se çfarë e bëjmë”, ka thënë Soni Malaj, për lidhjen e tyre, pas skualifikimit nga gara e “Dancing with the stars”, pa shprehur asnjë peng për humbjen e garës, sepse siç i thonë një fjale: “Kush ka fat në lojë, nuk ka fat në dashuri”, ndërsa Soni uron, që fati i dashurisë t’i buzëqeshë kësaj here.

Kur dashuria rrëmbehet!

Në rastin e tyre nuk mund të thuhet qartë se cili rrëmbeu dashurinë e tjetrit. Në fillim marrëdhënia e tyre ishte një sherr i gjatë dhe i vazhdueshëm, një prelud që zakonisht ndodh tek të gjithë të dashuruarit, një acarim disi i pakuptimtë, por që në gjuhën e dashurisë e ka një deshifrim. Ata grindeshin gjatë provave për çdo gjë, megjithëse kalonin një pjesë të madhe të kohës bashkë, “edhe pse pa dëshirën” e Sonit, siç tregonte ajo vetë. Duke qenë se Mirko ishte mysafir dhe nuk njihte shumë njerëz, nuk dinte rrugët, nuk dinte pothuajse asgjë për Tiranën, Soni “ishte e detyruar” ta shoqëronte ngado.

Madje shkonte edhe ta merrte në shtëpi me makinë dhe së bashku shkonin në prova, ku si në një rreth vicioz fillonin e nuk mbaronin grindjet e tyre. Madje kur një mik e kishte pyetur Sonin se si shkonin provat në “Dancing with the stars”, ajo ishte shprehur se “nuk ndihej fort mirë për shkak të partnerit të saj”. E megjithë këto grindje dhe inate të vazhdueshme mes tyre, çuditërisht rrinin bashkë, të veçuar nga të tjerët, ndonëse marrëdhëniet i kishin të mira me të gjithë. Kur një ditë dikush i tha Sonit “Shiko, se ky djali duket se është i dashuruar pas teje!”, ajo nuk ka mundur ta besojë, sepse nuk e kishte menduar se pikërisht aty do të gjente dashurinë e munguar prej kohësh. Dhe erdhi një ditë kur Mirko “i vodhi” asaj puthjen e parë në palestër, sigurisht pa praninë e kamerave. Që nga ky moment zënkat mes tyre morën fund, sepse u gjet ilaçi për t’u luftuar “mikrobi i rrezikshëm”.

Soni thotë se “nuk e kishte menduar kurrë që do ta gjente dashurinë në “Dancing with the stars” e aq më tepër me një balerin italian. Ky raport me sa duket i ka bërë mirë këngëtares, e cila nuk është pikëlluar aspak nga eleminimi që do ta çonte drejt finales. Përkundrazi, pikërisht atë natë ata kanë daklaruar dashurinë e tyre, e cila prej kohësh përflitej nga konkurrentët e tjerë, të cilët ç’është e vërteta kishin vënë re diçka. “A nuk është e bukur”? ka thënë Mirko para kamerave atë natë duke i dhuruar asaj një puthje”, ndërsa mezi kanë pritur që të mbaronin edhe duartrokitjet e fundit e të shkonin në shtëpinë e Sonit. Aty gjetën bekimin e të gjithëve dhe përveç këtij bekimi, gjetën edhe një pulë me pilaf që mamaja e Sonit kishte gatuar asaj nate. Janë përqafuar dhe gëzuar të gjithë bashkë dhe pasi kanë marrë pulën me pilafin e gatuar enksa për ta, kanë shkuar në shtëpinë e Mirkos për të kaluar atje natën e parë të deklarimit publik të dashurisë së tyre, duke pirë dhe shijuar gatimin oriental.

Mirko, tradicional?

Mirko e konsideron Sonin si “dashuria e jetës sime” dhe nxiton t’i japë asaj puthje sa më shumë. Po a është kjo lidhje, apo “fidanzamento”, siç thonë italianët, ajo që kërkon dhe shpreson Soni, një lidhje që do ta çojë larg, deri në martesë? Ajo thotë se Mirko është një italian që duket sikur ka marrë anët më të mira të shqiptarëve. I edukuar, shumë xhentil, i rreptë kur duhet, shumë i rregullt në punë e mbi të gjitha shumë romantik. Ai, madje i ka bërë punët përsëmbari, sepse pasi kanë zbuluar se janë të dashuruar, Mirko i ka kërkuar “dorën tek i ati”, sigurisht për t’ia bërë qejfin Sonit (një traditë kjo që vetë të rinjtë shqiptarë tashmë e kanë lënë pas). Sipas zërave që qarkullojnë, kjo do të pasojë me zyrtarizimin e mëtejshëm të lidhjes sepse kanë vendosur që babai i Mirkos të vijë në Tiranë për të sjellë unazën. Pak i habitshëm ky fakt, nëse kemi parasysh traditën kristiane, sipas së cilës, unazat shkëmbehen vetëm në kishë ditën e ceremonialit të dasmës dhe ky bekim bëhet para zotit. A e njeh aq mirë Mirko dallimin mes dy traditave dhe a ka aq vlerë për Mirkon kjo unazë e vënë në gishtin e Sonit, jashtë kishës? Apo është thjesht sa për t’i bërë qejfin Sonit? E gjitha kjo mbetet për tu parë. Aq më tepër që koha e njohjes së tyre ka qenë mjaft e shkurtër, ndonëse shumë intensive.

Pavarësisht këtyre vetë Mirko ndihet i lumtur për të gjitha këto që i ndodhën në Shqipëri. “Në Tiranë, përveç mikpritjes dhe miqësive, gjeta edhe dashurinë”, deklaron ai.

Kur dashuria të lë pa gjumë

Tani është rradha e Sonit të rrijë pa gjumë. Dashuria është e bukur, por ka edhe ca siklete që Soni si çdo femër e di mirë. Ndonëse nuk pranon të japë detaje, apo intervista, miqtë e saj flasin për ndjenja të zjarrta mes të dyve, puthje, ledhatime, fjalë të ëmbla, lokale që i frekuentojnë bashkë, njohje familjare. Madje Mirko ka filluar të shoqërojë Sonin në të gjitha koncertet jashtë vendit. Pas një periudhe të turbullt sentimentale, Soni ndihet më në fund e lumtur. Tani jetojnë bashkë dhe po përpiqen të ndërtojnë diçka. Por sa do të zgjasë e gjitha kjo? A është thjesht dashuri, apo një tundim pasioni? Si do të vijojë lidhja e tyre në distancë?

Një fjalë e urtë thotë “Larg syve, larg zemrës”, por si do ta shkurtojnë ato distancën? Soni është një këngëtare e njohur në Shqipëri dhe në diasporë, por ngjan si utopike të pretendohet që të njëjtin sukses ta ketë edhe në Itali. Mirko vërtetë që po e shoqëron gjatë këtyre ditëve në koncertet e saj, por ai ka vetë një karrierë personale, të ngritur me shumë mund dhe që nuk mundet ta shkelë me këmbë.

Zyrtarizimi i lidhjes së tyre është një lajm që ka entuziazmuar Sonin dhe familjen saj. Por, a do të vijë pas kësaj periudhe martesa??? Vështirë të thuhet që tani!

“Dirty dancing” për Sonin e Mirkon

Vajza që nisi karrierën muzikore në moshën 15 vjeçare dhe që deri pak kohësh shoqërohej kudo nga mamaja, tani është një femër e pjekur, 28 vjeç. Nuk është penduar aspak që ka marrë pjesë në “Dancing with the stars”. Talenti për kërcimin nuk e la në baltë, duke u bërë shpejt një nga konkurrentet më të forta të spektaklit, por edhe joshja e buzëqeshjes së saj i ka dhënë një shpërblim goxha të mirë: lidhjen me Mirkon. Është aq e rritur sa për të mos fshehur më asgjë dhe për të menduar për të ardhmen.

E turbulluar nga dashuria, ende nuk e di se ç’drejtim do të marrë jeta e saj. Destinacioni do të jetë Italia, kurse “fluturimi me Mirkon”, sikundër “fluturimi me Florin”, që kishte numrin 3470, ende nuk e ka një numër…..

“Ex Carramba boy”

Kur Mirko Luccarelli, erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në “Dancing with the stars”, shumë pak dihej për të. Por në një kohë të shkurtër ai u bë protagonist. Nuk mjaftoi talent i tij si kërcimtar, hijeshia dhe sharmi si mashkull, por sidomos dashuria me Soni Malaj, e shndërroi atë menjëherë në një personazh të dashur për publikun shqiptar. Mirco Luccarelli, një artist mjaft ambicioz, i etiketuar në Itali, sidomos si “balerini i flamenkos”, sot në moshën 33 vjeçare e shtrin karrierën e tij mes baletit dhe filmit. Njihet ndryshe si “ex Carramba boy”, pasi pasioni i tij për baletin e ka reshtuar që herët në kastin e balerinëve të spektaklit “Carramba, che sorpresa”! As diploma e shkollës së mesme për ekonomi, nuk ia ndrydhi atij pasionin për sportet, duke filluar që nga artet marciale, deri tek tek atletika, apo volejbolli, me të cilën ka arritur deri në serinë A2.

Por të gjitha këto mbeten pasione të së shkuarës. Sot Mirko Luccarelli angazhohet si balerin dhe aktor profesionist. Shfaqja më e sukseshme e tij si balerin, ka qenë ajo e para një viti në Raiuno, me titull “Incredibile”, drejtuar nga Veronica Maya, me pjesmarrjen e gjashtë balerinëve, ndër të cilët edhe Mirco Luccarelli.

Ndërkohë arritje ka shënuar edhe karriera e tij si aktor, në filma artistikë dhe televiziv, si përshëmbull, në serialin “Cuori rubati” në Raidue, “Un posto al sole”në Raitre, “La squadra”sërish në Raitre, apo në muzikalet teatrore si, “Grease” dhe “Mi vida”, një muzikal kushtuar flamenkos.

Djali që prishi gjumin e aktores Manuela Arcuri

Diva italiane, e vlerësuar për hiret e saj të jashtëzakonshme, për lidhjet, flirtet, dashuritë dhe pasionet e saj të papërmbajtura, rendit në listën e gjatë të meshkujve të saj, edhe emrin e balerinit Mirko. Ka qenë një bum i vërtetë për median rozë në Itali, fakti që Manuela Arcuri, në verën e vitit 2008, në kohën kur kishte zyrtarizuar lidhjen me avokatin barez Ezio Costantino, është fotografuar në Capri duke shëtitur me “mjeshtrin e flamenkos” dhe më tej duke hipur në një jaht luksoz. Asaj kohe gazetat u morën shumë me bukuroshen Arcuri dhe balerinin e hijshëm që po i prishte mendjen bukuroshes Arcuri. Por me gjithë mjegullën që përhapën këto fotografi, nuk pati konfirmim nga asnjëra pale, që të zyrtarizonte, apo kundërshtonte flirtin mes dy personazheve. Dhe kur gjërat nuk kanë një kundërpërgjigje të menjëhershme, konsiderohen si të mirëqëna. Mirko Luccarelli është prerja e artë e një artisti. Është i gjatë 185 cm, peshon 77 kg, ka sytë dhe flokët ngjyrë kafe të errët dhe konsiderohet një sex simbol i vërtetë.

Zhgënjimet e Sonit

Flori…… një aventurë!

