Portali Shqip

Domenika
Performanca jetësore e një vajze  artiste. Domenika Caushi, vajza që e për pak e preku me dorë çmimin e  madh të Big Brother, në një rrëfim për veten, Seldin dhe të tjerët.

Nga Arjan Konomi

Ajo është artiste në çdo gjë: në mënyrën se si shprehet, si i përjeton gjërat, si vishet, si ecën, si buzëqesh. I zgjedh fjalët me kujdes, ecën me elegancë, i pëlqen të filozofojë e të meditojë, ndërsa tymi i cigares përmes gishtave të hollë, e bën disi enigmatike. Ka qëndruar për më shumë se 100 ditë në shtëpinë e Big Brother. Shumë mund të mendojnë se e njohin dhe dinë gjithçka për jetën dhe karakterin e saj, pasi ajo ka qenë aty ndër të paktët persona që flisnin shumë hapur. Por ky konstatim nuk është krejt i vërtetë. Sepse sa më shumë që flet me të, aq më shumë zbulon tek ajo, sepse ajo është një vajzë me botë të madhe dhe deri diku enigmatike. Kjo enigëm lidhet me faktin se ajo, sikurse  Tonio Kreger, një personazh intelektual i Tomas Man, “nuk pranon që jeta e saj të bie në një kollajllëk të rrafshët”. Ndaj e gjithë përpjekja e saj sillet në dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme në jetë. E çfarë do të jetë? Domi ka shumë plane, por dëshiron që t’i zbulojë pasi t’i bëjë realitet.

Ndërsa bisedon me të, apo ndërsa ajo përpiqet të shpjegojë të gjithë filozofinë e saj për jetën, njerëzit, dashurinë dhe artin, kupton edhe një herë se ajo nuk është një vajzë e zakonshme, por një femër artiste që ka punuar shumë për të arritur këtu ku është. Në kokë mban një lule! Me flokët gjysëm të mbledhur, fundin e gjatë dhe tualetin delikat, ngjan si një bohem. Sapo është kthyer nga Italia dhe menjëherë ka ardhur të japë këtë intervistë. Vijnë të dy bashkë me Seldin, sepse tani janë të pandarë. Seldi vijon të jetë i njëjti në lidhje me Domin, ndërsa Domi duket akoma më e dhënë pas Seldit. Dashuria e tyre ngjan më e vërtetë se dita dhe më joshëse se nata. Kanë zbuluar njëri- tjetrin dhe tani po shijojnë lumturinë që të jep një raport i tillë.

Çfarë mendon tani pas BB?

Gjithmonë kam qenë e idesë se BB ia vlente për eksperiencë. Unë edhe pse kam jetuar shumë vite në Itali kam qenë gjithmonë në kontakt me Shqipërinë, kam ardhur shumë shpesh, madje kam ndjekur me vëmendje edhe evenimentet artistike në Shqipëri. Pra kam qenë në kontakt me gjërat që ndodhin këtu, ndaj doja ta provoja edhe këtë eksperiencë.

Përveç kësaj doja ta shihja Domin në raport me të tjerët. Edhe kjo ishte një shtysë që ta provoja si eksperiencë.

Mendoj se ia vlejti, sepse jo vetëm që e pashë Domin, por aty takova Seldin, me të cilin u njoha dhe u dashurova.

Si u ndjeve kur pe mama Valen që po hynte në BB?

E çuditur, por njëkohësisht ishte një surprizë tepër e këndshme. Ishte çudi që nuk më kishte thënë se do të futej, sepse në përgjithësi nuk mbajmë sekrete me njera- tjetrën. Por, edhe nëse do të ma kishte thënë përpara se të hynte në shtëpi, prap do ta kisha pritur me kënaqësi.

Cili ishte impakti i parë që krijove natën e parë të qëndrimit në shtëpi?

E pashë që arredimi i shtëpisë nuk i pëlqeu asnjërit. Por arredimi që gjetëm aty, arredimi i atyre viteve, është ëndrra ime. Prandaj më pëlqeu. Në shtëpinë që kemi në Vlorë kemi ruajtur mobilje të tilla dhe ngaqë më pëlqejnë i kam thënë mama Vales që të mos i hedhë…Gjithmonë kam menduar të bëj një film me ato orendi… Nga ana skenografike më pëlqeu shumë!

Po njerëzit si t’u dukën?

Nuk jam natyrë që i paragjykoj njerëzit vetëm me impaktin e parë. Më pëlqen t’u jap kohë të më njohin dhe t’i njoh. Dua t’i njoh njerëzit nga zemra dhe jo nga jashtë.

Nëse do ishe në ditën e parë, cilin nga ato persona do e ndërroje?

Asnjërin nuk do e ndërroja, sepse secili prej tyre ka qenë në karakterin e vet. Kushdo që të ishte aty, unë do të isha njëlloj.

Çfarë ndjesie është të jesh në finale?

Aty për aty është emocion që nuk e ke përjetuar kurrë më parë si të tillë. Emocionet nuk i përshkruaj dot me fjalë. Është e kotë të përpiqem t’i përshkruaj…. Isha e lumtur që kisha arritur deri aty. Dhe siç thashë edhe më sipër, unë nuk isha futur aty për fitoren, ndaj nuk është se provova ndonjë hidhërim të madh. Dhe besoj se këtë e kam treguar me reagimin tim. Por do të kisha preferuar të fitonte një femër për të zbutur mentalitetin maskilist në Shqipëri. Megjithatë, që të jem e sinqertë, kur arrin të jesh në lojë deri në momentin e fundit, kur arrin të dalësh në dyshen finaliste, edhe fitoren e mendon shumë të afërt!

Cilët nga banorët e BB takon?

Përgjithësisht kam qenë e angazhuar me punët e mia, por kjo s’do të thotë se nuk i kam mbajtur kontaktet me mënyrat që kam pasur mundësi, me telefon ose facebook. Mund të permend Kikën që është në Kosovë, apo Jonën që është në Afrikën e Jugut.

Cili nga banorët të ka zhgënyre më shumë?

I kam njohur personat që brenda. Prandaj nuk është se mund të zhgënjehem jashtë prej tyre.

Po Seldi?

Seldi që në impaktin e parë ka një magnetizëm në vështrimin e tij që i bën të gjithë për vete, shpreh çiltërsi, thjeshtësi, është gazmor. Nuk ka komplekse dhe kjo mendoj se është një tjetër gjë që na bashkon. Është shumë i ngjashëm me mua! Ka humor, jep emocione.

Kur e pe për herë të parë e mendove se do lidheshe me të?

Jo. Por nuk e mohoj se më pëlqeu fizikisht.

Kur filloi të të ngjallë interes?

Që ditën e parë, me batutat e tij. Pastaj interesi erdhi duke u shtuar ditë pas dite. Deri kur ndjeva një ndjenjë të fortë dashurie. Kjo ndjenjë tek unë lindi spontanisht, ndryshe nga Seldi i cili që javën e parë filloi të thonte për mua “e dua, e dua!”. Ishte një gjë krejt e papritur dhe që më pëlqeu, pavarëisht se u duk sikur nuk e dhashë veten.

Ka pasur momente që ke menduar se bërë gabim që u lidhe me Seldin?

Jo, nuk ka pasur momente pendimi. Ka pasur momente zënkash që ndodhin në çdo çift normal. Kemi pasur edhe momente që i kam thënë se do të jemi shokë, pavarësisht se brenda vetes ndieja për të.

Po tani ç’po ndodh me ju?

Po e shijojmë dashurinë tonë. Në dallim nga ambientet e shtëpsië, ku nuk mund të kishim privatësinë tonë, tani po e shijojmë njëri- tjetrin dhe s’kemi të ngopur. Jemi gjithë ditës bashkë. Bashkë zgjohemi, në të njëjtën orë, gjë që na vjen instiktivisht, e ndiejmë se është zgjuar njëri dhe zgjohet edhe tjetri. Pijmë kafen, bëjmë pazar, takohemi me mama Mondën, me mama Valen, me miqtë dhe familjarët tanë… Jemi si të pandarë nga njëri -tjetri.

Si tu duk mama Monda kur e njohe?

Si shpirt. Është zonjë grua. Ka ngjashmëri mes saj dhe Vales. Flas çdo gjë me të, kemi raport shumë të mirë, këshillohemi me njëra- tjetrën… Jemi si dy shoqe të mira.

Me Vlorën i mban lidhjet?

Kam shumë nostalgji për Vlorën. Aty kam lindur, kam kujtimet e mia të fëmijërisë në lagjen Çole. Në Vlorë kam bërë edhe shkollën e muzikës për piano. Nuk mund të harroj plazhin, kasatat dhe aranxhatat e asaj kohe, ndonëse nuk i gjej më si atëherë. Çdo behar shkoj në Vlorë, kështu kam bërë gjithmonë, nuk e filloja asnjëherë turin e Shqipërisë pa shkuar në Vlorë, ku kam akoma shtëpinë ku jam rritur.

Ke nisur studimet për piano dhe vazhdon skenografi…

Në Romë kam bërë Konservatorin për piano në Santa Cicilia. Por njëkohësisht edhe Institutin e Arteve Roma 2 për dekoracion religjoz (vetrata, mozaikë, etj). Vitet efundit kam jetuar në Firence duke frekuentuar Akademinë e Arteve të bukura për skenografi. Kam eksperienca shumë të mira në Itali. Adoleshencën e kam kaluar aty, edhe unë si çdo adoleshente, duke ndryshuar look, me preferenca  muzikore nga më të ndryshmet, me ide “revolucionare”, pasi “doja të ndryshoja botën”…

Kush është më artist në shpirt, ti apo Seldi?

Çdo njeri ka ndjesinë e artistit, kush dominon më shumë e kush më pak. Ne jemi të dy. Unë e pasqyroj në ngjyrat, penelin, veshjen time, ose duke i rënë pianos. Seldi e pasqyron në muzikë, me lëvizjet, etj. Shpirti artistik na ka lidhur më shumë dhe padyshim kjo është një gjë që na bën të kuptohemi më mirë.

Do doje që Seldi të bëhej këngëtar i famshëm?

Për mua, kur këndon, ai është një këngëtar i famshëm. Tani që e kam njohur nga afër, kam konstatuar që jo vetëm është i lindur për muzikë, por i vibron trupi kur dëgjon ose këndon muzikë.

Po nëse një ditë do të bëhej i famshëm dhe do të kishte shumë femra rreth e qark? Do të ishe xheloze?

Absolutisht jo, sepse është njëlloj sikur të më pyesje mua, nëse unë do të punoja me një kostumograf apo regjisor?! Kjo është pjesë e punës. Uroj që Seldi t’ia arrijë sa më shpejt që të bëhet i famshëm.

Cila gjë e jote bezdis Seldin më shumë?

Kur meditohem.

Po ty tek Seldi?

Kur ha thonjtë. I hante që në shtëpi, por tani i ha më pak.

Është “dashnor” i mirë Seldi?

Dashnor në krevat?!(qesh) Është unik. Ashtu siç bën edhe çdo gjë tjetër me ndjenjë.

Ke vendosur të qëndrosh në Shqipëri?

Kam shumë plane, por po shikoj për më tej. Këtë verë do bëj pushime dhe akoma nuk jemi përqëndruar në gjëra konkrete.

Cila është gjëja që të prek më shumë?

Kur shikoj Valen të mërzitur, thjesht kur e shoh se i mungon buzëqeshja. Sepse atë kam unë, motër, nënë, baba, vëlla. Ajo më prek….

Nëse sheh një yll që bie dhe thua një dëshirë, cila është ajo?

Që ai ylli të zbriste në tokë, të më merrte për dore dhe të më shoqëronte në një udhëtim në të gjithë galaktikën.

Domenika Caushaj

Ditëlindja: 28 10 1985, Akrepi

Vendlindja: Vlorë

Vebdbanim: Vlorë Tiranë,

Hobi: noti, kënga, stilimi

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Seldi: Pyesni Domin për seksualitetin tim!

Jetmiri “si fitova çmimin dhe Rrezin”

Zanfina fejesa dhe martesa nuk jan ne planet e mia

Edi:  Rezarta me pelqen ende

Pamela: “Banorët?! Të gjithë aktorë amatorë”

Seldi: Pyesni Domin për seksualitetin tim!
Look- tendencë, vokal- impresionues, shpirt të ndjeshëm dhe natyrë gazmore. Protagonisti i Big Brother 3, Seldi Qalliu, ëndërron të pushtojë botën e spektaklit. Ka provuar Big Brother si trampolinë, ndërsa sfida e vërtetë për të fillon pikërisht tani, kur të tjerët nuk kanë më se çfarë të thonë. Sepse ai është artist dhe përpara e pret një rrugë e gjatë. Një rrugë që ka filluar ta përshkojë përkrahu së bashku me Domenikën, vajzën që njohu dhe dashuroi në Big Brother.

