Si të reduktojmë kilet e tepërta
Ka ardhur momenti që të reduktoni kilet e tepërta që keni dashur të humbisni prej kohësh. Por nuk dini mënyrat dhe këshillat më efikase që do t’ju ndihmonin të arrinit qëllimin final. Kile të tepërta që ju bezdisin dhe që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë apo të dukeni bukur, qoftë në face book apo në shoqërinë tuaj. Nëse do të merrni parasysh konsumimin e disa prej produkteve të caktuara dhe aktiviteteve të duhura sportive, atëherë, me pak vullnet do të mundni të realizoni qëllimin tuaj
Konsumoni shumë ujë
Pijet e forta energjike, qoftë edhe birra e lehtë përmbajnë shumë kalori. Ndaj ato janë të parat që duhen eliminuar. Ndërkohë pijet e tjera si cola apo edhe ato me fruta janë të pasura në karbohidrate dhe sodium, duke ju ngopur me përbërës jo shumë të shëndetshëm.
Ujë nga ana tjetër është më se i këshillueshëm. Ai ka zero kalori dhe thuajse shumë pak sodium duke bërë të mundur rregullimin e metabolizmit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse do i shtohej pak limon humbja në peshë do ishte më e lehtë.
Bukë të bardhë dhe makarona
Të konsumuarit e produkteve si oriz, makarona apo edhe bukë të bardhë janë të rekomandueshme, sepse ndihmojnë në fortësimin e indeve dhe janë produkte të cilat shpërbëhen më lehtë si karbohidrate të mirëfillta. Kështu dietologët sugjerojnë përdorimin e tyre nëse dëshironi të humbisni peshë, pasi të konsumuarit e tyre ju bëjnë të ndiheni e lehtë dhe jo e uritur.
Merruni me aktivitet çdo ditë
Çdo lloj pune apo aktiviteti do t’ju ndihmonte të reduktonit kilet e duhura. Megjithatë aktivitetet e duhura që do t’ju këshilloheshin do ishte fitnessi në palestër, kërcimi në litar, vrapi që do ishte më se i duhuri, apo edhe shëtitje të lira me hap të shpejtë. Nëse do të frekuentonit palestrën ushtrimi më i mirë për të humbur kile është pikërisht spinning. Është edhe një nga ushtrimet më të zhvilluara nëpër palestra aktualisht, që do të thotë se ndihmon vërtet në djegien e kalorive të tepërta.
Konsumoni gjithmonë një kafe 
Kafeja është jo vetëm një nga pijet më energjike që stimulon përqendrimin dhe si rrjedhojë produktivitetin, por ju bën të ndiheni më pak të uritur. Ndaj është mirë konsumimi i një filxhani kafeje qoftë me qumësht ose jo për të marrë energjinë e duhur dhe për të qenë më aktiv. Kështu nuk do të jetë e nevojshme të ngrënit e ndonjë sanduiçi i cili sigurisht do t’ju jepte energji për aktivitetet e ditës. Me një filxhan kafe, do e kuptoni që do humbisni kalori pa u stërmunduar shumë.
Flini të paktën shtatë orë
Gjumi është një nga ndihmuesit më të mirë për të reduktuar disa kile. Në qoftë se nga shpejtësia, dhe mungesa e kohës nuk keni ngrënë mëngjesin, gjumi i bërë në masën e duhur do i zëvendësonte më së miri kaloritë e nevojshme. Sa më i parehatshëm të jetë gjumi aq më keq do të jetë për organizmin tuaj dhe më e vështirë do të jetë humbja në peshë.
Sakrifiko të paktën një vakt
Reduktoni në mënyrë kategorike vaktet midis. Si për shembull konsumimin e çokollatës, patatinave, ëmbëlsirave të bëra në shtëpi apo edhe të gatshme të cilat shpeshherë i konsumoni para ose pas mbrëmjes. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të hiqni kalori të tepërta dhe të panevojshme nga dieta juaj. Trupi juaj as që do e ndiente mungesën e tyre.
Konsumoni peshk
Peshku si gjithmonë është një nga ushqimet më të mira që jo vetëm ju bëjnë të ndiheni sa më të lehtë por i japin organizmit ushqyesit e duhur. I mbështjellë me nutrientë që forcojnë muskujt duke i dhënë lëkurës elasticitet. Sipas disa dietologëve mendohet se edhe konsumimi i një porcioni të vogël do të kishte efektet e duhura. Rezultati do të kuptohet menjëherë. Fytyra juaj do të ketë më shumë ngjyrë.
Evitoni pijet me gaz
Reduktoni në masë çdo lloj pije që është e gazuar. Ato jo vetëm që nuk ju ndihmojnë në arritjen e qëllimit por ju bëjnë të dukeni dhe ndiheni më të fryrë. Ndaj edhe pse të shijshme dhe në disa raste energjike këshillohet evitimi i tyre.
Kryeni marrëdhënie seksuale
Edhe në humbjen e disa kileve të tepërta marrëdhëniet seksuale janë një tjetër faktor që do t’ju ndihmonin. Gjatë aktivitetit çlirohen kalori vërtet të mjaftueshme si dhe substanca dhe hormone që ju bëjnë të ndiheni më të lehtë dhe çlirët emocionalisht. Kryerja e tyre të paktën tre herë në javë do ishte më se e mjaftueshme.
Artikuj të ngjashëm:
- Vlerat e një gote verë
- Ushqimet që luftojnë celulitin
- Frutat e detit, ushqimi që ndez pasionin
- Mitet më absurde të ushqimit
- Si ndikojnë disa ushqime në organizmin tonë