Dashuria, apo lidhjet mes këngëtarëve nuk janë diçka e panjohur për muzikën shqiptare. Modeli i show bizit ndërkombëtar bëhet një guidë domethënëse për t’u pasuar. Duke frekuentuar të njëjtat rrethe miqësore, të njëjtat aktivitete, apo konkurrime, dhe mbi të gjitha, duke pasur të njëjtën dëshirë dhe pasion për muzikën, mjaft dashuri lindin dhe jetojnë, të tjera ngelen vetëm flirte, të destinuara për shtypin rozë, e më të paktët prej tyre arrijnë të martohen dhe të kenë një jetë të lumtur së bashku.

Soni dhe Flori, ishte një histori që nisi e fshehtë, si të gjitha lidhjet e kësaj natyre. Gosipi shqiptar e kishte pikasur që herët, por megjithatë kjo ndjenjë nuk ishte pranuar asnjëherë prej tyre, derisa të rinjtë u fotografuan së bashku, krah për krah njeri-tjetrit, si spektatorë në një shfaqje të madhe me publik Vip. Kaq mjaftoi që konfirmimi të vinte: “po, ata ishin të dashuruar”!

Intervistat erdhën të menjëhershme, Soni dhe Flori kudo bashkë, thonin se ishin të lumtur. Orë pa fund të studion e Florit dhe mjaft deklarata dashurie. Dhe mbi të gjitha, një këngë që i kushtohet dashurisë së tyre. Ka titullin “Fluturimi 3470. E kompozon vetë Flori, e këndojnë në “Këngën Magjike”, në fund të këngës një puthje në skenë dhe bëhen fitues të çmimit të dytë. Po ç’ndodhi më pas me Sonin e Florin? Të kursyer në deklarata ata pranuan vetëm se “mori fund”.

Por, pavarësisht kësaj deklarate, miqtë e tyre tregonin se ata ende ishin nuk ndarë përfundimisht dhe se takimet vijonin në fshehtësi të plotë. Sigurisht jo si më parë, por rreth një, ose dy herë në javë. Ndoshta lidhja e fortë që përjetuan nuk mundi t’i ndajë dot plotësisht nga njëri-tjetri. Bisedat në telefon gjatë ditës vijonin ndërsa ledhat dhe përkëdheljet ende nuk kishin marrë fund. Madje Flori akoma bënte këngë për Sonin. Por koha bën të veten. Me ndarjen e tyre premtuan se do ngeleshin miq dhe se nuk do t’i prisnin udhën bashkëpunimeve mes tyre, por e çara u thellua. Prezantimi i klipit “Me faj, pa faj” kompozuar po nga Flori, u organizua pa praninë e tij, edhe pse Soni pohoi atëherë se ishin shokë dhe bashkëpunimet e tyre në muzikë do të vazhdonin ende. Kjo ishte e para shfaqje publike si të ndarë, ndërkohë që kishin prezantuar të dy klipin “Zigzag”, ku Flori shfaqej dhe vetë në klip.

2. Destinacioni….Parisi!

Një karrierë në ngjitje, por jo në dashuri. Pas ndarjes përfundimtare me Florin, destinacioni i Sonit u bë kryeqyteti francez, Parisi. Edhe pse u mundua që gjërat t’i mbante nën kontroll, shumë shpejt nisi të përflitej lidhja e saj e re. Udhëtimet e herëpashershme drejt Parisit lidheshin me dashurinë e re të Sonit, me të dashurin francez të cilin e takonte një herë në muaj. Qëndronte me të për disa ditë e më pas kthehej në Tiranë. Tejet e rezervuar për këtë histori, shumë pak gjëra u morën vesh rreth saj. Veç faktit se ishin njohur në Tiranë dhe se djali vinte për bizneset që e lidhnin me kryeqytetin shqiptar. Djali nga Parisi arriti të fitonte vëmendjen e këngëtares, e cila nga ana tjetër përgënjeshtroi çdo detaj të kësaj historie. “Arsyeja e vetme që shkoj në Francë, është mikja ime Elja, të cilën e vizitoj shpesh, do të deklaronte ajo”.

Soni Malaj, 24 shtator 1982 (peshorja) ka mbaruar studimet e larta për frëngjisht. Konsiderohet si ndër këngëtaret më seksi dhe të paguara të showbizit shqiptar. Soni Malaj ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes për lidhjen me kantautorin Flori Mumajesi dhe pas tij me një mashkull francez, identiteti i të cilit ka mbetur anonim. Kësaj rradhe ajo deklaron fuqimisht dashurinë dhe fejesën  me balerinin italian Mirko Luccarelli.

Mirko Luccarelli është balerini italian, i apasionuar pas flamenkos që gllabëroi zemrën e bukuroshes Soni. I ftuar në Tiranë gjatë spektaklit “Dancing with the stars” mes dy të rinjve lindi një ndjenjë e bukur dashurie, të cilën ata nuk hezituan aspak ta shpallnin me një puthje para publikut. Luccarelli është pjesë e botës televizive italiane dhe spanjolle. Ai ka spikatur si balerin dhe aktor. Emri i tij u bë mjaft popullor në verën e 2008-ës, kur paparacët e fotografuan së bashku me aktoren italiane Manuela Arcuri duke shëtitur në rrugët e Caprit.

Mirko Luccarelli, 6 shkurt

1977

Soni Malaj, 24 shtator 1982

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

“6 personazhe kërkojnë një autor” në skenën e Teatrit Kombëtar

TIRONA, STAROVA DHE MORALI I FUTBOLLIT

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe

Suzana Maranaku:  Në marrëveshje për të bukurën

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

Suzana Maranaku: Në marrëveshje për të bukurën
Atelieja e saj ndodhet në një nga zonat kryesore të kryeqytetit. Në një hapësirë jo shumë të madhe janë sistemuar copa, materiale, veshje, stilime që dallojnë nga njëra -  tjetra, por që të gjitha kanë diçka të përbashkët, stilin e rafinuar dhe elegant të Suzana Maranakut.

Teksa hyn në ambientin e saj të punës e kupton se aty çdo gjë është në lëvizje të përhershme. Telefonat nuk rreshtin, shpesh ka radhë tek dera e saj, gjë që tregon se Zana njihet mjaft mirë dhe sepse ajo është shpesh shpëtimi i “minutës së fundit”. Veshjet, e sidomos fustanet, janë pika më e dobët e një gruaje dhe ajo e njeh mirë “thembrën” e Akilit. Me duart e saj, profesionalizmin dhe idetë që e karakterizojnë, çdo punë shndërrohet në një copëz të vërtetë arti.

Ka tridhjetë vite që e ushtron profesionin e rrobaqepëses dhe nëse e pyet për punën, ajo edhe në kulmin e lodhjes, zhurmës, e rrëmujës së një ditë plot peripeci, di të thotë me buzëqeshje se është puna më e bukur që mund të bënte ndonjëherë. Pasioni i shkëlqen sytë, lëvizjet e shpejta reflektojnë ide ë qarta dhe fantazi. Në fund veshjet materializojnë gjithçka. Dhe përsëri Zana, kërkon të ndërhyjë, edhe atëherë kur ka mbaruar, edhe atëherë kur fustani është i veshur në trup. Pasioni i saj nuk gjen paqe. E megjithatë të tërë mbeten të kënaqur. Do të kthehen sërish në atelienë më të njohur, tek Shallvaret, aty ku Zanën e njohin të gjithë.

Tendencë luksi, në rritje

Të qepesh veshje, të përditshme, ato që i përdorim në raste festash apo evente,  sot është një luks që nuk mund të arrihet nga gjithkush.

Vetëm falë një pune të mirë arrin të kesh veshjen që ke dëshiruar, atë të cilën  mund ta kesh parë në katalogët që dalin nga pasarelat më të bukura të stilistëve në emër. Dhe nëse do të bënim një krahasim se si përjetohet fenomeni mes perëndimit dhe Shqipërisë, në rastin e parë luksin e kanë vetëm aristokratët. Pra njerëzit më të pasur apo ata që në gjuhën popullore quhen vipa. Në atelienë e Zanës vijnë kryesisht femra që kanë të ardhura të mira, janë gra në karrierë, të njohura, biznesmene, por edhe ato që i përkasin botës së njohur të spektakleve.

Veshjet që preferohen më shumë janë fustanet, kostumet, këmishat elegante, pardesytë çdo gjë brenda stilit casual dhe atij klasik. Në punën e saj ajo nuk di të imponojë, jep ide, përpiqet t’i shkojë në pështatjen më maksimale dëshirës së shprehur nga personi i interesuar. Motoja e saj është të punojë pa u lodhur, duke respektuar detajet më të vogla të shprehura. Ndaj edhe këmbëngul duke thënë se tendenca për të vajtur te rrobaqepsi nuk ka për t’u zhdukur ndonjëherë. Gjithmonë njerëzit do të kërkojnë diçka ndryshe, jashtë serisë, që nuk e gjen në dyqane. E bukura dhe e veçanta është stili, kur ndryshe të bën më të dallueshëm. Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të së bukurës. Kërkesat për të bërë gjëra të veçanta rriten dita ditës. Preferohet unikja. Ndaj edhe të frekuenturit e një rrobaqepsi është luks.

Me klientelë besnikë

Suzanën nuk e frikëson konkurrenca brenda fushës sepse eksperienca e ka ndihmuar në profesion. Atelieja që ajo ka sot, sigurisht, që nuk u krijua rastësisht. E ka të trashëguar nga e ëma. Ajo ka qenë një nga stilistet dhe rrobaqepset e para në Tiranë e cila ka bërë edhe sfilatën dhe katalogun e parë në Shqipëri. Kjo është edhe arsyeja që kjo punë nuk është për të vetëm në kuadrin e zanatit, por më tepër. Është pasioni i kultivuar dhe trashëguar ndër vite. Një traditë familjare që vijohet, e që duke parë kënaqësinë dhe rezultatet që jep duket se s’do të mbarojë kurrë. Ndaj edhe gjetjen e klientëve nuk e ka aspak të vështirë. Puna që ajo ka me njërzit është punë e gjatë, sistematike, si një rreth vicioz. Punon me të njëjtët klientë, të cilët kanë gjetur besimin dhe qetësinë në punën e saj. Sepse ata kanë vërtet nevojë, dhe Suzana duket se ia ka përmbushur më se miri ato. Rikthimi i tyre prej vitesh i ka dhënë asaj suksesin që ka dashur.

Të veshësh me personalitet

Ato që kërkohen më tepër janë fustanet dhe kostumet. Gratë janë ato që ‘shqetësojnë’ më shumë Zanën, nga çdo moshë, që nga gjimnazistet e deri te gjashtëdhjetë vjeçaret. Të parat vijnë për të qepur fustane për mbrëmjet e maturës apo ballot që në këtë moshë nuk kanë të sosur. Preferon të punojë klasiken të cilën e thurr bukur me modernen. Kështu realizon edhe artin e saj unik, duke e bërë atë të veçantë nga të tjerët. Gjithmonë, Zana, synon të përshtasë modelin me personalitetin e brendshëm të femrës. Çdo gjë duhet të jetë në unison sipas saj. Nuk mund të lërë pas dore edhe të përditshmen, që jo rastësisht edhe këtu nuk mund të dalë nga vetvetja. Edhe tek veshjet e tilla rrobaqepsja thurr me perin e klasikes sepse ajo beson që një grua e bukur duket e tillë vetëm nëse reflekton klas. Klientët që vijnë i besojnë këtij stili, që më shumë është shndërruar në një marrëveshje mes saj dhe atyre. Në këtë komunikim të thjeshtë dhe profesional është arritur ajo që synohet.