Nga Arjan Konomi

Ditët pa Domenikën i duken të pafundme, boshe dhe pa kuptim. Kur e takuam Seldin, Domenika kishte veç pak ditë që ishte larguar për në Itali, për të rregulluar ca gjëra të saj. Mungesa e saj lexohej qartë në sytë e tij, ndërsa bisedën e ndërprisnin herë pas here sms e dërguara prej saj. Pak e nga pak, Seldi fillon të tregojë për Domenikën dhe dashurinë e tyre. Domi do të kthehet për pak ditë, tregon ai, ndërsa na rrëfen se të dy kanë “braktisur” mamatë dhe jetojnë në të njëjtën strehë, në Tiranë. Muzika, spektakli, mamatë, Domenika dhe planet e së ardhmes. Të gjitha të rrëfyera nga vetë Seldi, në një ditë të nxehtë të qershorit….

Ti ishe banori më artist në BB. Si është lidhja jote me artin? Si nisi ajo?

Bota e artit më ka pëlqyer që 7 vjeç, kam përshtypjen se çdo artist e kupton veten e tij, ndjeshmërinë e tij artistike. Është një botë e pashpjegueshme, thjesht e ndien, nuk ka fjalë për t’u shpjeguar. Në moshën 7-8 vjeç u futa në piano. Në fëmijërinë time unë dëgjoja shumë muzikë, madje këndoja, modifikoja këngë, regjistroja veten. Çdo gjë e bëja spontanisht. Është shumë e rëndësishme kur e pëlqen veten në mënyrën si këndon. Kjo në kohët e sotme quhet kompozim, ndërsa unë e kryeja shumë natyrshëm, shumë lehtë. Shihja shumë programe të huaja muzikore, sidomos tek një stacion gjemran, RTL ku fëmijët imitonin këngëtarët nga zëri, imazhi, look-u etj. Mami im këmbënguli shumë që unë të merresha me muzikë. 14 vjeç u futa në lice për kanto. Personi i parë profesionist që më vlerësoi dhe besoi tek unë ishte Zina Zdrava që më tha: “Ti je adapt për këtë punë!” Nisa liceun si një fëmijë i papjekur dhe gjatë shkollës fitova pjekurinë e duhur.

Po tani?

Tani studioj për kanto klasike në Akademinë e Arteve. Pasioni im është pavdekshmëria dhe kjo është klasikja. Komerci është sot për sot dhe jo sot për nesër, prandaj nuk jam i dhënë pas muzikës komerciale. Unë e ndiej më shumë klasiken. Pastaj zërin e kam pjekur për kanto! E kam marrë tashmë këtë rrugë. Janë dy rrugë të ndryshme. Kanto klasike është rrugë tjetër dhe komerci është rrugë tjetër. Por pak e nga pak kam filluar që t’i balancoj të dyja, pasi i zotëroj të dy teknikat.

Të pëlqen fama apo publiku?

Janë të dyja të bashkangjitura. Por kam qenë më shumë i lidhur me publikun, jam dhe do të jem i lidhur me publikun.

Pse zgjodhe një reality show?

BB mendoj se ka qenë një trampolinë shumë e mirë. Vendosa të marr pjesë sepse veten e shoh në botën e spektaklit. Ky spektakël më ka pëlqyer dhe mosha ime ishte më e sakta për ta bërë këtë gjë. Nëse unë do isha në hapa të avancuar të muzikës nuk do të hyja në ndonjë reality show, por në këtë stad mund ta bëja, siç edhe e bëra. Më pëlqente spektakli, ideja për të marrë pjesë aty.

E ke menduar si mënyrë për tu bërë i njohur më lehtë?

Në fakt ka qenë një rrezik, ose si një thikë me dy presa, që do të thotë se në këtë reality show, nuk shfaqen cilësitë si këngëtar, por si njeri. Ka shumë këngëtarë që vlerësohen për zërin dhe kurrë nuk u është njohur karakteri, pasi gjithmonë e kanë mbajtur të fshehur. Sepse nuk kanë dashur të rrezikojnë në lidhje me publikun. Kjo që bëra ishte me shumë me rrezik, pasi unë zbulova veten, zbulova cilësitë dhe defektet e mia, si çdo njeri i zakonshëm. Nëse zakonisht një këngëtar publiku e njeh thjesht vetëm të qeshur, të veshur si për skenë dhe në dukje me humor të mirë, mua më kanë njohur me të gjitha të fshehtat e mia.

Si e konsideron tani eksperiencën e BB. Të zhgënjeu, të pëlqeu?

Njeriu kur hyn me ide të qarta i ka marrë parasysh të gjitha. Ishte një trampolinë e mirë për të krijuar një imazh pozitiv tek publiku, kështu mendoj. Unë e mendoj veten shumë larg me karrierën time. Nëse për disa jeta mbaron pas BB, jeta ime fillon pas BB, me këngën dhe spektaklin. Kjo do të thotë se qëllimin tim e arrita, nuk aktrova. Tregohem ai që jam. Gjatë qëndrimit aty nuk e mendoja kurrë çmimin.

Po që të dashuroje e kishe menduar?

Jo, kjo ishte një surprizë që ma dhuroi vetja ime, zemra ime. Kjo do të thotë se edhe unë vetë u çudita që po bija në dashuri. Jam njeri që nuk bie shpesh në dashuri, prandaj edhe vetë u habita ndërsa më ndodhi diçka  e tillë.

Pse mendon se re në dashuri?

Sepse ishte njeriu i duhur. Me kalimin e kohës kuptova se kam qenë me fat që rashë në dashuri me njeriun e duhur, Domenikën.

Çfarë të bën të mendosh se Domenika është njeriu i duhur?

E para, ajo është më e sinqertë se duhet. Të tillë persona rrallë kam njohur. Koha ka treguar se ajo tregohet e tillë edhe jashtë BB. E dyta, ka një karakter të fortë, është një femër që kërkon shumë nga vetja, në lidhje me karrierën dhe çdo gjë tjetër. Mënyra se si të shikon, mimika e saj… Njeriut të dashuruar, edhe një teshtimë e personit tjetër, i duket si diçka shumë e bukur.

Ç’po bëni tani me Domin?

Për momentin po shijojmë njeri- tjetrin, intimitetin tonë, që besoj se është pjesa më e rëndësishme për dy persona që duhen. Por përveç kësaj, po shijojmë afeksionin që njerëzit kanë ndaj nesh.

Jetoni bashkë?

Po rrimë sa tek shtëpia ime, sa në shtëpinë e saj. Mesa duket nuk rrimë dot pa njeri- tjetrin. Duam të shijojmë çdo sekondë, çdo minutë, duam të ndajmë çdo gjë bashkë.

Kush ju përkëdhel më shumë, mami Monda apo mami Vale?

Ata të dyja janë në konkurrencë me njëra- tjetrën, ndaj nuk mund ta zbulojmë dot, se kush na përkëdhel më shumë.

Vale mban krahun tim, ndërsa Monda krahun e Domit. Duket sikur kanë ndërruar fëmijët. Dhe kjo është gjë e bukur. Ne jemi rritur me mamatë tona dhe është një perforcues i madh, kur mamatë duhen me njëra- tjetrën dhe na duan ne. Por nuk kanë si të mos kuptohen, kur kanë pasur të njëjtën eksperiencë jete.

Kush gatuan më shumë?

Realisht na ftojnë të dyja mamatë. Por më pasion për kuzhinën ka Valja.

Beson se historitë tuaja familjare ju kanë bashkuar me Domin?

Po, me sytë e njëri- tjetrit kemi parë vetveten. Edhe kur i kujtoj tani ato momente më rrënqethet mishi. Nuk e mendoja kurrë se do të gjeja të njëjtin person me të njëtën histori të ngjashme me mua. Në sytë e njeri-tjetrit pamë çdo gjë që na lidhi bashkë.

Të dy vendosët të mos kontaktoni me baballarrët. Ka ndryshuar gjë?

Pavarësisht se si ka dalë në sytë e publikut ne i kemi pranuar baballarët, por nuk kemi pse dalim me flamur në dorë. Unë kam thënë atë që kam ndjerë. Kur dola, kam pritur dhe po pres të më marrë në telefon për të më uruar.

Me Domin grindeshit shpesh. Po tani jashtë?

Ne grindemi kur të na vijë, qeshim kur të na vijë…kur na vjen i hapim rrugën. Edhe të keqes i hapim rrugën. Grindjet i hapin rrugë dashurisë. Nuk ka çift që nuk grindet. Në momentin kur grindemi nuk është se na pëlqen shumë, por kur fillojmë i kujtojmë grindjet tona më pas, qeshin me vete, sepse kuptojmë se ishin gjëra pa vlerë.

Kush bëhet më shumë shkak për grindjet?

Mendoj se grindjet janë reciproke.

Cili prej jush është më shumë xheloz?

Xhelozia ekziston tek çdo çift. Nuk jam xheloz, se jam 24 orë me Domin.

Tani që Domi është në Itali, është hera e parë që jeni larg njëri- tjetrit?

Realisht është hera e parë. Jemi larg me trupa, por jo me shpirt. E ndiej mungesën! Sigurisht më është bërë veshi i kuq duke folur gjatë gjithë ditës, nga mëngjesi deri në darkë, dhe gishti me kallo duke shkruar sms.

Ke qenë djali më trendy aty…..

Ky është stili im. Nuk është se mendoj shumë, vishem për pesë minuta.

Ka rëndësi për ty veshja, paraqitja?

Sigurisht, se ky stil më bën të ndihem mirë me veten. Për mua veshja është e rëndësishme se më bën të ndihem dhe kjo më mjafton.

A ka ndonjë gjë që do të doje të eleminoje nga ajo që ka ndodhur në BB?

Ka pasur edhe gjëra për të cilat jam bërë pishman, përshëmbull në lidhje me impulsivitetin. Asaj që dua i shkoj deri në fund. Kjo është në natyrën time, por nuk ka ndonjë gjë të madhe për t’u bërë fare pishman.

Kam mësuar vetëm një gjë: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara!”.

Çfarë planesh ke për muzikën?

Momentalisht po merrem me një këngë. Mendoj ta realizoj në rrymë R&B dhe me përfundimin e këngës vjen edhe videoklipi. Natyrisht do të mbaroj edhe shkollën, provimet e vitit të fundit dhe duke shpresuar që gjërat të shkojnë ashtu siç mendoj, do të kem një përkushtim maksimal për muzikën.

Ka pasur thashetheme në lidhje me ty…

Po është e vërtetë. Madje ka pasur thënie edhe nga njerëz nga të cilët nuk e kam pritur. Por dua të them se ka edhe mënyra të tjera për tu bërë të famshëm dhe nuk është e nevojshme që për këtë qëllim dikush të përdorë emrin tim. Megjithatë edhe nëse e bëjnë, për mua nuk ka rëndësi fare se çfarë thonë. Po sajojnë për personin e gabuar të cilit nuk i interesojnë fare këto sajime…Megjithatë pyesni Domin për seksualitetin tim!

Box

Seldi Qalliu, ish protagonist i Big Brother, njihet si këngëtar i ri i muzikës moderne, ndonëse pasion ka muzikën klasike, për të cilën pret të diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Popullaritetin e fituar në këtë realty show, ai dëshiron ta përdorë në favor të karrierës së tij muzikore. Një këngë e re pret të hedhë në treg, ndërsa beson se rruga e famës për të sapo ka filluar.

“Kjo që bëra duke marrë pjesë në Big Brother ishte me shumë me rrezik, pasi unë zbulova veten, zbulova cilësitë dhe defektet e mia, si çdo njeri i zakonshëm. Nëse zakonsisht një këngëtar publiku e njeh thjesht vetëm të qeshur, të veshur si për skenë dhe në dukje me humor të mire, mua më kanë njohur me të gjitha të fshehtat e mia”.

“Jam njeri që nuk bie shpesh në dashuri, prandaj edhe vetë u habita ndërsa më ndodhi me Domin diçka e tillë”.

“Jemi larg me trupa por jo me shpirt. E ndiej mungesën e Domit! Sigurisht më është bërë veshi i kuq duke folur gjatë gjithë ditës nga mëngjesi deri në darkë, edhe gishti me kallo duke shkruar sms”.

“Mamamtë tona duket sikur janë në konkurrencë me njëra- tjetrën, ndaj nuk mund ta zbulojmë dot, se cila prej tyre na përkëdhel më shumë”.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Domenika

Jetmiri “si fitova çmimin dhe Rrezin”

Zanfina fejesa dhe martesa nuk jan ne planet e mia

Edi:  Rezarta me pelqen ende

Pamela: “Banorët?! Të gjithë aktorë amatorë”

Sa normale janë zënkat në çift
Që një marrëdhënie të përkufizohet e bukur duhet të jetë sa më e shëndetshme dhe pasionante. Por ajo që nuk mund të evitohet në çdo lloj raporti janë zënkat dhe grindjet. A janë normale grindjet në një çift? Qofshin këto të vogla apo të mëdha si ndikojnë në jetën e një raporti? Ja disa arsye se pse ndodhin grindjet dhe cilat prej tyre duhen evituar

Shkencëtarë dhe psikologë të ndryshëm kanë provuar se zënkat në një marrëdhënie nuk kanë efekt negativ. Përkundrazi është provuar që grindjet qofshin të mëdha apo të vogla e zgjasin raportin. Edhe romantikët më të mëdhenj kanë momente kur nevrikosen, edhe femrat më të qeta e tregojnë veten në një moment të caktuar duke ngritur zërin. Zënkat në thelb tregojnë se partnerët duhen vërtet.

Pse ndodhin grindjet

Psikologët i përcaktojnë këto polemika në çift si një ambicie dominuese, e cila nuk është aspak e keqe, por synon vendosjen në mënyrë të dukshme të rregullave të lojës. Dhe kjo është vërtet e dobishme. Grindjet janë pasojë e moskuptimit, por dhe janë të mirëpritura në lidhje. Grindja paraqet, në shumicën e rasteve, një dukuri konstruktive dhe të mirë. Pra, pa grindje të vogla dhe ndonjëherë edhe të mëdha nuk ka lidhje reale. Një gjë e tillë thjesht është fiziologjikisht e kushtëzuar dhe nuk është mirë që për gjithçka partnerët të kanë mendime të njëjta.

Dëshira për t’u plotësuar

Sipas një teorie grindjet thuhet se ndodhin sepse partnërt duan të ndihen sa më të ploësuar. Dëshira për t’u plotësuar tregon se gjithmonë kur ne grindemi, duam të zbulojmë më shumë nga partneri ynë, të njohim misterin që nuk e kemi zbuluar ende, pse jo edhe të jemi mbi të apo të vërtetojmë dyshimet tona për një mijë e një arsye që na vërtiten në kokë. Duke pasur debate në çift, ne plotësojmë te i dashuri ose e dashura atë që mungon, atë që nuk e shfaqim kurrë, epërsinë që duhet të kemi apo të tjerët duhet të kenë për një çështje të caktuar. Në këtë mënyrë vendosen rregullat e njohjes dhe mirëkuptimit. Që nga fjalët tipike ‘të dua’ deri tek “do ndahemi”, gjithçka është thënë qindra herë gjatë një grindjeje. Kjo është arsyeja që nuk ndaheni, pasi ekziston një forcë tërheqëse aq e madhe, sa nuk keni forcën për të shkuar menjëherë te ndarja. Në këtë pikë rolin më të madh e kanë pikërisht grindjet dhe zënkat në çift, të cilat kanë forcuar besimin dhe kanë skalitur në mënyrë të dukshme nervat për të mos çuar një histori dashurie deri në fund.

Cilat zënka duhet të evitojmë?

Nga studimet është vërejtur një nga pikat kritike që ka të bëjë me mënyrën se si çiftet i përballojnë zënkat. Nëse ata i kalojnë konfliktet me qetësi, apo nëse vazhdojnë të jenë të mbërthyer pas kritikave të ashpra dhe kokëfortësisë së tyre.

Cilat janë sjelljet për t’u evituar, që mbartin rrezikun e një ndarjeje? Pa frikë mund të themi, kritika për partnerin, karakterin apo personalitetin e tij. Edhe pse diskutimi mund të ketë qenë mjaft i ashpër, me përpjekjet për ta riparuar atë që ka ndodhur, ulet ndjeshëm tensioni kur mendohet se partneri do ta mirëpresë vendimin tënd. Të gjitha çiftet pa përjashtim zihen, por e rëndësishme është mënyra që përdorin për të riparuar ‘dëmin’.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Facebook, A duhet përdorur kaq shumë?

Kur dhe si gënjejnë gratë

Si të kemi një trup të tonifikuar

10  Kuriozitete

Si të përballemi me stresin

Jessica Alba: “Dua të kem një familje të madhe”
Me një karrierë vërtet të pasur, Jessica Alba, është vlerësuar si aktorja më e bukur në listën e 100 femrave në botë. Projektet e saj tashmë janë për filma me personazhë më kompleksë që i drejtohen një audience më të gjerë. Martesa me Cash Warren, ëndrra për të adoptuar fëmijë, ish dashuritë e saj janë disa nga rrëfimet që ka dhënë për revistën amerikane “Ok”

Ajo është cilësuar si një nga aktoret më të bukura dhe seksi të dhjetë viteve të fundit. Ka kryesuar në top listat e femrave më të bukura në botë dhe ka thyer tabutë e kopertinave ‘hot’ duke vënë në pah seksualitetin e një aktoreje të lindur. Jessica Marie Alba ka lindur në 28 prill në 1981 dhe është një ndër aktoret më të pëlqyera në Amerikë. Ajo e ka filluar karrierën e saj si aktore që në moshën 13 vjeç në filmin “Camp Nowhere” dhe më pas në “The Secret World of Alex Mack”.  Më pas ka vijuar eksperiencën si aktore kryesore në një seri filmash të suksesshëm në “Dark Angel” (2002), “Honey”(2003),  “Fantastic Four” (2005), “Into the Blue” (2005), “Good Luck Chuck” (2007) e shumë të tjerë.

Alba është konsideruar si një seks simbol dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen e medias për lookun e saj. Ajo është votuar e para në listën e 100 femrave më të bukura në botë në sitin e njohur AskMen.com. Përdorimi i imazhit të saj në kopertinat e ‘Playboy’ në 2006-ën bëri që aktorja të hapte një proces gjyqësor kundër revistës, por që procedurat mbaruan shumë shpejt. “Teen Choice Award”, “Saturn Award” për aktoren më të mirë televizive, dhe nominimin si aktorja më e mirë në rol kryesor e ka marrë me çmimin “ Golden Globe”.

Ajo ka shprehur interes për të aktruar që në moshë të vogël. Pikërisht kur ishte vetëm 11 vjeç. Edhe pse kryesisht ka interpretuar në filma familjarë, romantikë e në disa për një audiencë të re duket se së fundmi interesi i saj është përqendruar në filma ku subjekte janë personazhë më kompleksë, të marrë nga realiteti i përditshëm.

Jessica Alba është martuar me Cash Warren, djali i aktorit Michael Warren. Ata janë njohur teksa aktorja luante në “Fantastic Four” në 2004-ën. Pasi deklarojnë zyrtarizimin e lidhjes së tyre në dhjetor të 2007-ës, në maj të 2008-ës vendosin të martohen. Aktorja ka një vajzë nga kjo martesë, por është shprehur se do donte të kishte dhe shumë fëmijë të tjerë. Madje dëshiron të adoptojë për të pasur një familje të madhe. Me sa duket kjo është edhe një nga ëndrrat e saj të mëdha pas suksesit që i ka sjellë hollivudi. Në një intervistë të dhënë në revistën “Ok” ajo tregon se si ndihet si një aktore dhe nënë e re.

Teksa shihni projektet që keni realizuar deri tani a mërziteni ndonjëherë se disa nga rolet bazohen mbi lookun tuaj?

Jessica Alba: Të jem e sinqertë nuk besoj se nëse më kanë propozuar këto lloj rolesh e kanë bërë për shkak të aparencës sime. Nuk mendoj se më kanë punësuar vetëm për shkak të lookut tim. Ka kaq shumë vajza të bukura në LA që do të bënin gjithçka për të pasur role. Shumë mirë mund të ishin ato në vendin tim, por kjo nuk ka ndodhur. Besoj se kam dhënë atë që është dashur.

Çfarë mendoni se keni sjellë ndryshe në “The Eye”?

Shumë njerëz më kanë parë në filma ku adoleshentët kanë qenë kryesisht audienca më e madhe. Edhe ky film nuk është se e përjashton këtë lloj audience por personazhi që unë interpretoj është një karakter më kompleks. Nuk është vetëm një dimensional. Është një karakter më i thellë dhe i ndjeshëm.

Si mendoni se fëmijët do ndikojnë në karrierën tuaj?

Më duhet të besoj se kur ke një fëmijë për të rritur, kërkon kohë për t’u kujdesur e përkushtuar. Që do të thotë se nuk mund të mendosh shumë për veten, të paktën si më parë. Duhet të mendosh që çdo herë që je larg tij të duket një kohë e humbur. Thjesht do më duhet të jem pak më e zënë për një kohë derisa t’i kthehem filmit në mënyrë më impenjative.

Sa kërkime dhe punë keni bërë për të interpretuar një personazh të verbër?

Fillimisht kam vajtur në një qëndër orientimi në LA dhe New Mexico. Qëndrova për disa kohë mes njerëzve të cilët po mësonin se si të përballeshin me këtë gjendje, të qenurit të verbër, veçanërisht në New Mexico. Mësosa se si të lexoja si një e verbër, si të shëtisja me bastun, etiketoja çdo gjë në shtëpi. Me pak fjalë mësova gjëra që duhen për të mbijetuar kur je e verbër.

Edhe në shtëpi keni bërë praktikë?

Kam aplikuar të gjitha mënyrat e mundshme për të qenë në brendi të këtij karakteri. Edhe në shtëpi kam bërë shumë praktikë. Kam kaluar kohë edhe me një vajzë që ishte e verbër që në moshën dy vjeçe, e cila ishte dhe vokaliste. Tashmë është 20 vjeçe, flet tre gjuhë, udhëton nëpër Europë vetëm, jeton vetëm, shkon në universitetin e Bostonit vetëm. Ka qenë frymëzimi im që më dha forcë për të realizuar një personazh të verbër. Nuk kisha njohur ndonjëherë ndonjë që ishte i verbër. Por kjo vajzë ishte vërtet e veçnatë. Kishte një pavarësi të admirueshme.

Çfarë ishte më e vështirë të interpretoje, një personazh të verbër apo të luaje violinën?

Violina ishte definitivisht më e vështirë. Më duhej të isha një soliste, por duhej në mënyrën më të padiskutueshme të bindja dhe të tregoja që isha vërtet e talentuar. Ka shumë njerëz të cilët kanë luajtur në violinë që në një moshë të re dhe përsëri u duhet shumë punë për të qenë solistë. Ishte shumë e vështirë për mua sepse më duhej të isha vërtet e besueshme për një publik të gjerë, i cili priste të merrte kënaqësinë e rolit e të personazhit.

Keni shprehur dëshirën se do donit të adoptonit fëmijë të tjerë në të ardhmen. Sa e vërtetë është kjo?

Nëse ke dashurinë dhe aftësinë për të dashur fëmijë besoj se janë dy nga gjërat më të mjaftueshme për të adoptuar. Është e vërtetë. Kam në plan të adoptoj, pse jo, në një të ardhme jo shumë të largët. Nëna ime është rritur në një familje ku ka pasur shumë fëmijë. Do më pëlqente të kisha një familje të tillë, të madhe e të lumtur. Këtë mund ta bëj edhe duke adoptuar.

Çfarë mendoni për shprehinë e seksualitetit në role dhe kopertina revistash?

Mendoj se nuk kam qenë shumë e lirshme me seksualitetin tim, të paktën deri në moshën 22 vjeç derisa u ndjeva më e pjekur dhe e rritur. Vetëm atëherë kam rreshtur se kërkuari ndjesë dhe ndjeri e turpëruar. Kam lujtur në “Monolugun e Vaginës” në Los Angeles. Ishte një nga pjesët që më ka bërë të ndihem krenare.

Çfarë mendoni për seksin para martesës?

Nuk kam besuar asnjëherë se femrat duhet të jenë domosdoshmërisht të virgjëra përpara martesës, apo se një grua duhet të dashurohet me një burrë vetëm pasi kryen marrëdhënie. Nuk mendoj se seksi është kaq i rëndësishëm. E kam urryer gjithmonë hipokrizinë e kësaj teorie. Meshkujt mund të bëjnë çdo gjë sepse u lejohet dhe kjo  është e pranueshme nga shoqëria.

Si është raporti juaj me ushqimin? Po me palestrën?

Dietat janë për zogjtë. Mendoj se njeriu duhet të hajë në atë lloj mënyre që e bën atë të ndihet sa më mirë. Mendoj se ushqimi është shumë i rëndësishëm. Në dietën time ka shumë perime dhe pak proteina. Përsa i përket palestrës nuk është se e frekuentoj shumë. Jam pak dembele. Çdo ditë u them shoqeve se na duhet të mbajmë regjim. Por menjëherë më pas dalim në darkë për të ngrënë diçka, apo për të pirë një gotë verë.

Thuhet se keni pasur shumë të dashur përpara se të martoheshit. Çfarë vlerësoni te një mashkull?

Po kam pasur shumë njohje. Por jo të gjitha kanë qenë dashuri. Dashuria ime e vertetë është kjo që po provoj tani. Një familje që krijohet pas një raporti të qendrueshëm mund të jetë dashuria që kërkojmë të gjithë. Ajo që vlerësoj te një mashkull është inteligjenca dhe përkushtimi që jep. Nuk do doja një që do rrinte përpara pasqyrës aq sa rri dhe vetë.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Domenika

Seldi: Pyesni Domin për seksualitetin tim!