Nëse do të bënim një krahasim se si përjetohet fenomeni mes perëndimit dhe Shqipërisë, në rastin e parë luksin e kanë vetëm aristokratët. Pra njerëzit më të pasur apo ata që në gjuhën popullore quhen vipa. Në atelie, sot, shkojnë kryesisht femra që kanë të ardhura të mira. Janë gra në karrierë, të njohura, biznesmene, por edhe ato që i përkasin botës së njohur të spektakleve.

Veshjet që preferohen më shumë janë fustanet, kostumet, këmishat elegante, pardesytë çdo gjë brenda stilit casual dhe atij klasik.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

Gerard Butler

Big Mama, kur dashuria shkon në 1 milion

Luftar Paja: “Sot humorin e bëjnë politikanët”

Jeta sekrete e Princit Albert dhe motrave të tij

Gerard Butler
Gerard Butler është një ndër aktorët më të suksesshëm të hollivudit momentalisht. Suksesi më i fundit i tij është ‘The Ugly truth’, një prodhim që kushtoi më tepër se 103 milionë dollarë. Butler e ka filluar karrierën si aktor fare rastësisht. Fillimisht në disa role të vogla duke vijuar në rolet kryesore në ‘Tomb Raider’ apo ‘The phantom of the Opera’ që e lançuan atë si një ndër profesionistët e kinemasë. Dashuria e tij me aktoren e ëmbël Jennifer Aniston vazhdon me të njëjtat ritme. Nga ana tjetër në një nga intervistat e dhëna për shtypin e huaj ai flet për suksesin, emocionet si dhe biseksualizmin

Rolet e Butler

Gerard Butler është diplomuar në degën e juridikut në Fakultetin Glasgow përpara se të përfshihej në botën e kinematografisë. Roli i tij i parë ishte në rolin e Archie Brown në Mrs. Brown përkrah aktorëve Judi Dench dhe Billy Connolly. Po në të njëjtin vit, në 1997, ai interpreton në rol dytësor në filmin e njohur ‘James Bond’ edhe pse më vonë pjesa e tij shkëputet. Ai vazhdon kështu karrierën që edhe pse me role dytësore dhe jo shumë të njohura arrin suksesin e dëshiruar.

Në 1999, atij i jepet roli kryesor si Attila në miniseritë amerikane të serialit me po të njëjtin emër Attila. Ndërkohë që vazhdon filmimet edhe me një tjetër prodhim në rolin e Drakulas në ‘Wes Craven’s Dracula 2000’. Filmat që i dhanë më shumë sukses gjatë fillimit të karrierës kanë qenë ‘The Jury’, ‘Timeline’ apo’ Tomb Raider’ ku luan përkrah aktores së njohur Angelina Jolie.    Një vit më pas atij i jepet roli i Joel Schumacher’s në ‘The Phantom of the Opera’, përkrah aktorëve Emmy Rossum, Patrick Wilson, dhe Ciaran Hinds.

Vetëm pak kohë më parë aktorin Gerard Butler e kemi parë në betejën e sekseve në komedinë ‘The Ugly Truth’ me aktoren Katherine Heigl. Filmi u lançua në 24 korrik të këtij viti. ‘The ugly truth’ është rreth një historie romantike por dhe aventuriere që zhvillohet mes dy kolegëve të interpretuar nga aktorët përkatës. Producenti i një show televiziv, Butler, pa dëshirë përfshihet në një seri testesh skandalozë sajuar prej korrespondentes shoviniste Heigl. Përpjekjet për të vërtetuar teoritë e tij mbi lidhjet dhe dashurinë janë disa prej momenteve kryesore të filmit. Mashtrimet inteligjente, strategjitë dhe emocionet që lindin i çojnë ngjarjet në një rezultat të papritur. Lançimi i filmit kushtoi jo pak por 27.6 milion dollarë në prezantimin e tij të parë derisa arriti në 103 milion në gjithë botën. Ka qenë pikërisht edhe një ndër rolet më interesante të Butler, i cili nxori në pah edhe karakterin e tij komik me një personalitet tjetër artistik.

Dashuria dhe miqësia me Aniston

Kur dy nga yjet më të bukur të hollivudit Gerard Butler dhe Jennifer Aniston bëjnë bujë nëpër gazeta me romancën e tyre nuk mund të shpëtojë pyetja se çfarë fshihet pas tyre kur nuk janë nën monitorimin e kamerës?

Lidhja e tyre nuk është komentuar më shumë se sa pas interpretimit të të dyve në filmin ‘Bounty Hunter’ ku aktorët qenë protagonistë.

Ndërsa Jennifer është mundur të mbajë të fshehtë raportin e saj me Gerard ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se ndihet i lodhur nga paparacët dhe kërkimet e tyre të vazhdueshme.

“Jennifer është vajza më me këmbë në tokë që kam njohur, por nga ana tjetër është tolerante, e mirëkuptueshme dhe di t’i marrë gjërat lehtë,” ka thënë ai për revistën ‘Ok’ në lidhje me Aniston.

Gjithsesi nuk duhet mohuar që ka shumë kimi mes dy personazheve, fakt që lexohet shumë lehtë në fytyrat e të dyve.

Kështu që i pyetur se çfarë mendon ai për aktoren simpatike ai thotë pa hezitim se ajo është vërtet ‘seksi’, madje më e mira që kam njohur.

“Jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin si miq të mirë, por edhe më tepër,” shton ai me buzëqeshje.

Një jetë e qetë personale

Gerard Butler njihet si aktori me një jetë vërtetë të qetë. Ai nuk është nga ata që kërkon të bëjë zhurmë duke kërkuar me ngulm vëmendjen mediatike.

Jeta e tij ndahet mes Los Angeles dhe New Yorkut. Ai ka një qen të vogël të quajtur Lolita dhe kalon shumë kohë me të.

Gerard ka qenë një nga duhanxhinjtë më të mëdhenj, por në 2007 teksa luante Gerry Kennedy në “PS, I Love You” përjeton diçka jo të mirë . “Ishte koha që unë pija shumë duhan dhe parandieja gjëra negative, derisa më japin rolin e një djali i cili vdes nga pirja e tepërt e duhanit”, ka thënë Butler. “Filmi më bëri të kuptoj që shëndeti është vërtet i rëndësishëm ndaj nuk duhej të luaja roletën ruse me të. Që atëherë vendosa ta lë”, përfundon aktori. Kujdesi i tepërt që filloi të tregojë ndaj shëndetit e bëri të fiksohej edhe pas alkoolit. Ai fillon të mos frekuentojë edhe alkoolin, pijen që ndante me miqtë pasditeve.

Intervistë me aktorin Gerard Butler

Gerard Butler është në një gjendje të shkëlqyer. Pas interpretimit të shumë roleve gjatë karrierës së tij në këtë intervistë ai vjen i lirshëm përmes përgjigjesh dhe gjendjesh emocionale. I sinqertë dhe transparentë ai flet për jetën, karrierën, kohën e lirë dhe biseksualizmin.

Si ndihesh pas interpretimit në ‘Ugly truth’. Do të doje një tjetër rol si ky?

Ka qenë një eksperiencë vërtet e bukur. Pranë aktores Katherine Heigl kalova mjaft mirë. Në fillim më pëlqente më tepër të interpretoja në filma aksion, sepse më dukej sikur nxirrja në pah jo vetëm forcën e brendshme por edhe shumë elementë të tjerë që i duhen një filmi të tillë. Ndërsa në filma komikë si “Ugly truth”, të duhet të përfshihesh në një tjetër dimension. Të bësh batuta, ti krijosh por edhe ti përcjellësh mbi të gjitha. Efekti është përfshirës. Ndërsa bën të tjerët të ndiejnë. Do më pëlqente të kisha një tjetër rol si ky, pse jo.

Ju ka bërë të pendoheni profesioni juaj si aktor? Keni menduar ta lini ndonjëherë?

Mendoj se të gjithë kalojnë momente të tilla, aq më tepër kur ke të bësh me artin, hollivudin dhe interpretimin në skenë. Është një sfidë që kërkon mund, pasion dhe mbi të gjitha durim. Kam pasur momente që kam ndier vërtet entuziazëm dhe kam shijuar suksesin e filmave të mi. Por pas vitit 2001 ndjeva se po përjetoja një periudhë të vështirë, periudhë depresioni ndoshta. Ishte klima pas-suksesit të “Drakulës” dhe “Atilës”. Është njerëzore. Pas një suksesi të arrirë njeriu ndihet gjithmonë pak keq. Derisa normalizohet dhe i futet sërish ciklit rutinor.

Si keni reaguar ndaj ofertave të majme që ju kanë bërë. A kanë ndikuar ato në rolet që keni zgjedhur?

Në fakt rolet që kam bërë nuk i kam parë asnjëherë nga ky këndvështrim. Mua më kanë pëlqyer menjëherë dhe kam ndier një lloj përshtatje të beftë, që në raste të tilla e ndihmon më tepër aktorin. E dua punën që bëj dhe shumicën e rasteve kam punuar me shumë pasion. Nëse ti arrin të realizosh diçka ashtu siç e ke menduar, suksesi material është i padiskutueshëm. Ndaj edhe nuk kanë qenë primare këto lloj ofertash.

Sa merreni me veten tuaj. A keni kohë të mjaftueshme?

“Nuk e di nëse merrem shumë me veten time. Por ndonjëherë di që shpenzoj kohë edhe kot. Rri duke menduar për orë të tëra, sjell mendime në kokën time dhe reflektoj. Njeriu ka nevojë të reflektojë sepse është një mënyrë e mirë e të llogariturit të gjërave. Bën mirë për të larguar stresin. Për sa i përket kohës së lirë jo gjithmonë e kam. Në fakt është edhe çështje prioriteti. Nëse ke shumë objektiva për të arritur nuk ke shumë kohë të lirë.

Ka pasur aludime rreth seksualitetit tuaj. Si ka qenë reagimi juaj?

Nuk e kam aspak problem të flas për seksualitetin tim dhe prirjet që kam. Njerëzit duket sikur disa gjërat që në thelb mbeten njerëzore kanë frikë t’i diskutojnë. Ose kur flasin parapëlqejnë t’i ekzagjerojnë ato. Gerard Butler është gay. Kështu kam dëgjuar. Jo nuk jam. Nuk e njoh veten time për të tillë. Kam pasur marrëdhënie me shumë femra, ashtu sikurse me meshkuj. Por kjo nuk do të thotë që jam gay. Këto janë gjëra që mbeten shumë personale. Në fund të fundit njeriu ka nevojë ta mbyllë derën dhe të thotë se seksualiteti mbetet çështje e vet personale.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

Domenika Caushaj: “Ju rrëfej për lidhjen me Seldin”

Seldi Qalliu: “Pyesni Domin për seksualitetin tim!”