Bekim Fehmiu, një aktor kozmopolit

Blerim Destani: Jeta ime, një film fantashkencë

Jetmiri “si fitova çmimin dhe Rrezin”

Vlerat e një gote verë
Një gotë verë ka më shumë vlera se ç’mund të mendojmë. Zhvillon trurin, mbron kujtesën, lufton qelizat kanceroze apo forcon imunitetin. Për më tepër, një gotë verë mund të konsumohet kurdo, në kohë dimri dhe vere

Ushqen trurin

Një nga vlerat më pozitive të verës ka të bëjë me zhvillimin e kujtesës. Një gotë verë bën gjithmonë mirë sepse jo vetëm e ushqen trurin, zhvillon kujtesën por dhe e mbron atë. Një sondazh bërë grave të moshës 70 vjeçe rezultoi më i suksesshëm për ato që konsumonin verë në krahasim me ato që nuk e pinin fare. Vera parandalon mpiksjen e gjakut dhe redukton inflamacionin e enëve të gjakut, ku secila prej tyre është e lidhur me sëmundjen e zemrës. Kështu ka shpjeguar Tedd Goldfinger, një nga studiuesit e universitetit të mjekësisë në Arizona. Alkooli gjithashtu duket se rrit edhe hdl-në, kolesterolin e mirë, që i duhet trupit.

Tretë kalori

Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë verë çdo ditë kanë një peshë trupore më të vogël, ( më të lehtë) se sa ata që e pijnë me raste. Pijësit e moderuar kanë më pak yndyrë në trup, se ata që konsumojnë më pak pije. Alkooli mund të nxisë trupin tuaj për të djegur kalori ekstra. Kjo vlen sidomos pas 90 minutave pasi keni konsumuar një gotë të tillë. Birra duket se ka efekt të ngjashëm.

Forcon imunitetin e trupit

Sipas një studimi britanik, ata që pinin afërsisht një gotë verë në ditë ishin më pak të prekshëm ndaj baktereve ‘Helicobacter pylori’, i cili shkakton gastrit dhe ulcerë të stomakut.  Nëse konsumohet qoftë edhe një gjysmë gote do të kishte shumë rëndësi pasi trupi juaj mbrohet ndaj mikrobeve të salmonelës sidomos kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj ushqimit të ndotur.

Lufton qelizat kanceroze

Një studim tjetër ka treguar se një gotë verë ndihmon në zhdukjen e qelizave kanceroze. Konkretisht kjo iu bë grave të cilat nuk kishin kancer. Pikërisht një gotë verë në ditë i ndihmonte ato që të luftonin qeliza të tilla kanceroze të paktën deri në 50 për qind. Studime të tjera në universitete të tjera të botës prodhuan rezultate të ngjashme. Ekspertët dyshojnë se kjo mund të jetë për shkak të antioksidantëve, të cilët kanë përhapje të lartë të substancave antikanceroze që gjenden në verë.

Stimulon ndërtimin e kockave

Një tjetër arsye se pse duhet pirë vera është sepse ajo ndihmon në mënyrë të ndjeshme zhvillimin dhe ndërtimin e kockave.  Ata që konsumojnë më tepër verë, sidomos gratë, kanë kocka më të forta se ata që nuk pijnë. Alkooli rrit nivelet e estrogjenit, hormone që ndihmojnë në prodhimin e kockave të reja dhe mbrojtjen e të tjerave.

Parandalon diabetin

Gratë të cilat janë në fazën e para menopauzës e që konsumojnë një ose dy gota verë në ditë kanë 40 për qind më pak gjasa se sa gratë që nuk pijnë të zhvillojnë diabetin e llojit Ndërkohë nga ana tjetër studimet kanë treguar se për arsye ende të paqarta vera zvogëlon rezistencën e insulinës te pacientët diabetikë.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Ushqimet që luftojnë celulitin

Frutat e detit, ushqimi që ndez pasionin

Mitet më absurde të ushqimit

Si ndikojnë disa ushqime në organizmin tonë

Si ndikon kafeja në organizmin e njeriut

Ushqimet që luftojnë celulitin
Nëse dimri nuk të jep kënaqësinë të zbulosh trupin dhe të vishesh më elegante, për diçka të ndihmon vërtet. Celuliti është i ‘padukshëm’. Me ardhjen e verës problemi që kanë vajzat me celulitin rritet më tepër dhe kjo i shqetëson ato. Megjithatë ka disa ushqime tipike që ndihmojnë për ta luftuar dhe parandaluar. Ja se çfarë duhet konsumuar për ta luftuar atë

Ashtu si në çdo dietë edhe nëse duam të luftojmë celulitin rekomandohet marrja e sa më shumë lëngjeve. Më së miri është që të pini ujë të thjeshtë. Uji vlen për largimin e toksinave.

Nëse preferoni të konsumoni kafe do të këshillohej që ta zëvendësonit me sa më shumë çajë. Përpiquni të përdorni çajëra bimësh sepse ndihmon në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin.

Zvogëloni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave . Ndërsa hidrokarburet e thjeshta zëvendësojini me ato më komplekse.

Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), mbase sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin  brendshëm.

Shmanguni ushqimet me kripë dhe erëza. Kripa ka karakter fiksues dhe kjo bën të mundur të formojë sa më shumë celulit.

Përveç ushqimeve sugjerohen edhe ushtrime fizike që ndihmojnë në parandalimin e celulitit. Një nga ushtrimet më ideale është notimi.

Nëse trupi juaj ka celulit atëherë sugjerohet të konsumoni sa më tepër ushqime që përmbajnë oksigjen. Kështu lëkura juaj do të djersijë më lehtë.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Vlerat e një gote verë

Frutat e detit, ushqimi që ndez pasionin

Mitet më absurde të ushqimit

Si ndikojnë disa ushqime në organizmin tonë

Si ndikon kafeja në organizmin e njeriut

Bekim Fehmiu, një aktor kozmopolit
Shkëlqim dhe trishtim për karrierën dhe largimin nga jeta të aktorit Bekim Fehmiu. Ishte shqiptar, por i takon mijëra adhuruesve në tërë botën. Një aktor brilant, mes vezullimit hollivudian, kryeroleve të pavdekshëm dhe polemikës nacionaliste

Fëmijëria e 40 vjeçarëve të sotëm, do të kishte qenë vërtet e mangët, nëse kinemasë botërore, do t’i mungonte “Odisea” e Bekim Fehmiut.

Fillimisht ishin aventurat e tij të jashtëzakonshme në përballje me ciklobin, circet, perënditë dhe armiqtë e vendit të tij, pastaj fakti që atij i duhej të luftonte vazhdimisht dhe të stërmundohej për t’u kthyer në atdheun e robëruar. Adhurimi për heroin shoqëronte sekuencat e filmit, seri pas serie dhe krenaria bëhej më e plotë kur në titra lexohej emri i tij: Bekim Fehmiu. Pra ai, heroi i kohërave homerike, ishte shqiptar, edhe pse në film fliste  italisht.

Ishte koha kur për shkak të një bllokade totale dhe të hekurt sa i përket informimit dhe teknologjisë, fytyra e Fehmiut vetëm se imagjinohej nga shqiptarët e Shqipërisë. Por ai e theu këtë bllokadë në vitin 1972, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, disa vite pasi kishte interpretuar filmin “Odisea”, film që i dha famë ndërkombëtare. Ndërsa udhëtimi i dytë dhe i fundit ishte në vitin 2001.

Ai u shfaq kur rreth nesh ekzistonte një perde e hekurt dhe talenti i tij prej artisti e njeriu afirmoi qenien tonë kombëtare, pa marrë parasysh se në filmin shqiptar mungoi prania e tij. “Me sa duket fati im ka qenë që çdo 30-31 vjet të jem në Shqipëri. Për herë të parë kam qenë në vitin 1939 së bashku me familjen time dhe pas 10 vjetëve më 1949 jam kthyer në shtëpinë time në Kosovë. Në vitin 1972 kam qenë i ftuar nga Pirro Milkani dhe Dhimitër Anagnosti si mysafir në Kinostudion “Shqipëria e re”. Dhe ja ku jam tani, duke recituar vargje për flamurin shqiptar”.

Rrugëtimi i tij jetësor lidhet mes Sarajevës, Shkodrës, Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit. Fehmiu gjatë karrierës së tij ka luajtur 40 filma të metrazhit të gjatë si në kinematografinë jugosllave, edhe atë europiane, duke arritur madje edhe në Hollywood. Ka bashkëpunuar ngushtë me emrat e njohur të filmit, si: John Houston, Ava Gardner, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale, Candice Bergen. Në vitin 1987 Fehmiu në shenje proteste kundër propagandës antishqiptare dhe përhapjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve, braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin.

Aktrimi

“Nuk kam shkuar të bëhem aktor që të bëhem i famshëm, që të më doni ju vashat e bukura, por kam shkuar me një mision: që ta pasuroj njeriun, në pikëpamje mendore dhe ta begatoj në pikëpamje shpirtërore. Arti është iluzion. Të më kishte thënë Mate Milosheviq, profesori im i aktrimit në Beograd, në orën e parë të aktrimit, që arti është iluzion, që nuk është asgjë, atë moment do ta kisha ndërruar, do të isha bërë stomatolog. Kam dashur që me punën time të nderoj njerëzit. Për mua aktrimi i dikurshëm ishte një mision i bekuar. Arti ka qenë mesazhi që unë kam sjellë”, pohonte vetë aktori duke shpjeguar angazhimin dhe lidhjen e tij me aktrimin.

Siç e ka vlerësuar shkrimtari dhe producenti i njohur italian, Francesko Scadarmaglia, Bekim Fehmiu ka qenë aktori i vetëm i hapësirës së vendeve ish socialiste, i cili me sukses ka luajtur më shumë se 20 vite në perëndim, duke e thyer perden e hekurt, deri te shfaqja e M.Gorbatchov-it dhe rënia e murit të Berlinit.

“Mbledhësit e Puplave”

Është filmi që e bëri të famshëm Film është xhiruar në vitin 1967, i bazuar në stilin e jetesës së romëve në veri të Vojvodinës. Rrëfimi përfshin tema komplekse si dashuria, raportet ndëretnike dhe sociale. Mbledhësit e Puplave konsiderohet si kryevepër e kinematografisë jugosllave, kurse aktrimi i Fehmiut është cilësuar brilant. Filmi ka qenë i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, ndërsa ka fituar Çmimin Special të Jurisë në Festivalin e Cannes.

Gjuha e Penelopës dhe Uliksit

I rikthehemi shpesh filmit (Odisea – 1968) të regjisorit Dino de Laurentis, realizuar nga Raiuno, ku Bekim Fehmiu luan rolin kryesor, atë të Uliksit. Ngjan sikur ky rol është bërë pikërisht për të. Ai është mahnitës në krah të partneres Irene Papas në rolin e Penelopës. Ky projekt filmor ndër më grandiozët e kohës është shfaqur e rixhiruar disa herë gati në të gjitha TV-të botërore. Ndër mbresat e qëndrueshme të këtij filmi, merr vlerë të veçantë rrëfimi i aktorit për ditët e xhirimeve, kur ai kishte zbuluar origjinë e vërtetë të aktores greke Irene Papas. Se Irene ishte vërtet arvanitase, ai e kishte zbuluar gjatë pauzave të xhirimit, kur të dy aktorët ishin tërhequr anash, kishin pëshpëritur diçka në një gjuhë që ekipin e serialit e bënte më kureshtar: ç’gjuhë flitnin Penelopa dhe Uliksi? Më vonë mjetet e informimit kishin zbuluar se rolet kryesore në “Uliksin” i interpretonin dy aktorë me origjinë shqiptare. Ndoshta ata interpretonin një episod nga lashtësia e tyre.

Kjo ishte befasi e dorës së parë. Producenti Dino de Laurentis në shtypin italian e kishte reklamuar Fehmiun si aktor me origjinë greke. Bekimi, ndaj shtrembërimit të pahijshëm të origjinës së tij, kishte kërkuar përgënjeshtrim, përndryshe ai do të braktiste xhirimin. Kishte ndodhur kjo edhe në shtypin spanjoll, ku aktori ynë ishte prezantuar si jugosllav i amerikanizuar, pastaj ishte korrigjuar, se Bekimi është një shqiptar nga Kosova (Jugosllavia). Kishte pasur edhe kërcënime nga bashkëproducenti i njohur amerikan Louis Gilbert, se nëse Bekim Fehmiu nuk pranon të ndërronte emrin dhe origjinën “Paramaunti” mund të ndërronte aktorin. Por që Bekim Fehmiu nuk e ndërroi emrin e tij.