Jessica Alba: “Dua të kem një familje të madhe”

Bekim Fehmiu, një aktor kozmopolit

Big Mama, kur dashuria shkon në 1 milion
Big Mama, një prej personazheve më interesante të skenës muzikore shqiptare, me look shumë të veçantë, me këngë me tekste zbavitëse, karakter ekspresiv dhe shpërthyes, pa komplekse dhe e hareshme, vijon të mbetet një personazh i vërtetë Big. Sepse ajo është e vërtetë në çdo moment; tek këngët që këndon, moderimi i një programi në televizionin Alsat në Maqedoni, raportin me miqtë dhe fansët, e sidomos me të dashurin e saj, për të cilin thotë se dashuria i është rritur 1 milion herë. Një portret real i këngëtares, tani edhe seksi.

Disa gjëra ndryshojnë tek njeriu, disa të tjera nuk ndryshojnë asnjëherë. Big Mama, një ndër personazhet më interesante të skenës muzikore shqiptare, vazhdon të jetë po e njëjta vajzë energjike dhe e vendosur. Pavarësisht se masa e saj trupore nuk është më Big, pavarësisht se look-u i saj pëson ndryshime befasuese, pavarësisht se ajo di të kërkojë e të eksperimentojë suksese të reja dhe të mbajë zgjuar vëmendjen e publikut, në fund të fundit mbetet ajo që miqtë e fëmijërisë njohin: Besiana e vrullshme, karizmatike, sarkastike dhe shpërthyese.

Nuk është aspak e lehtë të krijosh kontakt me Big Mamën. Thotë se në çantën e saj, objektet që nuk mungojnë asnjëherë janë dy telefonat celularë dhe parfumi, por rrallë qëllon që ta kapësh në telefon. Kjo për faktin se ajo i ndryshon aq shpesh numrat, si “mbreti gratë”, thonë me të qeshur miqtë e ngushtë. Jeta e saj prej këngëtareje është gjithmonë në lëvizje. Turne, koncerte, regjistrime, fluturime nëpër aeroporte, boutique-biznesi i saj më i ri, festat ku e ftojnë përherë e më shumë, por sidomos kohë i merr përgatitja e një programi televiziv në Tv Alsat në Maqedoni.

Çdo të hënë, në ora 21:30, Big Mama hyn në studion e programit “Mama’s Big Show” dhe pret të ftuarit e saj. Një talk show, që Bigu e nisi me qejf të madh e ku javë pas jave ka pritur personazhe VIP të jetës artistike, muzikore, kulturore, argëtuese e sportive shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë. Kështu me pyetjet e “pabesa” të Bigut, por edhe humorin dhe batutat e saj janë përballur që nga Adelina Ismaili, deri tek Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa. Kaq e përkushtuar është Bigu ndaj këtij angazhimi të ri, sa për të plotësuar më mirë kornizën e programit të saj, ajo ka krijuar edhe një orkestër muzikore, “Dea”, me qëllim që ta pasurojë programin me elemente të reja të show-t televiziv. “Me qëllim që emisioni im të afirmohet dhe të ketë më shumë sukses kam themeluar orkestrën time muzikore. Pra, e kam parë të arsyeshme që me orkestër mund të arrij edhe më shumë në afirmimin e emisionit tim. Ndonëse orkestra “Dea” më ndihmon edhe në krijimtarinë time muzikore, ku shpeshherë mbaj mbrëmje muzikore dhe ahengje të ndryshme gazmore”, shprehet ajo.

Por Bigu nuk ndalet me kaq, prej një jave ajo thotë se ka nisur xhirimet e produksionit “Tomato”. “Me skenë të re dhe me shumë surpriza filloj punën e dytë që e kryej me shumë dashuri, moderimin”, thotë Big Mama tepër entuziaste.

Kur akoma nuk është fshirë shija e suksesit të saj të fundit në Top Fest, Big Mama ka gati projekte të reja muzikore dhe sukses televiziv të garantuar.

Me 30 kg më pak, por akoma me përmasa të mëdha trupore, me veshje të ekzagjeruar, por shumica të firmuara nga “Cavalli” dhe “Dior”, me humor, ndjeshëmri dhe zemër të madhe, me bujën që e ndjek pas, Big Mama vazhdon të mbetet Big, për aq kohë sa njerëzit të vazhdojnë ta duan e ta këkrojnë.

Po kush është kjo vajzë shpëthyese që veç të tjerash pasqyrohet shumë shpesh në media, për sukseset dhe çmenduritë e saj?

Retrospektiva Big

Miqtë e vjetër e njohin si Besjana, por të gjithë e thërrasin Big Mama, ose Bigu. Ajo qesh dhe thotë se është familjarizuar me emrin Big. E thërrasin Bigu, Bigi, por meshkujt edhe “Hej Big Mama, hej loçkë!”.

“Shoqëria më thërrasin “Big Mama, jo vetëm se jam kështu e madhe, por kam edhe një zemër dhe shpirt të madh, dhe di me të vërtetë ti dua njerëzit, të cilët më rrethojnë dhe ata e dinë se gjithmonë mund të drejtohen tek unë”.

Tregon se nuk është rastësi ky emër, por produkt i një miku të saj që gjithmonë e thërriste ashtu. Bigut i ka pëlqyer dhe ka vendosur të dalë me këtë emër në skenë që në prezencat e para. Kjo ndodhi kur në Maqedoni kishte nisur të shfaqej si këngëtare dhe të bënte fansët e saj. Vajza e llastuar e familjes Kasami dukej se ishte e prerë për skenën. Mbi të gjitha ishte shumë kërkuese tek vetja. “Kam qenë e shkathët gjithnjë, kam qenë kureshtare dhe më ka interesuar të mësoj çdo gjë. Ditët e adoleshencës i ruaj me shumë xhelozi, kanë qenë ditët më të mira të jetës sime. Këngën e kam nisur që në moshën e vegjëlisë dhe jam rritur duke u munduar ta realizoj ëndrrën për t’u bërë një këngëtare e njohur. Të them të vërtetën kam pasur talent që atëherë dhe gjithnjë mendoja se do të hyja në botën e këngës dhe do të kem sukses në karrierë”.

Ka punuar shumë për të arritur këtu ku është sot. Pastaj erdhi një ditë kur mendoi se ashtu siç e njihte publiku në Maqedoni, duhej të njihte edhe publiku në  Shqipëri. Rasti më i mirë për t’u shfrytëzuar, ishte skena e Top Festit në 2005, ku këndoi këngën “Kot e kot”, një këngë që fitoi çmimin “Best Female”. Vetëm një vit më parë ajo kishte fituar “Nota Fest 2004” me këngën “Ishe agresiv”. “Të them të drejtën shumica e kolegëve më thonin mos të marr pjesë me këtë lloj kënge, me këtë lloj zhanri, se nuk do të pritem mirë në Shqipëri. Por unë jam paksa kokëfortë dhe inaçore, kam besim tek vetja dhe thashë nëse e bëj publikun për vete, patjetër do të pëlqehet kjo këngë. Dhe ashtu ndodhi, jam shumë, shumë e kënaqur nga publiku shqiptar, po ashtu edhe nga mikpritja që më bëhet në Shqipëri”, deklaron Big Mama. Ky në fakt ishte kontakti i parë skenik me Shqipërinë dhe menjëherë më pas një “feeling” do të lindte mes saj dhe Tiranës. Që nga 2005 gjithnjë e më e pranishme është në skenat shqiptare, si konkurrente në festivale të këngës, koncerte, e ftuar në programe televizive, festat dhe party argëtuese. Pavarësisht angazhime të shumta, i pëlqen herë pas here të vijë në Tiranë. “Duhet ta dini se sa jam e kërkuar në Shqipëri”, thotë Big Mama. “Të mos lavdërohem shumë, por publiku më do shumë dhe këndon bashkë me mua”. Në Shqipër ndihem mirë, këngëtarët paguhen më mirë se tek ne dhe bota e showbizit funksionon edhe më mirë”.

Energjike, e vendosur dhe me look-un që vazhdimisht e ndryshon, ajo ka bërë për vete të rinjtë shqiptarë. “Bota shpirtërore e imja është muzika. Muzikën e ndiej thellë në shpirt,në çdo pore të trupit tim. Muzika më jep jetë dhe fuqi. Më mirë të them që muzika është jeta ime, jeta si këngëtare”.

Këngë si “Kot e kot”, “Dhëndërr”, “Shokut tim”, “Ku rafsha mos u vrafsha!”, “Premi në bixhoz”, “Video seksi”, etj, renditen si disa nga realizimet më të mira të Big Mamës, ndërkohë që kënga që mund të thuhet se është balsam për shpirtin e Bigut, e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiq, është kënga “S’e duroj dot më”, me të cilën ajo fitoi çmimin Digitalb në këtë Top Fest. Një tematikë dashurie krejt ndryshe prej stilit të saj. Pasi, ndërsa të gjithë duke pozuar seksi i qahen dashurisë dhe fatkeqësive shpirtërore, Big Mama i këndon asaj.

Vajza e “skandaleve”

Ngjan si titull provokativ, por e tillë është Big Mama. Një vajzë që vihet në qendër të gjithçkaje me ato që shkruhen për të. Përshëmbull është thënë se ka bërë seks me dy meshkuj, se ka bërë seks për ditëlindjen e saj me një të panjohur, se është fotografuar në një puthje intime me një vajzë, etj. Bigu i ka përgënjeshtruar, por nuk duket shumë e lënduar nga kjo thashethemnajë që ngre krye shpesh herë. “Kjo ishte edhe një çmenduri tjetër, e cila u pasqyrua në media. Isha shumë në disponim atë mbrëmje dhe dikush këtë ngjarje e shfytëzoi kundra meje. Dëshirojnë të më etiketojnë si lesbike, por kush dyshon, le të urdhërojë botërisht që të bindet. Unë jam mësuar me gjëra të tilla, thotë ajo. E rëndësishme është që familja ime të mos i vlerësojë këto dhe ajo nuk i vlerëson, derisa më njohin mua dhe kanë shumë besim tek unë”. Por edhe deklaratat që Bigu vetë bën aty-këtu nëpër intervista, nuk kanë kaluar pa u interpretuar. Ajo përshëmbull nuk ka hezitura të flasë për gjëra që pak nga këngëtarët shqiptarë pranojnë t’i diskutojnë, apo t’i bëjnë objekt mediatik. Përshëmbull Bigu ka deklaruar se “kur bën seks menjëherë pas, shkon në frigorifer të hajë diçka”, se “tek një mashkull shikon prapanicën e tij”, etj. Madje ajo ka pranuar edhe faktin se ka bërë operacione plastike, ndryshe nga shumë këngëtare që përpiqen ta fshehin këtë fakt. Ndonëse para pak kohe kishte deklaruar, e bindur në dukje, se: “As edhe një pjesë nuk do doja që të bëja operacion, pasi çdo pjesë e trupit tim është e përkryer”, tani pa hezitim pranon se për të rënë në peshë, veç dietës rigoroze që e ka mbajtur për të humbur rreth 30 kg, ka bërë edhe një operacion plastik në Turqi, për të cilin ka harxhuar rreth 8000 euro. Bigu me sa duket ka ndryshuar mendim për pamjen e saj dhe këtë e deklaron botërisht. Tani më e hishjme dhe sidomos pa komplekse, si asnjëherë tjetër ajo po kalon një fazë të mirë të jetës së saj. Lidhja e dashurisë e cila duket se po funksion prej një viti, ka dhënë frytet e saj. Nga 1 në 10, lidhja e saj thotë se ka shkuar në “një milion”. “Nuk dua ta zbuloj se kush është, pasi jetën private dua ta ruaj me shumë kureshtje vetëm për mua. Mjafton të them se është shumë zotëri dhe çka është më e rëndësishmja më do shumë”.