“Aventurierët”

E njëjta histori përsëritet pothuajse në të gjitha filmat e tij. “Nuk ka qenë aspak e lehtë të ruash emrin, tregonte Bekim Fehmiu. Ju duhet ta dini se jam i pari shtetas nga të gjitha shtetet lindore, komuniste, që nuk kam pranuar ta ndërroj emrin tim shqiptar. Kam qenë në Romë për xhirimet e filmit “Aventurierët”, pas pesë javësh xhirimi, më thërrasin dhe më urdhërojnë të ndërroj emrin. -Jo-u them prerë. -Ky është emri im dhe unë vetëm me këtë emër do të punoj, nëqoftëse nuk pranoni ju, unë e prish kontratën e filmit me ju…Atëherë pata ndërhyrje e presione nga me të ndryshmet, pasi u shkaktoja shumë dëme financiare po të largohesha nga xhirimi, sepse ishim në mes të filmit dhe ai duhet të përfundonte sa më parë. Kështu ata u detyruan të më imponohen me emrin tim shqiptar”.

Polemika Bekim Fehmiu

Bekimi Fehmiu është një artist i formatit të madh, një talent që kishte bërë inferior tërë një popull megaloman e idhnak, i cili në mënyrën e vet ushtronte dhunën ndaj të tjerëve që dëshmonin me vlera e guxim qytetari, por edhe njeriun dinjitoz, që nuk gjunjëzohej para të papriturave. Bekimi besonte në të ardhmen se në vete kultivonte një filozofi: pajtetër duhet ngadhënjyer. Etikë kjo e njerëzve, që kanë besim në rrugën e vet edhe pse në atë udhë mund të jenë vetmitarë. Bekim Fehmiu në të gjithë hapësirën ballkanase është gati në përmasat e një miti.

Prej vitesh ishte shkëputur nga aktrimi dhe për të shpjeguar largimin e tij, në kohën kur suksesi i tij ishte ndërkombëtarizuar, vjen në ndihmë intervista e fundit dhënë për mediat në vitin 1987. Aty shpjegon gjithçka: “Intervistën e fundit, atë të lamtumirës, e kam dhënë më 14 prill 1987 për gazetën serbe “Politika”, kur braktisa shfaqjen “Madame Kolontine”. Shkaqet për këtë vendim nuk kishin të bënin me të ashtuquajturin “mosorganizim” të shfagjes, por arsyeja e vërtetë kishte të bënte vetëm me zgjerimin e propagandës dhe shtrirjen e urrejtjes antishqiptare, kudo në ish-Jugosllavi”, do të komentonte aktori. Ky largim ishte reagimi i aktorit, është edhe ngadhnjimi i tij.

Fakti që kishte zgjedhur të jetonte në Beograd shpesh e kishte vënë aktorin në shenjestrën nacionaliste të qarqeve të Kosovës. E gjykonin për këtë, ndonjëherë ia hanin edhe hakun. Thonin se nuk ishte reagues, se nuk kishte bërë asgjë për vendin e tij, por ai kishte zgjedhur formën e tij të reagimit: atë të largimit nga aktrimi.

“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodh, as babanë, as vëllezërít, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”, – shprehet ai.

Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë që duke jetuar për shekuj së bashku serbë dhe shqiptarë, nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen. Gjërat e mira të shqiptarëve serbët nuk i kanë pranuar, ashtu si dhe shqiptarët nuk kanë marrë atë ç’ka serbët kishin pozitive. Fëmijëve të mi u kam treguar të vërtetën, duke i lënë të lirë të zgjedhin mënyrën si të jetojnë, ashtu siç kam bërë dhe vetë. I respektoj zgjedhjet e fëmijëve ashtu si nëna ime, Dija, ka respektuar zgjedhjet tona”.

Dashuria

Ndërsa në udhëtimin e tij të parë në Shqipëri, Bekim Fehmiu erdhi vetëm, megjithëse prej vitesh ishte martuar me aktoren serbe, ish shoqen e shkollës, Branka Petriç, në udhëtimin e dytë tij në vitin 2001, ai shoqërohej nga gruaja e tij. Përkatësia e saj etnike tashmë ishte një problem i tejkaluar. Ndërsa kanë shëtitur për pak ditë Shqipërinë, nuk kanë munguar kontaktet me mediat, për të cilat, krahas aktorit shqiptar, është prononcuar edhe bashkëshortja e tij. Një nga momentet interesante të këtij rrëfimi, lidhet me njohjen, dashurinë dhe martesën e tyre. “Ne jemi të dy në të njëjtin profesion, kujtonte Branka, studiuam të dy njëkohësisht dhe u përgatitëm të dy për teatrin, filmin dhe televizionin. Nuk është e lehtë të kuptosh problemet e aktorit, por ne e kemi kuptuar mjaft mirë njëri- tjetrin. Unë do të thoja se për një kohë të gjatë ne kemi qenë shokë në Akademinë e Arteve në Beograd, ku edhe jemi njohur, pastaj u bëmë miq, por ende nuk kishim rënë në dashuri. Kur jemi njohur, më kanë prezantuar për të luajtur së bashku. Mësova që ai ishte kolegu im dhe njëkohësisht

partneri im në rolin që do të interpretonim. Kështu filluam karrierën artistike së bashku për pesë vjet, thjesht si kolege dhe miq, nga viti 1963 dhe në vitin 1968 u martuam. Do të përmendja vitin 1967 kur ne ishim në festivalin e Kanës në Francë, ku u luajt filmi “Cigani i lumtur” nga zoti

Sasha Petroviç. Ai film pati sukses dhe Bekimi u duartrokit shumë veçanërisht në momentin kur, në rolin e tij të ciganit, gjakos duart me copat e xhamit. Të gjithë e duartrokitën këtë film, të interpretuar bukur në gjuhën frënge. Pas suksesit të filmit ne i shfaqëm dashurinë njëri- tjetrit dhe vendosëm, që dashurinë tonë ta kurorëzonim në martesë. Mbas Festivalit të Kanës ai luajti Uliksin në filmin “Aventurat e Uliksit”, që pati një sukses të madh, por të gjitha filmat e tij kanë qenë në gjuhë të huaj. Ndaj u gëzova shumë kur e pashë Bekimin krenar të recitonte në sallën e Pallatit të Kongreseve në gjuhën shqipe, që ai e do kaq shumë”. Në vitin 2001, i ftuar në spektaklin “Dua më shumë Shqipërinë”, ai recitoi në gjuhën shqipe duke ngritur peshë publikun në Pallatin e Kongreseve.

Vitet e fundit

Ai jetonte në Serbi, por e kishte bërë zakon viteve të fundit që katër muajt e verës t’i kalonte në Prishtinë dhe shpesh kafenë e pinte në foajenë e Kino ABC. Takonte miq të fëmijërisë, të afërm, artistë, çmallej teksa fliste me ta, ashtu i thjeshtë, deri në madhështi. Mëngjeseve vraponte dhe, ky aktivitet sportiv ishte kthyer në një pasion të qëndrueshëm, krahas të shkruarit që e bënte me shumë dëshirë. E kishte dhënë provën e parë në vitin 2001 me librin autobiografik “Shkëlqim dhe frikë”. Në libër përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës. Pak kohë më parë kishte përfunduar edhe pjesën e dytë të dorëshkrimit të librit, shkruar në serbisht dhe që kap periudhën prej vitit 1956 e deri më sot. Në libër shpaloset një jetë e begatshme filmi: rrëfime për udhëtimet e njerëzit që kishte takuar, logjikë e fortë dhe krenari kombëtare. Xhirimi i filmave, ku e kishin shpënë atë, i kishin mundësuar të mos e shikonte jetën vetëm nga çatia shqiptare.

Bekim Fehmiu, (1936-2010), aktor i madh shqiptar me famë ndërkombëtare

Rolet e tij në “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurier”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra. Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. I martuar me një artiste serbe, ishte nga ata njerëz, që nuk e braktisi, në asnjë moment Beogradin dhe nuk iu tremb të qenurit shqiptar.

Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe 2001 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të.

Kureshti

Pranohet në Akademinë Teatrore në Beograd në vitin 1956, në klasën e profesorit të njohur Mate Millosheviç me kusht që të mësonte gjuhën serbo-kroate.

Që ta fitonte rolin me buxhet të lartë në filmin “Aventurierët”, në regjinë e Luis Gilbert, duhej që ta zotëronte gjuhën angleze në një afat vetëm prej 10 javësh, gjë që pati sukses. Rolin e fitoi në vitin 1968, po atë vit kur u lind edhe djali i tij, Uliksi, që edhe ai sot ka profesionin e aktorit.

Që t’u paraqitej të ftuarve, si ylli i ri i filmit “Aventurierët” me yjet më të mirë të filmit, për nder të tij, ishte organizuar një pritje madhështor në New York, në të cilën Bekim Fehmiu paraqitet i veshur me ksotum kombëtar shqiptar.

Pas vdekjes së tij, sipas amanetit të lënë, hiri i trupit të tij u hodh në lumin Lumbardh të Prizrenit, në vendlindjen e aktorit të madh.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Rikard Ljarja, Duartrokitja që vazhdon

Facebook, A duhet përdorur kaq shumë?
Një nga sitet më të përdorura është konkluduar të jetë facebook. Është dritarja më famose që të rritur, fëmijë, apo edhe persona në status përdorin jo vetëm gjatë kohës së lirë. Nga sondazhe të ndryshme që janë bërë mbi përdorimin e kësaj faqeje janë parë anët pozitive dhe disavantazhet që vijnë. Peshorja duket se anon më tepër nga kjo e fundit. Humbje e kohës, aktiviteteve, rrezikimi i imazhit apo varësia që krijohet janë disa nga disavantazhet më të pakuptuara por reale që vijnë prej facebook. Në fund, pyetja që lind është, ‘a duhet përdorur kaq shumë’?

Nëse do të bëhej një sondazh mbi numrin e personave që përdorin facebook shifrat nuk do të ishin të konsiderueshme, por të pafundme. Do të ishte pohimi më real dhe i vërtetë në fakt përsa i përket fenomenit famos që ka pushtuar dëshirat e çdokujt. Pyetja e parë që bëhet mes dy miqve apo edhe të saponjohurve është ‘ke facebook’?. Sepse mania për të pasur sa më shumë miq e të njohur induktohet në mënyrën më të pandërgjegjshme nga kjo dritare. Facebooku është dritarja që të krijon mënyrën më të thjeshtë për të pasur shokë e miq qofshin këta të njohur apo të panjohur, të huaj apo vendas. Është kaq i papërmasë përdorimi i tij saqë argëtimi që të vjen duket se të hipnotizon. Mund të ritakohesh me miqtë e fëmijërisë, mund të ruash lidhje të largëta, informohesh mbi shkolla apo profile mediatike. Komentet dhe fotot e përdorura në këtë faqe janë pjesa më e veçantë që duket se i mban të gjithë kaq të lidhur e besnikë. E megjithatë pyetja që lind pas gjithë kësaj është ‘a duhet përdorur kaq shumë kjo faqe? A ia vlen të rrish me orë të tëra përpara saj? Obsesioni që krijohet nga përdorimi i tij është kaq i madh dhe i pakuptueshëm saqë bën të mundur krijimin e një perdeje të verbër për të mos parë disavantazhet e tij. Orë të tëra të shpenzuara përpara tij të bëjnë të mos kuptosh rëndësinë e gjërave të tjera, të cilat janë më se të domosdoshme për t’u bërë. Varësia që krijohet, koha e humbur, matja e detajeve dhe vogëlsirave, që në fakt nuk kanë aq peshë, janë rreziqe që na vijnë pa i kuptuar. Pamundësia për të kontrolluar të tjerët të cilët mund të vjedhin informacione personale, apo falsifikimi i profileve të rreme janë po ashtu anë të errëta të medaljes. E mes miqve që duan të jenë shokët e tu kërkesat vijnë edhe nga kushurinjtë që do apo jo mund të bëhen pjesë e tyre. Foto dhe komente vijnë pafund dhe privatësia që do doje është brishtësuar. Facebooku sjell kënaqësi por krijon edhe probleme që të lodhin e të bëjnë të pyesësh ‘ia vlen ta përdorësh kaq shumë?

‘Vjedhje’ e aktiviteteve të tjera

Nëse do të fiksoheshit pas facebook, atëherë do të humbisnit shumë mundësi për të shijuar jetën jashtë dyerve të internetit. Nuk do të dilnit me miqtë dhe do të humbisnit shumë kontakte që iu ofron jeta jashtë. Të humbasësh shumë nga koha e cila është një pasuri e pallogaritshme, facebook do të ishte debitori juaj i parë por që s’do ta kuptonit asnjëherë. Ka shumë hapësira dhe alternativa të cilat duhen përdorur prej secilit e sidomos prej të rinjve, të cilët kanë nevojë të provojnë eksperienca të ndryshme. Një punë e dytë, do ishte shumë herë më e vlefshme se sa përdorimi i facebookut për orë e orë të tëra.