Pasaporta: Big Mama

Emri i vërtetë Besiana Kasami

Ditëlindja: 29 shkurt 1986

Vendlindja: Tetovë, Maqedoni

Porfesioni: Këngëtare, prezantuese televizive

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

Suzana Maranaku:  Në marrëveshje për të bukurën

Gerard Butler

Luftar Paja: “Sot humorin e bëjnë politikanët”

Jeta sekrete e Princit Albert dhe motrave të tij

Luftar Paja: “Sot humorin e bëjnë politikanët”
Kur mbesa Eni vjen nga Greqia të vizitojë gjyshërit e vet, tashmë në moshë të rritur e surprizuar nga kinematografia e kaluar i thotë me çudi, “Babo, po ne kemi patur filma të mirë dhe aktorë të shkëlqyer!”. “Babo”, kështu e thërrasin Luftar Pajën tre fëmijët Nikoleta, Sokoli e Gazi dhe katër nipërit e tij, të cilët përveç Gazit jetojnë jashtë. Dhe nuk ka si të mos preket nga kjo, kur shikon se të rinjtë e sotëm vazhdojnë t’i shohin filmat e dikurshëm e të njohin kulturën kinematografike të së kaluarës. Një mundësi e dhënë edhe nga mediat shqiptare që tashmë e kanë bërë si modë transmetimin e filmave të së kaluarës. “Është një punë kolosale e bërë nga mijëra njerëz që është fatkeqësi nëse harrohet” thotë Luftari.

Një punë dhe një kohë për të cilën ai nuk e fsheh nostalgjinë e tij. Përkundrazi e kujton me shumë mall dhe në shumë fije ka mbetur i lidhur me të. 37 vjet punë artistike, 350 role, estradë, teatër, kinematografi, 130 premiera artistike. Shifra që flasin jo vetëm për një punë kolosale por edhe një pasion të pashtershëm për skenën, i cili edhe sot nuk i ka rreshtur.

Nostalgjia

Nuk mund të jesh një artist i madh nëse je njeri pa emocione. Dhe Luftar Paja i ka të shumta emocionet kur kujton të kaluarën e tij me pak trishtim por edhe me krenari. I lidhur fort me vendlindjen, ku ka kaluar edhe vitet e para të fëmijërisë së tij, në Gorishovë të Fierit, Luftari e përshkruan atë natyrë me një idilizëm poetik sa magjepsës aq dhe të trishtueshëm kur kujtimet përzihen më varfërinë e madhe që ato zona kanë kaluar. “…do të kisha dëshirë të kthehesha përsëri në vendlindje me zakonin e një njeriu i cili kthehet tek toka e tij dhe ndien erën e ngrohtë të baltës, aromën e luleve të bajameve, zilkat e dhive, bisqet e pranverës, ngjizjen e djathit dhe jargavanët e pemëve. Çdonjëri prej nesh gjen parajsën e shpirtit të vet, aty ku ka rrënjët e jetës së tij…”

Vende me njerëz që dallohen për sensin e tyre të humorit, për batutat dhe anektododat që do të bëheshin burim frymëzimi jo vetëm për aktorin e ri por për një sërë krijuesish e humoristësh të asaj kohe. Një “taban popullor” shumë i pasur mbushur me karakterë dhe personazhe që të treguara gojë më gojë do të bënin që këta njerëz t’i jepnin jetës së tyre një kuptim në varfërinë e madhe dhe realitetin e mbyllur ku jetonin. “Humori popullor është padiskutim një nga elementët bazë të formimit të një aktori. Duhet të gjesh çelësin për të ngjizur muhabetin dhe aty zbulon një përvojë që ka ardhur nga breza dhe tradita”.

Humori

Luftar Paja edhe pse është personifikuar në ato role të gjinisë së humorit e kanë identifikuar atë më shumë me skenën falë mjeshtërisë së pazakontë për interpretimin e kësaj gjinie, që ndoshta është edhe më e veshtirë, sepse rreziku kur je në skenë është më i madh se çdo gjini tjetër. Nëse në një rol dramatik artistik aktori nuk bën që publikë të preket apo të qajë përsëri edhe mund të quhet, por në një rol humori nëse nuk bën që publiku që qeshë quhet dështim. “Zanati i humoristit është shumë i vështirë, kam parasysh se artisti duhet ta jetojë hallin me shumë seriozitet e jo të luajë rezultatin” thotë Luftari. ‘Suksesi arrihet nga puna, nga njohja e jetës…”.  Dhe nis të rrëfejë me kthejlltësinë e kujtesës së njgjarjeve të ndodhura pak kohë më parë sesi për të ta bërë sa më të besueshëm rolin e tij të punojë kohë të gjatë me rolin e tij. Luftari kujton se për të bërë personazhin e Çobo Rrapushit “më është dashur të shkoj dy javë në Smokthinë të VLorës. Aty njoha psikologjinë e labit, pashë si e percillnin fjalën me peshë…ata para se të flasin e partësojnë veten e pastaj i japin drejtim mendimit e bisedës. Ky lloj shqetësimi për ta realizuar këtë gjë lexohet në porteret e tyre, ashtu si dhe veprimet e tyre. Fjala vjen një intelektual nga mënyra sesi e bën cigaren kuptohet që nuk di ta dredhë, ndërsa fshatari i bie kutisë dy herë me pëllëmbë pastaj e hap. Me kutinë në dorë merr fletën, hedh në të duhanin pa e hequr kutinë nga dora.

Për të bërë të folurën e një minoritari për interpretimin e “Masat e Rakos” ka shkuar e ka ndenjur në Dropull të një familje minorotare për të përvetsuar të folurën. “Në Dardhë jam ulur e miqësuar me fshatarët, flisja e bisedoja me ta, përpiqesha t’i imitoja, përfitoja zakonet, mikpritjen. E tëra për të mbushur bagazhin me psikologjinë, sjelljen e lëvizjet e njerëzve”, rrëfen Luftari me një mall ku lexohen edhe nota keqardhjeje.

Aktori sot

Keqardhja është e lidhur me faktin se sot nuk bëhet më një punë e tillë për interpretim. Dhe kjo është më së e kuptueshme po të kemi role që kanë mbi 40 vjet të realizuara dhe çdokush i njeh dhe janë familjarë edhe sot, ndërsa në realizimet artistike të sotme rrallë mbetet në kujtesën kolektive një personazh apo një rol. Kalojnë vitet e krijimtaria zhduket sikur të mos kishte ndodhur ndonjëherë. “Sot punohet shpejt e shpejt. Plan kishim atëherë, duhej të vini katër premiera në vit, por si për të bërë planin punohet sot, thotë ai. Pastaj shfaqjet atëherë zgjasnin shumë e pastaj bëheshin turne nëpër qytete të ndryshme për dy, tre muaj. Punohej shumë dhe sistematikisht. Sot disiplina artistike lë për të dëshiruar. Mungon humori i karaktereve. Nuk bëhet analizë e komedisë apo e veprës që vihet në skenë. As e personazhit. E të vjen keq që ndodh kjo kur sot nuk ka as censurë e temat janë me bollëk. Atëherë ishte shumë delikate zgjedhja e temave dhe pasi kisha kaluar në shumë filtra përsëri nuk dihej sesi do të pritej politikisht, pavarësisht suksesit të madh te publiku”. Nuk është dakord me banalitetet që ndeshen në humorin e sotëm. Sipas tij nuk ka nevojë për censurë për të patur një fjalor korrekt. Dhe këtë formë humori ai e quan të thjeshtë. “Zotësia është të bësh të qeshësh të tjerët duke krijuar situata që duken sa më reale dhe të zakonshme te publiku. Në atë kohë qeshej më shumë e me gjithë shpirt. Sot qeshet më shumë me politikanët. Ata janë aktorë të mirë dhe bëjnë humor të vërtetë”, dhe vë buzën në gaz.

Me Kadri Roshin dhe Violeta Manushin

Nëse e pyet Luftar Pajën se cili nga bashkëpunimet i ka lënë mbresa ai të rendit një pafundësi emrash aktorësh, regjisorësh, amatorësh, njerëzish të thjeshtë por që për Luftarin dhe karrierën e tij janë shumë të rëndësishëm. Duhet të flasësh gjatë që të kuptosh se bashkëpunimi më aktorin Kadri Roshi i ka lënë mbresa të veçanta. Ndoshta se ai vet Kadrun e shihte në fillimet e suksesit të tij si një mit të paarritshëm. “Do ishte filmi “Gjeneral gramafoni” që do më njihte e do më bënte mik për kokë më Kadri Roshin. “Më kujtohet që arrita në shesh xhirimi më vonë se të tjerët dhe nuk kishte vende në hotel për t’u akomoduar. Kadriu kishte një dhomë të veçantë vetëm. Të gjithë u vunë në siklet për të zgjidhur situatën time kur u dëgjua zëri i tij. “Kam unë krevat të lirë. Le të vijë të flejë në dhomën time”. Aty u miqësuam e na shkoi shumë mbarë muhabeti. Pastaj ai u bë dhe kumbari i Gazit. Më kujtohet sesi kur u ktheva pas lindjes së djalit për xhirime në Korçë njeriu i parë që takova ishte pikërisht Kadriu. “Të të rrojë Gazmiri! Ti ke patur sukses të madh këtë vit. Quaje Gazmend, gaz hare.” Dhe kështu ndodhi.

Të njëjtat mbresa ka edhe për Violeta Manushin. “Kam patur fatin të luaj më të një dramë saturë “Fytyra e dytë”, pjesë që e përgatitëm në Fier. Violeta ishte një aktore me kërkesa të mëdha e me disiplinë të hekurt…ka qenë një partnere që të jepte mundësi shumë të mëdha në interpretim e merreshim vesh shumë mirë me njëri tjetrin. Nxorrëm një shfaqje të suksesshme e meritën më të madhe e kishte ajo”. Violeta Manushi do ta zgjidhte Luftarin të interpretonte më të në rolin dhe filmin më të arrirë të saj “Zonja nga Qyteti”, ku Luftari do të interpretonte rolin e postierit, rol që na bën të qeshim edhe sot.

Kinematografia

Luftar Paja do të niste të interpretonte në një sërë filmash kinematografikë, të cilët do t’i jepnin atij një dimension më gjigant si aktor dhe do ta bënim një figurë kombëtare nga më të njohurat për publikun. Kontaktet e para i përkasin vitit 1976 me filmin “Streha e Re”. “Unë aktori i estradës të zgjidhem për kinematografi?! Ishte mendimi i parë që më shkoi ndër mend”, thotë ai. Më pas vijnë “Gunat mbi tela” që flet për Luftën e Vlorës.