Humbje e kontakteve fizike

Dëshira që ka magjepsur shumë për të përdorur këtë dritare kaq pafundësisht është komunikimi me një tjetër person, të cilin mund të kesh kohë pa e parë. Një shok apo shoqe fëmijërie të cilët nuk i ke takuar prej kohësh, përmes sitit mund ta bësh. Dhe jo vetëm kaq, mundësitë janë më se të thjeshta. Por ajo që vjen pas kësaj është përhumbja në një komunikim virtual që të bën të harrosh ato verbale apo reale. Gjenden miqtë e vjetër, por kaq lehtë mund të harrohen të rinjtë, pasi kontaktet fizike rrallohen. Mund të flasësh çdo ditë me ta por pa kuptuar ke reduktuar kohën që dikur kalonit me njëri tjetrin, ballë për ballë. Një ç’rregullim që mund të të çojë edhe në depresion që krijohet natyrshëm prej facebookut duke u bërë pjesë e rrjedhës.

Varësia Facebook

Nëse facebook është gjithçka me të cilën merresh atëherë në mënyrë të pavetëdijshme ke krijuar varësi ndaj kësaj kulture ‘hipnotizuese’. Pavarësisht nga perspektivat që mund të keni krijuar, të shpenzuarit e një kohe të palimit në një website të vetëm, pa arritur në ndonjë rezultat efikas në fund të ditës, është për të ardhur keq sepse përbën një disavantazh real.

Ka shumë nga ata të cilët preferojnë të futen në këtë faqe sepse duan të zbulojnë më shumë mbi jetën e një tjetri. Të klikuarit në dritaren e profilit, grupeve, preferencave, karakteristikave të një personi tjetër është një nga arsyet thelbësore që ngacmojnë shumë për të përdorur facebook. Duket se websiti famos të ofron shumë alternativa ‘intrigante’ që nga persona të ndryshëm mund të konsumohet për qellime po aq të tilla. Kjo mund të shndërrohet në një problem të vërtetë në jetën e dikujt, i cili dëshirën për të investiguar mbi jetën e tjetrit e ka kthyer në pasion. Bëhet pjesë e një kënaqësie cënuese, duke harruar se një faqe e tillë ka alternativa të tjera, më argëtuese dhe sociale.

Për ata të cilët rrinë gjatë gjthë ditës përpara kësaj faqeje, kjo mund të shndërrohet në problem veçanërisht nëse ‘farat’ e informacionit shpërndahen përmes e-mailit apo telefonit me teknologjitë e fundit që janë krijuar.

Humbje kohe

Shumë njerëz e kanë mundësinë që të ofron facebook si një mënyrë shumë produktive për të komunikuar. Një proces i tillë që në vetvete është shumë sodisfaktiv, shoqërohet edhe me shumë humbje kohe. Kjo përbën në thelb edhe një nga disavantazhet e fenomenit. Nëse koha është një faktor vërtet i rëndësishëm për ju atëherë do t’iu këshillohej të vinit limite në përdorimin e tij. Që do të thotë sa më pak aq më mirë do të ishte. Përcaktoni një axhendë se kur do t’iu leverdiste më shumë të shpenzonit kohë në facebook, cili do të ishte orari më i përshtatshëm për të komunikuar me miqtë tuaj. Humbja e kohës nuk mund të konsiderohet fatale nëse do të dinit të përcaktonit raportet e duhura mes jush dhe kohës që do t’i kushtonit hapsirës argëtuese.

Pesha e privatësisë

Sa herë që hapni një llogari personale online keni hequr dorë nga një pjesë e lirisë dhe intimitetit tuaj. Kjo është e pashmangshme. Nëse në shumë site informacioni që vendosni mbi veten synohet të ruhet mes jush dhe websitit, në rastin e facebook.com, ka mundësi për t’u ekspozuar shumë informacion në web ku të tjerët mund të vihen në dijeni shumë lehtësisht.

Nga ana tjetër facebook nuk të krijon shumë mundësi të kontrollosh se kush mund të të investigojë. Duke mos ditur se kush dhe sa mund të informohen rreth teje rrjdhimisht kredibiliteti që mund të kesh krijuar për internetin dhe faqet e tij ka tendencën të ulet.

Gjithsesi nuk ka rëndësi sa i ‘fortifikuar’ mund të jetë profili yt personal, është e rëndësishme të dihet se asgjë nuk është e sigurt dhe e garantuar. Nëse jeni pjesë e facebook do të mund të humbisnit shumë nga privatësia juaj. Kujtoni gjithmonë se nuk mund të kontrolloni dot se çfarë ndodhet në faqet e miqve tuaj. Mund të përballeni me komente apo foto të cilat nuk i kishit menduar që mund të bëheshin publike.

Rrezik imazhi

Një tjetër disavantash serioz që vjen nga kjo dritare është ekspozimi i tjetërsuar që i bëhet personave të ndryshëm. Kjo zakonisht ndodh me personat publik dhe ata që kanë një karrierë, post apo status të lartë që domosdoshmërisht duhet kujdes për ta mbrojtur, sepse kërcënime të tilla dëmtojnë shumë. Kjo ka ndodhur më shumë me persona që gëzojnë një status të caktuar të cilët kanë parë se emrit të tyre i është bashkëngjitur një faqe që nuk ka të bëjë aspak me ta. Përveçse rrezikohet imazhi, lëndohen individë, rrezikohet edhe jeta profesionale ç’ka është më e rëndësishmja.

Për pjesën dërrmuese, të qenurit anëtar i facebook mund të jetë një eksperiencë e veçantë për nga lloji sepse siti është një dritare vërtet interesante për të komunikuar. Çelësi për të patur një eksperiencë të suksesshme qëndron në faktin se sa i vetëdijshëm duhet të jeni rreth disavantazheve që krijohen nga mjete dhe përdoruesit e tij.

Pamundësia për të kontrolluar të tjerët të cilët mund të vjedhin informacione personale, apo falsifikimi i profileve të rreme janë po ashtu anë të errëta të medaljes. E mes miqve që duan të jenë shokët e tu kërkesat vijnë edhe nga kushurinjtë që do apo jo mund të bëhen pjesë e tyre. Foto dhe komente vijnë pafund dhe privatësia që do doje është brishtësuar. Facebooku sjell kënaqësi por krijon edhe probleme që të lodhin e të bëjnë të pyesësh ‘ia vlen ta përdorësh kaq shumë?’

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Sa normale janë zënkat në çift

Kur dhe si gënjejnë gratë

Si të kemi një trup të tonifikuar

10  Kuriozitete

Si të përballemi me stresin

Blerim Destani: Jeta ime, një film fantashkencë
Si në çdo film hollywood-ian, në këtë rrëfim ka pasion, aventura dhe mjaft dashuri, ku pasioni më i madh është ai për aktrimin. Aktori Blerim Destani, pas filmit “Koha e kometës”, përjeton kohën e suksesit, që si i tillë, ka sjellë mjaft ndryshime në jetën e aktorit të ri. Tetë filma për aktorin 29 vjeçar, një karrierë e nisur bukur dhe që parashikohet të ecë gjatë, derisa talenti dhe ambicia nuk mungojnë…

Nga Neritana Kraja

Emri i tij ka mbërritur edhe në Hollywood, vendin ku ëndrrat e artistëve bëhen reale. U bë i njohur për publikun shqiptar me filmin “Koha e kometës”, të regjisorit Fatmir Koçi, ku ai interpretonte rolin e Shestanit. Para këtij filmi ai ishte një aktor i ri me shumë dashuri për profesionin e aktrimit, që po kërkonte vendin e tij në arenën e kinematografisë botërore. Menjëherë pas suksesit të filmit “Koha e kometës”, jeta e tij ndryshoi tërësisht. Filmat e realizuar dhe ofertat joshëse e kanë shndërruar atë në një aktor me përvojë.

Duket se periudha më delikate e një aktori, është ajo që ndan suksesin e një filmi me  pritjen e produktit të ardhshëm. Si është për ju kjo periudhë, pas suksesit të “Kohës së  kometës”?

Është e vërtetë se te secili artist pas përfundimit të një projekti pason një fazë kohore ku ai ndjen një zbrazëtirë pasi nga vetja ka zbrazur një sasi të madhe emocionesh dhe energjie. Dhe kjo fazë zakonisht kalohet duke tentuar të rimbushësh bateritë. Një fazë të tillë kisha pas përfundimit të “Koha e kometës”. Mund të them se unë isha me fat, dhe pas filmit “Koha e kometës” më vërshuan oferta të tjera dhe projekte shumë të rëndësishme. “Koha e kometës” ishte filmi im i tretë, ndërsa unë tani kam realizuar filmin tim të tetë. Kështu që tani edhe kohën mes projekteve e kam plotësisht të programuar dhe më duhet që atë ta shfrytëzoj maksimalisht për tu përgatitur për projektin e radhës.

Si e pritët suksesin dhe vëmendjen ndaj jush si aktor, pas “Koha e kometës”?

Kuptohet që e prisja një gjë të tillë, pasi të gjithë treguesit për produksionin tregonin qartë se filmi do ishte i suksesshëm, dhe gjithë investimi në film ishte i qëlluar. Unë nga ana ime për rolin e Shestanit u përgatita maksimalisht duke u përkujdesur për çdo detaj të rolit.

Cili ishte Blerimi para “Kohës së kometës”?

Para “Koha e kometës” isha një aktor i ri, me shumë dashuri për profesionin e aktrimit, një aktor që kërkon vendin e vet të merituar në arenën e kinematografisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Pas “Koha e kometës” isha një aktor i ri, me një përvojë të suksesshme pas vetes dhe me dashuri edhe më të madhe për profesionin e aktrimit. Tani jam një aktor me shumë përvojë në arenën ndërkombëtare të kinemasë.

Sa ishte e vështirë të kapërceje kohërat, e të futeshe në rrobat e një personazhi të Shqipërisë të 1914-ës, kur ti i përket një të riu europian të 2010-ës?

Sa ishte e vështirë, aq ishte edhe kënaqësi. Ky është edhe një nga dimensionet e këtij profesioni që të jep kënaqësi më të madhe – mundësia të udhëtosh në kohë. Unë jam një i ri europian dhe bashkëkohor, por nëse bazohesh në energji dhe emocione, ato aspak nuk kanë ndryshuar. Ndjeshmëria është e njëjtë, kanë ndryshuar vetëm rrethanat.

Titulli:

“Dua një pasaportë shqiptare”

Somario:

Aktori Blerim Destani tregon se ndihet me fat që ka zgjedhur si profesion të bëhet aktor. Në çdo kinoprovë ai deklaron se është shqiptar. Ndërsa tani thotë se dëshiron të aplikojë edhe për pasaportën shqiptare

Po, si ndodhi që u bëre aktor? Si lindi dëshira, në cilat rrethana, kush ju nxiti dhe kur ndodhi kjo?

Që kur di për veten, jam gjendur para syrit të kamerës. Imazhet e para të fëmijërisë që më kujtohen janë skenat që babai im i xhironte me kamerën e tij, më pas ky pasion i tij tek unë filloi të formësohet dhe kamera u bë një nga lodrat e mia të preferuara. Sot jam shumë i lumtur që e kam të njëjtin pasion ndaj atij syri magjik të kamerës.

E deklaroni vazhdimisht në kinoprova se jeni aktor shqiptar?

Vazhdimisht. Dhe kjo më bën të ndjehem krenar. Në rastin e parë kur do të jem në Tiranë do të doja të aplikoj edhe për pasaportë shqiptare. Besoj se ky është një obligim i të gjithë personave që janë të njohur dhe kanë kontakte me njerëz dhe institucione të rëndësishëm ndërkombëtare te kenë pasaportën shqiptare.

E quan veten aktor me fat?

Pa tjetër. Jam me shumë fat pasi mu dha rasti të shoh nga afër dhe të përjetoj proceset krijuese të aktorëve më të mëdhenj të kohës si dhe të jem pjesë e produksioneve të mëdha hollywood-iane.

Beson se pamja e jashtme të ka ndihmuar për tu bërë aktor? Sa e rëndësishme është për ty?

Ndoshta pamja e jashtme mund të ndihmoj për fazën e parë të prezantimit, por më pas të nevojiten të gjitha elementet tjera që janë të domosdoshme në këtë profesion.

Blerim, sa e vështirë është të kesh sukses në kinema?

Është e vështirë. Por kur njeriu e orienton qartë energjinë e tij, ka përkushtim ndaj punës dhe i parashtron qartë prioritete edhe arrihet suksesi.

Kemi mësuar së fundmi për ju lajme shumë të mira…. Konkretisht për çfarë bëhet fjalë?