Kujton që pas realizimit të filmit i kishte gjetur belaja me vlonjatët. Si bëhej atëherë filmi u diskutua në qendrat e punës, sepse vlonjatët donin të shihnin sesi do të trajtohej skenari. Pasi ishin bërë disa të tilla regjisorit i thuhet se duhej të takohej me një grup vlonjatësh të interesuar për figurat që do të përsonifikoheshin në Luftën e Vlorës. Një grua ngriti zërin dhe tha se burri i saj, Shaqua kishte qenë në luftë dhe nuk e shihte në skenar. Autorët, të zënë ngushtë se nuk dinin se çfarë t’i thoshin, pasi u menduan ca panë nga mua i thanë-Ja ky është Shaqua. “Jo. Jo, u kthye gruaja, Shaqua im ka bust, nuk është i vogël si ky… ka qenë kapedan mbi kapedanët”. Shkoi puna deri aty sa i bëmë një analizë të gjithë personazheve për të gjetur Shaqon e saj”.

Do të interpretonte në filmat “Gjeneral Gramafoni” dhe “Gurët e shtëpisë sime”. Shpreh konsideratë dhe respekt të veçantë për Viktor Gjikën dhe Dhimitër Anagnostin si majat e kinematografisë shqiptare.

Skena apo Filmi

“Skena dallon nga filmi për të vetmen arsye se në teatër një gjë që nuk e bëre sot, do të mobilizohesh ta bësh nesër. Në teatër e korrigjon gabimin. Në kinematografi nuk e korrigjon dot. Pastaj, filmi ka lodhje më të madhe, sidomos në kohën kur e bënim ne. Jetonim në kushte më të vështira”. Luftari thotë se skena e ka bërë të ndihet më mirë. “Mendoj se ndihem më familjar dhe jam më i efektshëm në teatër, në fushën e komedisë”. Karakteristika e tij e veçantë është se ka preferuar skeçin e gjatë, atë të karaktereve. “Jam ndier mirë në humorin e organizuar dhe jo atë të batutës  apo të humorit të çastit”.

Në skenë mund ta bësh personazhin tëndin dhe të bëhesh heroi i idealit, gja që në jetën reale kostumet moderne e kanë eleminuar këtë. Ndërton personazhin në mënyrën më të mirë të mundur duke futur përvojën e të tjerëve, të njerëzve që kanë bërë bujë me jetën e tyre apo sepse janë thjesht të veçantë. Loja që ndërton kthehet në art, në jetë, e përditshme, e ndërkryer. Dhe Luftari bën dallimin e skenës midis komedisë dhe dramës. Për të komedia është një gjini më e vështirë. Në shumë raste aktorët ngrenë në formë të banalizuar rolin në komedi dhe kjo sepse humori është i vështirë të realizohet. Në komedi humorin të qeshurën e krijojnë rrethana të caktuara, situata, ngjarje. Por sa janë në gjendje aktorët t’i mishërojnë ato? Realizimi i kësaj gjendjeje më të gjitha elementët e saj është më i vështirë dhe kjo e bën edhe komedinë të vështirë.

Për Luftarin të jesh aktor do të thotë të zbavitësh të tjerët dhe në të njëjtën kohë të zbavitesh dhe vetë.”…të jepet mundësia për të qenë dikush tjetër e atëherë i futesh lojës e në skenë mund të bëhesh bukurosh, mashtrues, ngadhnjues e të tërheqësh gjithë femrat e botës edhe pse mund të ndodhë që jashtë asnjëra nuk të kërkon t’i fikësh dritat”, rrëfen ai por pa lënë të kuptojë nëse kanë preferuar t’i mbanin dritat ndezur.

Qyteti i Fierit

Luftar Paja shpreh një mall të veçantë për qytetin e Fierit, jo aq se ky qytet e rriti fizikisht por edhe artistikisht. Edhe pse ka vite që nuk jeton atje kthehet shumë shpesh. Para pesë muajsh vuri në skenë komedinë e Bashkim Kozelit “Si rruar qethur”. Gjen një arsye për t’u kthyer shpesh atje. “Bile dhe pensionin e kam lënë që ta marr atje. Kështu kam gjithnjë një sebep për të shkuar”, tregon ai me një shprehje lumturie që i përshkon fytyrën. Dhe është e kuptueshme. Një jetë e tërë në skenën e Teatrit “Bylis” me të cilën ai ka një lidhje të veçantë, të pazgjidhshme dhe të pazëvendësueshme. Aty nisi karrierën e tij si profesionist, aty u bë i njohur në tërë vendin. Skeçet humoristike të Trupës së Estradës janë guri themeltar i një përvoje të gjatë e të pasur.

“Të flasësh për mall është pak, sepse ka qenë skena e “Bylisit” ajo që më futi në gjirin e saj pa shkuar ende brisk në faqe dhe u largova prej saj tre herë gjysh. Nuk mjafton një libër i tërë për të shprehur mallin për atë skenë e sidomos për spektatorin artdashës dhe të kulturuar fierak, pa haruar kolegët, të cilët i dua dhe respektoj me gjithë shpirt”, thotë Luftari pa u përpjekur t’i fshehë emocionet që i vijnë nga kujtime, që dhe pse të largëta në kohë mjaft të forta dhe intensive.

Në mënyrë të veçantë ai përmend bashkëpunimin me regjisorin e mirënjohur dhe autorin e dhjetëra pjesëve humoristike Pëllumb Kulla. “Ardhja e tij në Fier ndryshoi rrënjësisht konceptin e disiplinën e punës duke bërë të mundur realizimin e shfaqjeve me nivel artistik si kurrë më parë. Dashamirësia dhe takti që kishte në punë na miqësoi shumë”.

Pëllumb Kulla e krijoi figurën e Çobo Rrapushit duke shfaqur edhe vlera si dramaturg. Personazhi, i bazuar në dy nga veprat e Shefqet Musarajt, do t’i jepte figurës artistike të Luftar Pajës një dimension gjigant në skenë dhe do të shënonte në njëfarë mënyre jo vetëm një hop cilësor në karrierën e aktorit por dhe një pjekuri artistike si dhe nisjen e një dimensioni të ri artistik në jetën e tij. Për këtë qëllim jo vetëm figura e tij është personifikuar me heroin por edhe sot aktori e kujton si një nga rolet më të dashura, më të bukura me të cilën i duket sikur është lidhur në mënyrë të pashmangshme.

Familja dhe Tirana

E ka përjetuar si dhembje faktin që nga ajo skenë e Fierit, me ndryshimet politike të fillimit të viteve ’90 do ta shkëpusnin jo me vullnetin e tij e më keq, duke e lënë të papunë. Braktisje, zhgënjim, fyerje do të provonte nga largimi prej atij vendi që ishte shndërruar në një ikonë të jetës së tij, “më e madhe dhe më e ngrohtë se shtëpia ime” siç e quan vetë ai, ku kishte derdhur pjesën më të bukur të jetës e të vetvetes. Por si ndodh shpesh me njerëzit e veçantë edhe jetët e tyre bëhen të veçanta sepse dinë që në momente dëshpërimi të thellë të rinisin me forcë e energji.

Ardhja e “detyruar” në Tiranë i dha mundësinë të vinte në skenë, kësaj radhe në Teatrin Kombëtar një nga komeditë më të arrira dhe të suksesshme të skenës shqiptare, “8 persona plus”. Në rolin e Çeços, Luftar Paja do të realizonte një numër rekord shfaqjesh, do të merrte pjesë në shumë festivale ndërkombëtare e karriera e tij do të niste një fazë të re.

Nuk harron pa përmendur meritën e Ferdinand Radit, por edhe bashkëpunimin me Roland Trebickën në disa vepra të vëna në skenë, Pavlina Manin, Sulejman Pitarkën, Luiza Xhuvanin etj. Por edhe pse njeriu mund të bëjë shumë gjëra në jetë në profesionin e tij ka diçka që i mbetet peng. Dhe Luftari e ka një peng: një interpretim me aktoren e njohur të humorit Zyliha Milotin. Por kurrë nuk thuhet kurrë.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

Suzana Maranaku:  Në marrëveshje për të bukurën

Gerard Butler

Big Mama, kur dashuria shkon në 1 milion

Jeta sekrete e Princit Albert dhe motrave të tij

Jeta sekrete e Princit Albert dhe motrave të tij
Nisi gati si një rrëfim librash, martesa mes aktores së Hollywood-it Kelly Grace dhe Princit të Monaco-s, Ranieri. Prej tyre lindi një djalë, Princi Albert, trashëgimtar i fronit. Sot ai është ende beqar, megjithëse i ka kaluar 50 vitet dhe media vazhdon ta portretizojë si një playboy, për më tepër të afeksionuar pas Fashion Show. Por a është vërtet, ashtu siç shpresohej, Princi Albert, njeriu reformator?

Banorët e Monaco-s, kur nuk janë të zënë duke numëruar paratë e tyre, pyesin veten nëse trashëgimtari Princi Albert, do të martohet ndonjëherë dhe nëse do të ketë fëmijë nga kjo martesë. Por nëse pyetja e martesës mbetet akoma e hapur, pyetja për fëmijët ka ndryshuar.

32.000 banorët Monaco-s tani e dinë se Princi ka dy fëmijë, megjithëse jashtë martese. Ata nuk i çudit më asgjë rreth tij, përveç qetësisë që ai ka. Një gjë tani është e sigurtë: nuk do të jenë fëmijët e tij trashëgimtarë të linjës Grimaldi, nëse vetë Princi Albert nuk martohet në kishë me nënën e ndonjërit prej fëmijëve. Dhe kjo gjasë duket e largët.

Megjithatë vëzhguesit mbretëror ngelen me shpresën se ai më në fund do të gjejë një partnere. Çështë e vërteta ai ka pasur një jetë të pasur dashurore, kurrë nuk i kanë munguar femrat, por se martesa ngrihet si një barrierë e lartë para tij. Princi Albert gjithmonë ka thënë se ai e ka të përbashkët me babain e tij vizionin për të ardhmen e Monaco-s. Babi i tij, Princi Ranieri, ishte ishte mjaft i qartë kur shprehej vazhdimisht për rëndësinë e jetës familjare: “Fëmijët janë thelbësore për të ardhmen e Principatës sonë”, deklaronte ai.

Për vite të tëra, Princi Albert vendosmërisht ka këmbëngulur se akoma nuk kishte gjetur një grua të denjë dhe se ai do të martohej vetëm për dashuri. Në fakt, situata ndryshoi detyrimisht pas ndryshimit në Kushtetutë, e cila e bëri motrën e tij të madhe trashëgimtare të fronit dhe jo fëmijët e tij legjitimë.

Duke iu referuar të ardhmes së tij martesore, Princi, i cili kishte një numër të madh të dashurash, duke përfshirë supermodelen Claudia Schiffer, amerikanen Alicia Warlick dhe notaren jugafrikane Charlene Wittstock, ai kërkon që njerëzit të mos e paragjykojnë, por ta lënë të qetë. “Gruaja ime nuk dua që të luajë rolin tradicional, që zakonisht u atribohet bashkëshortëve mbretërore, por dua që ajo të lidhet ngushtë me punët e Principatës, nëse e dëshiron një gjë të tillë. Është e vërtetë se duhet të jetë më lehtë të ndash me një tjetër, jo vetëm punën, por edhe emocionet”.

“Goditjet shok” të Princit Albert

Në maj të 2005, jo shumë kohë pas vdekjes së babit të tij Rainieri, vëzhguesit mbretërorë morën një goditje shoku. Një stjuardesë nga Togo me emrin Nicole Coste, e cila kishte qenë shumë herë në shoqërinë e Princit, doli në publik me pohimin se prej pesë vitesh e lidhur me Princin dhe për më tepër ai ishte babai i djalit të saj, Alexander.

Me shfaqjen e kësaj deklarate, Princi vetëm mundi të thoshte se ai do ta trajtonte çështjen pas periudhës së zisë së babait të tij. Duke i qëndruar pohimit, disa ditë para kurorëzimit si monark i Monaco-s, më 12 korrik, Albert konfirmoi se ai “kishte fshehur një fëmijë”, duke pranuar publikisht Alexandre dhe duke premtuar se do të merrte përgjegjësitë e tij për këtë djalë. Fëmija nuk do të mbante emrin Grimaldi, dhe nuk do të ishte në linjë për fronin e Monaco-s. Megjithatë rregullat e Kushtetutës janë shumë të qarta në këtë argument. Aty thuhet se vetëm pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe legjitim mund të jenë trashëgimtarë.

Kur është fjala për fatin mbretëror, avokatët bëhen shumë të ndjeshëm. Kështu avokati i Princit Albert deklaroi se Alexandre do të ketë të njëjtat të drejta trashëgimore si fëmijët e tjerë të Princit, gjithmonë, nëse ai do të kishte fëmijë të tjerë. Në të vërtetë ky doli të ishte hamendësimi më i shpejtë nga sa publiku mund të ketë imagjinuar. Një vit më vonë Princi konfirmoi se ai ishte babai i një fëmijë të dytë, një vajze me emrin Jazmin Grace Rotolo.

Princi Albert e kishte takuar nënën e Jazimin, Tamara, në Cote d’Azur në korrik 1991, kur kamarierja kaliforniane kalonte pushimet me burrin e saj. Ajo ngeli menjëherë shtazanë dhe pas një kohe të shkurtër lindi trashëgimtari i Princit, por që as ky fëmijë nuk trashëgon dot emrin e Grimaldëve.

Sipas kushtetutës së re të Monaco-s vetëm fëmijët e lindur nga një martesë katolike duhet të aplikohen. Disa sundimtarë të mëparshëm të shtëpisë Grimaldi të Monaco-s, duke shkuar prapa mbi shtatë shekuj, nuk do ta kishin kaluar një test të tillë.

Testi që nuk kaluan “gratë” e tij

Dihet se Albert ka pasur rezultate në dashuri gjatë 30 viteve të fundit. Miqtë e tij tregojnë se të gjitha gratë dështuan për t’u martuar me të në një nga tre testet. Së pari, Princi Rainier nuk i miratoi. (Ky ishte fati i Nicole Coste, të cilën e dëbuan nga jeta e Princit menjëherë pasi u bë e njohur historia e tyre). Së dyti, Princi Albert nuk besoi asnjëherë se të dashurat e tij mund të përputheshin me aktoren e tij të dashur, nënën Princeshë, Grace Kelly. “Pak gra, është shprehur ai, mund të bëjnë tranzicionin nga fama, vetëm për hir të familjes mbretërore”. Dhe së treti vetë të dashurat e tij ia bënë të qartë se ata nuk mund të jetonin në një vend të vogël si Monaco-s, si peshku pa ujë.

Të dashurat e famshme ( shoqërohen me fotot perkatese)

Për shumë vite, rreth figurës së Princit Albert rrotullohen një seri tregimesh dashurie që kanë atë si protagonist. Midis dashnorëve të tij shquhen qartë Angie Everhart, një aktore mjaft e njohur amerikane, Catherine Oxenberg, një tjetër aktore amerikane me origjinë serbe, (vajza e Jelisaveta Kara?or?evi?, ish princeshë e Jugosllavisë) e njohur sidomos për rolin e Amandës në suksesin e viteve ’80, “Dynasty”. Të dashura të tjera të famshme janë aktorja amerikane Brook Shields dhe modelja e njohur gjermane Claudia Schiffer.

Politika (pjese me vete)

Ndryshimet që erdhën me Princin

Kur babai i tij, Princi Rainier vdiq, Albert u bë Princi i Monaco-s me emrin Albert II.

Një meshë e celebruar në katedralen e qytetit, shënoi zyrtarisht fillimin e mbretërimit të Albert II, dhe pasoi një festë të madhe në kopshtet e pallatit mbretëror të Monaco-s. Përpara 7000 qytetarëve, atij iu dorëzua çelësi simbolik i qytetit. Ndërsa me 19 nëntor 2005 u zhvillua kurorëzim i vërtetë i Princit Albert, ku mori pjesë e gjithë familja mbretërore si dhe përfaqësues të shteteve të Europës. Në mes të lajka dhe informalitetit të ceremonisë, 32.000 banorët e Monaco-s, u përballën me perspektivat e ndryshimeve të mëdha. Princi Albert premtoi një qasje në shthurjen e rezultateve financiare të bankave shtetërore. Monaco, premtoi ai, nuk do të jetë vendi ku pastrohen paratë e pista të botës, por do të jetë një vend i pastër. Gjithashtu ai premtoi edhe braktisjen e sekretit bankar, parim të cilin vendi dhe familja e tij e ka krijuar gjatë 20 viteve të fundit. Princi i Monaco-s është një ndër të paktët monark absolut të mbetur në planet. Ai ka një parlament këshillues dhe një kryeministër (tradicionalisht një francez). Megjithatë, Rainieri kishte vendosur një lidhje të fortë mes një shefi autokratik dhe një qyteti mesjetar sovran. Dikur ishte vetë Ranieri ai që madje zgjidhte edhe ngjyrën e perdeve për kazinotë në Monte Carlo. Statusi i taksave të lira në Monaco si dhe pozita e favorshme bregdetare, e kanë bërë këtë vend një objektiv për të gjitha llojet e ambicieve dhe manovrave. Rainieri fitoi “de facto” mbi ofertat e Presidenti Charles de Gaulle, pastaj mundi miliarderin grek Aristotel Onasis, miliarderët italianë dhe më së fundi mafian ruse. Në pak kohë Albert ka vijuar të njëjtën rrugë, duke treguar se është një princ efektiv. Por nga ana tjetër ai po tregon se është një sundimtar i ndryshëm nga babai i tij, pasi kritikon stilin e fshehtë dhe frymën autokratike të sundimit të babait të tij, Ranieri. Në intervista të ndryshme Princi Albert shfaqet si një njeri inteligjent dhe me qëllime të mira. Ai thotë se Principata nuk është aq keq sa njerëzit thonë, se është punuar shumë për të pastruar gjërat dhe se në të ardhmen do të bëhet më tepër. “Unë do të vendos moralin, ndershmërinë, etikën, në qendër të të gjitha vendimarrjeve në Principatë,” deklaron ai. Rritja e Monaco-s në 20 vitet e fundit, nga një kazino-me-shtet, në një mikro-shtet me € 10bn qarkullim vjetor, në kohën e Ranierit ishte arritur duke i hapur derën misterioze bankave të huaja. Më shumë se gjysma e të ardhurave kombëtare vijnë nga transaksionet financiare.

Vazhdon shkrimi me poshte

Dyshime dhe pohime

Vëzhguesit finaciar të Monaco-s janë të ndarë në dy kampe. Frédéric Laurent, një shkrimtar në Monaco, thotë: “Kur babai i tij ishte i gjallë, Albert kishte të drejtë të mbyllte gojën. Tani është koha të flasë. Ai është një njeri thellësisht liberal dhe beson në drejtësinë sociale … ai është i vendosur që të bëjë ndryshime”.  Nga ana tjetër, Roger-Louis Bianchini, një gazetar investigative francez, që shkruan për lidhjet në botën e biznesit të fshehtë të Monaco-s, thotë: “E tërë e ardhmja e Monaco-s, varet nga rregullat e saj bankare, të cilat lejojnë të hollat që të derdhen nga burime të dyshimta …”

Motrat, një jetë e trazuar

Jeta plot ngjarje dhe histori dashurie e dy motrave të princit Albert, Caroline dhe Stephanie, kanë mbushur revistat me shkëlqim për dy dekada. Ky fakt nuk do të ishte edhe aq i rëndësishëm, nëse njëra prej tyre, pikërisht Caroline, nuk do të ishte trashëgimtarja e ligjshme e Principatës. Caroline Princesha e Honovrit, ka lindur në vitin 1957. Jeta e saj sentimentale është plot me aventura që jo rrallë herë kanë shqetësuar nënën e saj. Fillimisht martohet me një bankier parizien, por divorcohet prej tij dhe pas pesë vitesh martohet me Stefano Casiraghi, një kampion sportiv nga i cili ka tre fëmijë. Me vdekjen tragjike të bashkëshortit, merr fund martesa e saj dhe nis një lidhje dashurie me aktorin francez Vincent Lindon. Më vonë martohet me Ernesto Augusto, Princ i Hanovrit. Pas vdekjes të së ëmës, Princesha merret me shumë veprimtari të artit, duke përmbushur një dëshirë të nënës së saj, ish aktores hollivudiane.

Gjithashtu edhe motra tjetër Stéphanie (1965) për shkak të ambicjeve dhe vendimeve të saj të vrullshme, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Ka studiuar për letërsi, ndërkohë që ka stiluar linjën e vet të jeans-eve, kostumeve të banjos, parfumrave dhe kremrave. Ka provuar të bëhet këngëtare, duke kënduar muzikën dance të viteve ’80, madje kënga e saj Ouragan ka qëndruar për rreth katër muaj në krye të klasifikimit. Ka zhvilluar mjaft koncerte bamirësie dhe bashkëpunime me artistë të njohur, ndër ta edhe me Michael Jackson. Martohet me Daniel Ducruet, prej të cilit ka edhe dy fëmijë, por që shpejt divorcohen. Lind një tjetër fëmijë, kësaj rradhe jashtë martese me ish truprojën e saj. Vendos të martohet përsëri, kësaj rradhe me një artist portugez, nga i cili sërish do të divorcohet.

Grace Kelly, historia e një princeshe

Nëse fëmijët e saj, Princi Albert, Princesha Caroline dhe Princesha Stéphanie, kanë një adhurim të fortë për artin dhe një simbiozë të natyrshme me të, kjo i dedikohet para së gjithash nënës së tyre Grace Kelly, një nga gratë më të admiruara në të gjithë botën. Edhe sot ajo përbën një standart të bukurisë, hireve dhe stilit. Talenti i saj ka influencuar në filmat më të mirë të mjeshtrit të kinemasë Alfred Hitchcock, kaq fuqimisht sa ai është munduar ta ndërtojë imazhin e saj edhe tek aktoret e tjera, por pa sukses. Kjo është njëra anë e ish yllit të Hollywood-it, ndërsa ana tjetër ka të bëjë me martesën përrallore me Princin e Monaco-s, Ranieri.

Ishte një takim i shkurtër por që u pasua me dhjetëra letra dashurie, ndërsa aktorja xhironte një film në Europë. Shumë shpejt Princi vrapoi në Philadelphia për të kërkuar dorën e saj, ndërsa jeta e aktores saj do të shndërrohej në një histori që mund të rrëfehet ditë për ditë. Martohen me 18 prill të vitit 1956. Tre orë zgjasin filmimet e dasmës së tyre, ndërsa ndiqet nga 3 milion spektatorë nga e gjithë bota. 120 metra mëndafsh janë përdorur për fustanin e saj të nusërisë. Pas martese ajo lind tre fëmijët: Caroline, Albert dhe Stéphanie.