Vitin e kaluar pata angazhim në filmin “Get loë” në SHBA ku luajta përkrah ikonës së aktrimit Robert Duvall, më pas në filmin belg “Dossier K”, realizova një nga rolet kryesore. Ky film pati një sukses të jashtëzakonshëm në Belgjikë dhe pas prezantimit në “Marketin e Berlinales” me shumë sukses, po shfaqet nëpër botë. Po ashtu realizova edhe një film gjerman “Die Ëanderhure”. Përveç kënaqësive që përjetova nga rolet që i kam interpretuar, nëpërmjet  të cilëve isha në udhëtim në kohë dhe në hapësira të ndryshme, kisha edhe kënaqësinë të bashkëpunoj me produksione të ndryshme, që nga produksionet hollivudiane e deri në produksionet bashkëkohore europiane.

Cilët janë emrat e disa prej aktorëve të mëdhenj me të cilët ke pasur fatin të interpretosh?

Robert Duvall, Bill Murray, Sissy Spacek, Rhona Mitra, Scot Cooper, Lucas Black,  Bill Cobbs… etj.

Dimë se zotëron një kompani tënden për filmin. Si guxuat të investoni në këtë industri?

Po, është e vërtetë. Ndërsa “guximin për të investuar në këtë industri” siç thoni ju, e kam në besimin që kam në vetveten dhe në potencialin tim që të krijoj dhe zhvilloj në këtë industri.

Cilën aktore shqiptare do të dëshiroja ta kishe si partnere në një film?

Nuk dua të përmend emra, pasi nuk dua të krijohen shtigje për keqkuptime. Unë i dua dhe i respektoj të gjithë aktoret. Për fat të mirë kemi aktore me potencial të  madh.

Po nga partneret e huaja, cilën do të pëlqeje?

Më pëlqen shumë Naomi Watts

Si ishte Masiela Lusha si partnere?

Masiela ishte një partnere shumë e mirë, patëm një bashkëpunim të frytshëm.

Cili është roli që do të doje të interpretoje?

Shpresoj që në fund të këtij viti para publikut do të prezantohem pikërisht me rolin që vërtetë dua ta realizoj. Le të ngelë kjo një befasi për publikun, besoj se ata vet do përgjigjen në këtë pyetja pasi ta shohin filmin.

Titulli:

“Në dashuri jam maksimalist”

Somario:

Blerim Destani, aktori i mikluar nga femrat tregon dashuritë e tij. Nuk preferon të japë detaje, por një gjë e thotë me siguri: se akoma brenda tij ka mjaft dashuri që pret ta ndajë me dikë që ta absorbojë plotësisht

Që kur jeni bërë i famshëm prej “Kohës së kometës”, flitet shumë për jetën private. Përfundimisht je vetëm apo i dashuruara?

Preferoj që jeta ime private të ngelet vetëm private. Të jesh vetëm nënkupton të jesh i vetmuar, unë nëse them se jam i vetmuar do të gënjeja. Dhe nuk preferoj gënjeshtrat. Të jesh i dashuruar nënkupton që dashurinë tënde ta fokusosh drejt një personi që do të mundte ta absorbonte atë, në këtë rast unë kam ende shumë dashuri brenda meje që është ende e pa absorbuar e plotësisht.

Sidomos nga femrat po diskutohet mjaft statusi yt. Si ndihesh nga kjo gjë?

Kur kjo gjë bëhet në mënyrë të sinqertë, më pëlqen.

A ka ndodhur që të ketë refuzuar ndonjë femër, përpara se të fitojë famë?

Jeta të mundëson të kalosh shumë e shumë situata nga të cilat njeriu vjel përvojë jetësore. Në këtë dimension unë kam një jetë të pasur dhe me përvojë, po ashtu, shumë të pasur.

Si duhet të jetë një femër që të fitojë zemrën tënde?

Me shumë dashuri brenda vetes. Kjo është e domosdoshme, pasi do duhet proces i gjatë i djegies së dashurisë, që për mua është festë e jetës.

Je besnik, apo flirtues në dashuri?

Në dashuri jam maksimalist. Dua ta shijoj në mënyrë maksimale, dhuroj shumë dashuri, me të njëjtin intensitet dua që të më ofrohet dashuri.

Te “Koha e kometës”, në fund martoheni dhe kërceni mjaft bukur. Kur do të martoheni ju vetë dhe a do të kërceni po aq bukur sa në film?

Hahaha. Kuptohet. Martesa është një fazë shumë e rëndësishme në jetë dhe si e tillë duhet të festohet me tamam.

Aventura & Pasione

Titulli:

“Makinat janë pasioni im”

Somario:

I pëlqejnë aventurat, i pëlqen shpejtësia, i pëlqen të japë e marrë miqësi. Një mashkull pasional që nuk e njeh pendimin.

Vazhdon të ndjekësh Formula One?

Pa tjetër. Makinat e shpejta janë një  pasion i imi. Por unë kam pasion edhe për motorat. Ashtu si  makinat e shpejta edhe motorët më pëlqejnë pasi më mundësojnë një ndjenjë të fuqishme, të lëvizësh i lirë në hapësirë.

Po miqësia me Shumakerin është e vërtetë apo trillim?

Është shumë e vërtetë.

Si e ndan jetën mes Tetovës, Gjermanisë, Prishtinës dhe Tiranës?

Njeriu jeton atje ku edhe punon. Kohëve të fundit shumë pak kam qenë në vendet që i përmendni ju e që janë si emblema të miat. Por ç’ti bësh! Puna ime është e tillë që kërkon vazhdimisht lëvizje dhe udhëtime të shumta. Por, Tetova, Prishtina dhe Tirana janë vendet ku me shumë dëshirë shkoj pasi atje kam shumë miq, që në disa raste më mungojnë.

Cila është aventura më e madhe që ke bërë ndonjëherë?

Janë shumë. Nuk dua t’i përmend pasi disa ngjajnë me filmat fantashkencë dhe mund të ma marrin për mendjemadhësi.

Cili është thashethemi më i madh që ke dëgjuar për veten?

Hahaha. Edhe thashethemet janë të shumta. Nuk i komentoj ato.

Cila është filozofia e jetës tënde?

Ta jetoj jetën duke e shijuar maksimalisht duke dhuruar dhe pranuar shumë dashuri.

Ke ndonjë pendim të jetës së deritanishme për ta ndarë me ne?

Për fat të mirë pendimet i kam të pakta.

Për çfarë ëndërron çdo natë para se të flesh?

Para se të fle, nuk ëndërroj. Zakonisht në gjumë, shoh ëndrra ku dominojnë motive nga gjërat që i kam të planifikuara dhe që më presion ditën e ardhshme. Kuptohet që më paraqiten edhe shumë persona me të cilët kam interaksione të fuqishme emocionale.

Blerim Destani ka lindur më 12 prill 1981 në Stolberg të Aachen-it (Gjermani). Fëmijërinë e kaloi në Tetovë (Maqedoni). Në moshën 14 vjeçare ka bërë sprovën e parë në botën e aktrimit duke luajtur në filmin “Atje ku nuk lind dielli”. Krahas prodhimit të metrazheve të shkurtra dokumentare, filloi edhe shkollimin e mjeshtërisë së aktorit në Kelln dhe në Londër.

Filmat e aktorit:

Në vitin 2004, filmi televiziv “Metropolet”, 2005 filmi artistik “Kosova  – Desperate Search”. Në vitin 2007 Blerimi u angazhua në rolin kryesor në filmin “Koha e kometës” me skenar dhe regji të Fatmir Koçi. Në vitin 2008 interpreton nw filmin “At World´s End” si dhe në filmin “Separation City” ku bashkëpunoi me yjet e kinematografisë botërore siç janë: Rhona Mitra, Thomas Kretchman dhe Joel Edgerton. Në vitin 2009 u angazhua në filmin holivudian “Get Low” ku  luajti  përkrah ikonës së aktrimit Robert Duvall si dhe yjeve të kinematografisë siç janë Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Gobbs. Nw tw njwjtin vit luan nw filmat “Dossier K” përkrah yjeve të kinemasë belge dhe në filmin gjerman “Die Wanderhure”.

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Domenika

Seldi: Pyesni Domin për seksualitetin tim!

Jessica Alba: “Dua të kem një familje të madhe”

Bekim Fehmiu, një aktor kozmopolit

Jetmiri “si fitova çmimin dhe Rrezin”

Vizat, një hap larg, tani vetëm çështje kohe
Komisioni Europian dorëzon raportin e parë pozitiv. Por për statusin e kandidat, pnegesë është “ngërçi politik”

Brukseli hap dritën jeshile për liberalizimin. Dhjetori afati më pesimist

Ylli Pata

Shqipëria është fare pranë heqjes së vizave me vendet “Schengen”, por tani nuk diskutohet më fakti por koha kur shqiptarët më në fund do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së dhe Zvicër. Me variantin më optimist, shqiptarët mund të dalin pa viza në fund të tetorit, përndryshe do të presin deri në krishtlindjet e këtij viti për të përfituar. Ndërkaq, pasi është bërë e mundur kjo pjesë në lidhje me integrimin e vendit tonë në klubin e Europës së Bashkuar, mbetet ende një rrugë jo e shkurtër për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha i ka dorëzuar përgjigjet e pyetësorit gjatë një vizitë në Bruksel në mesin e muajit të shkuar, por tani mbetet opinioni i Komisionit Europian i cili do të duhet të dorëzohet në Këshillit Europian, ku bëjne pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare. Por zgjidhja e kësaj pjese varet nga zhbllokimi i ngërçit politik në vend. Mazhoranca dhe opozita qëndrojnë në pozicionet e tyre dhe kanë dhënë prova force duke matur muskujt në shesh duke zhvilluar dy mitingje të mëdha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Por beteja do të zhvillohet në Bruksel në ditët e parë të muajt maj, në dy pjesë: Parlamentin Europian dhe Keshillin Europian. Më 3 dhe 4 maj zhvillohet takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit dhe më 11 maj mblidhet Komiteti i Stabilizim Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Nga këto takime varet drejtimi që do të marrë vendimi i Brukselit për të ardhmen e Shqipërisë.

Vizat

Komisioni Evropian dorëzoi raportin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjën. Në 44 faqe të këtij raporti, të përfunduar në datën 19 prill, Komisioni Evropian bën një vlerësim të detajuar të të 4 blloqeve të kushteve teknike që i janë kërkuar Shqipërisë të përmbushë për liberalizimin e vizave. Raporti bën vlerësimin në mënyrë të detajuar të kritereve, duke ia përcjellë për miratim Këshillit të BE-së. Mbi bazën e këtij raporti do të merret vendimi nëse qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Kështu në bllokun e parë të kritereve që ka të bëjë me sigurinë e dokumenteve, ekspertët e Komisionit vlerësojnë se Shqipëria ka plotësuar kushtet. “Mes majit 2009 dhe marsit 2010 janë lëshuar 497 mijë pasaporta biometrike. Detajet e sigurisë së pasaportave të reja biometrike (foto dhe shenjat e gishtave) janë në përputhje me standardet e ICAO dhe BE”, thuhet në raport. Përsa i përket bllokut 2 të kritereve për emigrimin ilegal, përfshirë ripranimin, raporti thotë se “duket se Shqipëria në përgjithësi i ka përmbushur standardet e vendosura në bllokun 2 të udhëzuesit. Nevojiten verifikime të mëtejshme në lidhje me zhvillimin e strategjisë dhe politikës për të mbështetur ri-integrimin e të kthyerve”. Për këto kritere thuhet më tej se “Strategjia e menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe Plani i Veprimit janë rishikuar në tetor 2009 dhe zbatimi i tyre po vazhdon. Bashkëpunimi mes agjencive është forcuar dhe qendra operacionale detare ndër institucionale ka hyrë në veprim në janar 2010. Janë bërë përmirësime të mëtejshme të infrastrukturës së pikave të kalimit kufitar dhe pajisje shtesë do të vendosen gjatë vitit 2010”. Më tej bëhet edhe një vlerësim mbi legjislacionin e miratuar në lidhje me këtë bllok kriteresh, si “miratimi në vitin 2008 dhe plani i veprimit i tetorit 2009 për zbatimin e ligjit është përmbushur gjerësisht”. Raporti thotë se “një Regjistër Kombëtar për të huajt u bë operacional në shkurt 2010. Nevojiten përpjekje të reja për të vendosur një strategji mirëkuptuese ri-integrimi për shqiptarët e kthyer. Ndalimi i brendshëm i emigrantëve të parregullt është forcuar nëpërmjet një urdhërese mbi bashkëpunimin ndër-agjencish. Po finalizohet ndërtimi i një qendre ndalimi”.