Pas një jete të bukur e të mbushur me bamirësi dhe aktivitete sociale, erdhën vitet e ankthit për Princeshën Grace. Vajza e saj Caroline ishte e bukur, por rebele dhe irrituese. Historitë e saj të dashurisë kishin nisur ta shqetësonin dhe të dëgjoheshin në të gjithë botën. Grace kundërshtoi martesën e saj të parë, e cila realisht shkoi keq. Lajmet gossip mbi të dhe vajzën tjetër Stéphanie filluan të shtoheshin.

Për të harruar çfarë po ndodh me fëmijët e saj, ajo xhiron edhe dy filma të fundit, derisa në vitin 1982 vdes nga një aksident i tmerrshmë me makinë. Ishte vetëm 52 vjeç.

Princi Alberto

Lartësia e Tij Shumë e Qetë, Princi Albert Alexandre Louis Pierre Grimaldi me emrin e fronit, Alberto II, ka lindur me 14 mars 1958. Ai është fëmija i dytë dhe i vetmi fëmijë mashkull i Ranieri-t të III të Monaco-s dhe gruas së tij, aktores amerikane Grace Kelly.

Jetëshkrimi Princit Albert

I lindur në Pallatin e Princërve të Monaco-s në Principatën e Monaco-s, Albert është diplomuar në vitin 1981 me titullin Bachelor i Arteve në shkencat politike. Më vonë mori pjesë në disa kurse në Universitetin e Bristolit dhe të Alfred  School “Marshal” për Ekonominë dhe Menaxhimin. Njihet pasioni i tij për sportet. Ai nuk heziton të marrë pjesë, sikundër gjyshi dhe adash i tij Albert, një ekspeditën e Arktikut të vitit 2006 që e çoi deri në Polin e Veriut. Ai është kreu i parë i shtetit që ka mbërritur deri në atë pikë të tokës. Merret kryesisht me bamirësi për njerëz të varfër, duke sponsorizuar organizatat ndërkombëtare si UNICEF dhe ruajtjen e faunës tokësore dhe detare.

Familja Grimaldi dhe Principata e Monaco-s

Familja Grimaldi është një familje e madhe dhe e lashtë italiane, me origjinë nga Genova që udhëheq Principatën  e Monaco-s. Principata e Monaco-s (në gjuhën vendase Principatu de Múnegu), e njohur thjesht si Monaco, është një shtet i vogël monarkik i Europës perëndimore, që kufizohet me Francën dhe Detin Mesdhe. Territorit shtrihet në bregdetin verior e qendror të Detit Mesdhe, ka një kufi tokësor në të tre anët vetëm me Francën dhe është rreth 16 km (9,9 mi) larg nga Italia. Monaco është konsideruar shpesh si një strehë taksash, ndaj shumë prej banorëve të saj janë njerëz të pasur, që vijnë nga venda të tjera dhe përbëjnë shumicën e popullsisë me rreth 84%. Monaco është Monarki Kushtetuese dhe Principatë, me në krye Princin Albert II si kreu i shtetit. Shtëpia Grimaldi sundon Monaco-n që prej 1297 dhe sovraniteti i shtetit u njoh zyrtarisht nga traktati që nënshkruan Franca dhe Monaco në vitin 1861. Pavarësisht se e pavarur, mbrojtja e Monaco-s është përgjegjësi e Francës. Monaco është vendi me dëndësi më të madhe dhe më i vogël në sipërfaqe në botë. Më i vogël se Hyde Park dhe Kensington  Gardens. Gjuha zyrtare është frëngjishtja. Një njeriu i duhet mesatarisht vetëm 56 minuta për të ecur në të gjithë gjerësinë e vendit. Që nga viti 1929, Grand Prix Monaco zhvillohet rregullisht çdo vit në rrugët e Monaco-s.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

Suzana Maranaku:  Në marrëveshje për të bukurën

Gerard Butler

Big Mama, kur dashuria shkon në 1 milion

Luftar Paja: “Sot humorin e bëjnë politikanët”

Henri, Duka i Madh i Luksemburgut
Epoka që jetojmë është epoka e ndryshimeve të rëndësishme, prandaj as Luksemburgu nuk mund t’i shpëtojë rrymës. Një nga tre shtyllat e identitetit të saj, vetë Henri, janë nën sulm. Duka i Madh Henri i Luksemburgut është duka më i madh kudo në botë, ndonëse ai këmbëngul se nuk është një “specie e rrezikuar”, dhe se në një masë të madhe, është ai që stimulon zhurmat që kërcënojnë të kufizojnë pushtetin e tij prej duke.

I shtrirë në 999 kilometra katrorë, me një sipërfaqe më të vogël se ishulli i Rodit, pozicionuar ndërmjet Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës, Luksemburgu është sa një vend sa kurioz, aq edhe i vogël. Njihet kryesisht për ligjet liberale në sistemin bankar, normat e ngurta tatimore dhe dashurinë e madhe për Henrin, 53 vjeçar.

Por epoka që jetojmë është epoka e ndryshimeve të rëndësishme, prandaj as Luksemburgu nuk mund t’i shpëtojë rrymës. Dy nga tre shtyllat e identitetit të saj, ligjet bankare dhe vetë Henri, janë nën sulm.

Duka i Madh Henri i Luksemburgut është duka më i madh kudo në botë, ndonëse ai këmbëngul se nuk është një specie e rrezikuar, dhe se në një masë të madhe, është ai që stimulon zhurmat që kërcënojnë të kufizojnë pushtetin e tij prej duke.

“Titulli është historik,” u shpjegon ai vizitorëve të rradhës në kështjellën e Berg-ut, një rezidencë e stilit gotik, që u ndërtua nga gjyshi i tij dhe u përforcua përpara Luftës së Parë Botërore. “Por sigurisht ne tashmë jemi në një monarki kushtetuese”.

Roli i Henrit në kohët e fundit është bërë një çështje e debatuar mes 486.000 qytetarëve të kësaj cope të begatë.

Henrit, që banon në Berg, i duhet të udhëtojë një orë me makinë që të vijë në kryeqytetin me të njëjtin emër me shtetin e Luksemburgut, dhe që rrethohet me kopshte, që ndonjëherë duken edhe si të paorganizuar, kaq të shumtë janë në numër. Henri ushtron ceremonitë shtetërore në një pallat të shekullit të 17-të, që dikur ishte bashkia e qytetit, në qendër të qytetit të Luksemburgut.

Njerëzit këtu flasin një dialekt gjerman, i pakuptueshëm për të huajt. Megjithatë, Henri gjithashtu flet gjermanisht, anglisht dhe pak spanjisht, ndërkohë që gjuha zyrtare e oborrit të tij është frëngjishtja.

Shumë diskutime u janë shtuar tani luksemburgasve. Që nga problemet e ekonomisë e deri tek roli i Henrit. Një vend që dikur e bazonte ekonominë e tij tek fermerët dhe minerali i hekurit, tani pothuajse gjysmën e ekonomisë së vet e ka vendosur në shërbimet financiare. Për dekada, industria ka lulëzuar me ligjet e rrepta të sekretit bankar. Pothuajse çdo bankë që ju keni dëgjuar, e ka një zyrë në bllokun e gjashtë, në Boulevard Royal.

Por tani sistemi bankar ndihet i sulmuara nga fuqi financiare si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca. Kriza financiare ka tronditur themelet e ekonomisë.

Me industrinë në vështirësi dhe përballjen e kërcënimit për të qenë në listën e zezë nga organizatat ndërkombëtare financiare, Luksemburgu ka ndërmarrë hapa të paprecedentë për t’u bashkuar me strehë të tjera tatimore, si Zvicra dhe Lihtenshtajni, në ruajtjen e sekretit bankar për të siguruar më shumë bashkëpunim kundër taksës tatimore.

Ndërkohë po kaq i zhurmshëm është debati rreth Henrit, një njeri i pasur me çifligje të shpërndara në të gjithë Luksemburgun. E megjithatë u vu në qendër të gjykimit, jo shumë kohë pasi u ngjit në fron, në vitin 2000, kur  bëri të ditur qëllimin e tij për të shitur një pyll të madh, të njohur si Gruneëald. Luksemburgasit u tronditën, pasi e konsideronin këtë pyll si pjesë të trashëgimisë kombëtare. Më tej, në vitin 2006, ai zhgënjeu mjaft njerëz kur deklaroi se kishte ndërmend të shiste bizhuteritë e nënës së tij, dukeshës së Madhe Josephine-Charlotte, në ankandin e Sotheby. Në fund, ai u tërhoqën, duke mos shitur asgjë.

Por, veprimi që tronditi kurorën, erdhi në fund të vitit të kaluar, kur një shumicë në parlament miratoi një ligj që lejon vdekje e lehtë “euthanasia”, duke e bërë Luksemburgun kombin e tretë që miratonte, pas Belgjikës dhe Holandës. (Zvicra, e cila lejon ndihmën për vetëvrasje, teknikisht nuk e lejon “euthanasia”, që është një vrasje e mëshirmshme nga ana e mjekut). Henri nuk pranoi të nënshkruajë atë. Pati mjaft spekullime sipas të cilave ishte Kisha Katolike që e pengonte Henrin të nënshkruante një akt të tillë. Por ka një kundërvënie në të gjithë këtë histori, pasi në vitin 1978, i ati i tij, Duka i Madh Jean, nënshkroi një projekt-ligji që njihte të drejtën e abortit, pavarësisht se Kisha e zjarrtë Katolike e kundërshtonte atë.

Në rastin e Henrit, me një seancë të rrufeshme parlamentare, u ndryshua Kushtetuta, duke e bërë nënshkrimin e tij të panevojshëm. Menjëherë pas kësaj ai u ngrit dhe bëri thirrje për një reformë më të gjerë të Kushtetutëse, që do të saksiononte një rol më të madh të tij, në përputhje me atë të mbretërive të tjera europiane.

Ndërkohë subjekte të ndryshme sot kërkojnë ndarjen e roleve të Dukës së Madh. Pascale Goedert, një mësuese e viteve ‘30 kujton se si gjyshja e Henrit, Dukesha Charlotte, mbajti  luksemburgasit e bashkuar, ndërsa ishte në mërgim në Londër, gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Por tani nuk ka luftë, kështu që ai nuk ka si të funksionojë”, thotë mësuesja e moshuar.

Qytetarët thonë se do ta mbajnë Henrin nëse ai sillet mirë, ndërsa shtojnë se refuzimi që ai i bëri projekt-ligjit për vdekjen e lehtë ishte një gabim i madh nga ana e tij. Kjo është një situatë tipike luksemburgase, thonë ata. Dikush përpiqet për të kryer diçka, dhe dikush tjetër hedh një pengesë përpara.

Ndërsa vetë Henri shpjegon se ai e provokoi këtë konflikt për të ndjekur një vizion të një institucioni më demokratik dhe të modernizuar. Sipas tij, Luksemburgu do të arrijë “një ngjashmëri të madhe me monarkitë e tjera në kontinent, edhe pse secila ka veçoritë e saj”. “Të gjitha ndryshimet shkojnë në drejtim të modernizimit. Në një botë globalizuese thotë Henri, për njerëzit duhet një figurë që përfaqëson vendin, një fuqi për integrimin”.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko

Suzana Maranaku:  Në marrëveshje për të bukurën

Gerard Butler

Big Mama, kur dashuria shkon në 1 milion

Luftar Paja: “Sot humorin e bëjnë politikanët”