Blloku i tretë i kritereve ka të bëjë me rendin publik dhe sigurinë, vlerësohet në tërësi se “Shqipëria i plotëson shumicën e standardeve të përcaktuara sipas bllokut 3 të programit. Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme në lidhje me forcimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit dhe zbatimin efektiv të kuadrit ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë shpërndarjen e burimeve të mjaftueshme financiare dhe njerëzore”. Në mënyrë të detajuar për bllokun 3 thuhet se ka një zbatim më të mirë të ligjit në fushën e sigurisë. “Autoritetet shqiptare kanë rritur më tej përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Struktura ligjore për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është zhvilluar pas miratimit së fundmi të ligjeve të rëndësishme mbi konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar, asistencës reciproke ligjore dhe mbrojtjes së dëshmitarëve”, thotë më tej raporti.  Blloku i 4-t i kritereve ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore në Shqipëri. Raporti vlerëson se “Shqipëria në përgjithësi i ka përmbushur standardet e vendosura në Bllokun 4 të udhërrëfyesit”. Më tej thuhet se një zhvillim kyç pozitiv ka qenë miratimi, në shkurt 2010, i Ligjit mbi Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sipas raportit, tani duhet të ushtrohet zbatimi i tij, përfshirë caktimin e Komisionerit të ri. Më tej thuhet se janë ndërmarrë disa iniciativa pozitive për të promovuar qëllimin e përfshirjes së romëve, sidomos në fushën e edukimit, kulturës dhe punësimit.

Vlerësimi i kritereve për liberalizimin e vizave nga KE

Blloku i parë

Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë drejt përmbushjes së standardeve të bllokut të parë. Mes majit 2009 dhe marsit 2010 janë lëshuar 497 mijë pasaporta biometrike. Detajet e sigurisë së pasaportave të reja biometrike (foto dhe shenjat e gishtave) janë në përputhje me standardet e ICAO dhe BE.

Lëshimi i pasaportave të reja biometrike është përqendruar në Tiranë dhe menaxhimi dhe vëzhgimi është bërë nga një kompani private, për llogari të Ministrisë së Brendshme Shqiptare. Është kryer një proces i prodhimit të sigurt dhe efikas me procedura shpërndarjeje dhe personalizimi.

Stafi i zgjedhur për procesin e personalizimit të pasaportave është zgjedhur me kujdes dhe ka bërë një trajnim të përshtatshëm. Rreziku i korrupsionit dhe mashtrimit është minimizuar nga masat e sigurisë teknike si: ndarja strikte e detyrave, logot hyrëse dhe kamerat e vëzhgimit.

Në lidhje me mbajtjen e dokumentacionit, Regjistri Kombëtar Civil është burimi i vetëm i informacionit të statusit civil (që në shkurt 2009) dhe çdo qytetar ka një numër personal të përhershëm identifikimi (ID)

Duket se Shqipëria i ka përmbushur standardet e vendosura në bllokun e parë të udhëzuesit.

Blloku i dytë

Emigrimi ilegal, përfshirë ripranimin

Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në menaxhimin e kufijve, azilit dhe emigrimit.

Për sa i përket menaxhimit të kufijve, legjislacioni për zbatimin e plotë dhe efektiv të Ligjit mbi Kontrollin dhe Survejimin e Kufijve Shtetërorë është miratuar në 2008. Strategjia e menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe Plani i Veprimit janë rishikuar në tetor 2009 dhe zbatimi i tyre po vazhdon. Bashkëpunimi mes agjencive është forcuar dhe qendra operacionale detare ndër institucionale ka hyrë në veprim në janar 2010. Janë bërë përmirësime të mëtejshme të infrastrukturës së pikave të kalimit kufitar dhe pajisje shtesë do të vendosem gjatë vitit 2010. Burimet njerëzore janë forcuar dhe një curiculum i ri trajnimi është zhvilluar në bashkëpunim me FRONTEX.

Sistemi i azilit në Shqipëri është funksional dhe struktura ligjore është forcuar më tej për të siguruar përputhjen me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. Autoritetet shqiptare gradualisht po marrin përgjegjësitë nga UNHCR.

Në zonën e menaxhimit të emigrimit, legjislacioni për zbatimin e plotë dhe efektiv të ligjit për të huajt është miratuar në vitin 2008 dhe plani i veprimit i tetorit 2009 për zbatimin e ligjit është përmbushur gjerësisht. Një Regjistër Kombëtar për të huajt u bë operacional në shkurt 2010. Nevojiten përpjekje të reja për të vendosur një strategji mirëkuptuese ri-integrimi për shqiptarët e kthyer. Ndalimi i brendshëm i emigrantëve të parregullt është forcuar nëpërmjet një urdhërese mbi bashkëpunimin ndër-agjencish. Po finalizohet ndërtimi i një qendre ndalimi.

Duket se Shqipëria në përgjithësi i ka përmbushur standardet e vendosura në bllokun 2 të udhëzuesit. Nevojiten verifikime të mëtejshme në lidhje me zhvillimin e strategjisë dhe politikës  për të mbështetur ri-integrimin e të kthyerve.

Blloku 3

Rendi publik dhe siguria

Progres i konsiderueshëm është bërë nga Shqipëria mbi përmbushjen e standardeve të bllokut 3. Autoritetet shqiptare kanë rritur më tej përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Struktura ligjore për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është zhvilluar pas miratimit së fundmi të ligjeve të rëndësishme mbi konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar, asistencës reciproke ligjore dhe mbrojtjes së dëshmitarëve. Struktura e përgjithshme ligjore në këtë fushë tani është aty ku duhet. Përputhja e strukturës së brendshme ligjore me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është në progres.

Blloku 4

Marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore

Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë në përmbushjen e standardeve të bllokut 4. Një zhvillim kyç pozitiv ka qenë miratimi, në shkurt 2010, i Ligjit mbi Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ligji parashikon dukshëm vlerësimin e institucionit të Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, me kompetenca shumë të gjera, të cilat mund të sigurojnë asistencë për viktimat dhe të imponojnë gjoba për thyerjen e ligjit. Ligji ka hyrë në fuqi në mars 2010. Tani duhet të ushtrohet zbatimi i tij, përfshirë caktimin e Komisionerit të ri. Progres i mëtejshëm është bërë në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për përmirësimin kushteve të jetesës së romëve. Janë ndërmarrë disa iniciativa pozitive për të promovuar qëllimin e përfshirjes së romëve sidomos në fushën e edukimit, kulturës dhe punësimit. Përpjekje janë bërë edhe për të lehtësuar regjistrimin civil të komunitetit rom. Këto përpjekje pozitive duhet të vazhdojnë dhe duhet të sigurohen burime të mjaftueshme për zbatimin e mëtejshëm të Strategjisë. Duket se Shqipëria në përgjithësi i ka përmbushur standardet e vendosura në Bllokun 4 të udhërrëfyesit.

Integrimi në BE

Mazhoranca dhe opozita bëhen gati për betejën politike më të rëndësishme jo në rrugë por në ndërtesën “Alitero Spinelli” në Bruksel, ku më 3 dhe 4 maj do të zhvillohet takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Pas mbylljes së dy mitingjeve të planifikuara nga palët më 30 dhe 01 maj, të hënën në orën 15 në kryeqytetin Europian nis takimi i parë domethënës ndërmjet Brukselit dhe Tiranës për të përcaktuar hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të ecur me statusin e vendit kandidat. Mazhoranca dhe opozita kanë përgatitur lëvizjet që do të marrin në takimin e pasdites së 3 majit dhe në paraditen e 4 majit, kur do të bëhen edhe pyetjet nga eurodeputetët. Në zyrën e kreut të Kuvendit, Jozefina Topalli janë zhvilluar mbledhje intensive të delegacionit të djathtë që do të jetë prrezentë në takimin dyditor për Shqipërinë. Siç mësohet përfaqësuesit e mazhorancës kanë përgatitur një material të gjatë mbi historikun dhe procesverbalet parlamentare mbi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkaq, deputetët demokratë kanë marrë porosi dhe se me kë do të lobojnë dhe si duhet ta bëjnë atë në ndërtesën “ASP” ku ndodhet selia e komisioneve dhe delegacioneve të Parlamentit Europian. Nga ana tjetër edhe opozita ka ndërmarrë përgatitjet e “betejës” së Brukselit ku palët do të duhet të bëjnë përpjekjet finale për të bindur eurodeputetët se kush ka të drejtë, pasi një ditë më pas më 5 maj, nis seanca plenare e Parlamentit Europian ku do të miratohet rezoluta për Shqipërinë, e cila do të vërë piketat dhe kërkojë zgjidhje konkrete mbi krizën, natyrisht duke iu dhënë detyra përkatëse si mazhorancës ashtu dhe opozitës. Mazhoranca përfaqësohet në Komitetin Parlamentar të Asocim Stabilizimit nga deputetët: Fatos Beja, Viktor Gumi, Albana Vokshi, Florian Mima, Jemin Gjana, Mesila Doda, Aldo Bumçi, ndërsa zëvendësues Arenca Trashani, Gert Bogdani, Shrefedin Shehu dhe Edmond Spaho, ndërsa socialistët do të përfaqësohen nga: Valentina, Leskaj, Arben Malaj, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Sajmir Tahiri, Ilir Beqja. zëvendësues janë Mimi Kodheli, Eduart Shalsi dhe Besnik Bare. Kryetari i këtij komiteti do ti takojë mazhorancës dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë deputeti Fatos Beja, ndërkohë që nënkryetari do të jetë i opozitës që mund të jetë deputetja Valentina Leskaj. Pjesëmarrës në këtë takim janë 52 europarlamentarët anëtarë të Delegacionit për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Nga këto europarlamentarë, 24 i përkasin grupit të Partive Popullore Europiane, 14 i përkasin Grupit të Aleancës progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, 4 i përkasin grupit të Aleancqës së Liberalëve dhe Demokratëeve, 3 i përkasin grupit të Konservatorëve dhe reformistëve, 4 i përkasin grupit të të gjelbërve, dhe një eurodeputet i përket grupit të të majtëeve të bashkuar dhe e gjerbërta e majtë nordike. Ky deputet është pikërisht greku Nicholaos Countis, i cili relaton për Shqipërinë dhe është reporteri special që ka përgatitur rezolutën që duhet të miratohet nga Parlamenti Europian. Ndërkaq, Bashkimi Europian ka lëshuar një mesazh të fuqishëm që është dukur më shumë si ultimatum ndaj politikës shqiptare dhe në veçanti ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Me gojën e ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, i cili përfaqëson Presidencën e BE-së, Europa i ka bërë të ditur Tiranës zyrtare se duhet të përballojë kostot jo vetëm politike nëse nuk zgjidhet sa më shpejt “ngërçi politik” në vend, termi siç quhet tashmë kriza shqiptare. “Këtë radhë duam fakte konkrete dhe jo më fjalë”, ka qenë fjalia e prerë e përfaqësuesit të kreut politik të Bashkimit Europian, që deri më 1 korrik koordinohet nga kryeqyteti spanjoll. Ambasadori, Manuel Montobio, i cili më shumë se një herë ka kërkuar zgjidhjen e krizës dje ka qenë më shumë se i qartë, madje edhe më i detajuar. Në një aktivitet të zhvilluar dje në Tiranë ku ka bërë një bilanc të punës tremujore të Presidencës Spanjolle dhe prioritetet për tre muajt e ardhshëm, ambasadori Montobio i ka kushtuar një pjesë të veçantë krizës shqiptare. “Zgjidhja e ngërçit politik në vend kushtëzon rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian”, ka thënë diplomati i Madridit. Më pas ai ka detajuar qëndrimin: “Ne jemi të mendimit se funksionimi i demokracisë është pikë kyçe për vendin. Parlamenti i vendit nuk ka funksionuar në mënyrë të plotë. Kur them kështu nuk duhet të flasim vetëm për miratimin e ligjeve, pasi përveç miratimit të ligjeve, Parlamenti duhet të jetë edhe vendi që i bën kontrollin e përditshëm qeverisë dhe të përcjellë shqetësimin e qytetarëve”. Montobio ka kujtuar kalendarin e rëndësishëm të eventeve të Brukselit për Shqipërinë. Kështu, më 3 dhe 4 maj, në kryeqytetin europian do të mblidhet Komiteti parlamentar i Stabilizim-Asocimit, ku do të miratohet një dokument që do të votohet në seancën plenare për Shqipërinë, dokument që do t’i dërgojë Këshillit Europian dhe Komisionit një qëndrim zyrtar. Ndërkaq, më 10 maj po në Bruksel mblidhet Komiteti i dytë i Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, ku do të dalë qartë qëndrimi mbi opinionin e komisionit për statusin e vendit kandidat. Qarqe të ndryshme në kryeqendrën e BE-së kanë bërë të ditur se kjo procedurë që do të zgjasë deri në pjesën e dytë të 2011-s. Ambasadori Montobio deklaroi dje se qeveria duhet të zbatojë kërkesat që i ka vënë përpara progres-raporti i vitit të shkuar i BE-së. “Ngërçi politik ka lënë pas dore pikërisht marrjen dhe zbatimin e asaj që progres-raporti i vinte në dukje për Shqipërinë”, deklaroi përfaqësuesi i Presidencës së Bashkimit Europia

Vendose ne Facebook

Artikuj të ngjashëm:

Socialistët prishin bojkotin 6 mujor

Miti amerikan i shqiptarëve

Histori Shqiptarësh

Shqiptarët Politeistë

Shqiptarë e Kosovarë?! Një apo dy Kombe?