David Beckham: ‘Nuk kam kohë të flirtoj’
Futbollisti i famshëm David Beckham është përfolur vazhdimisht jo vetëm për suksesin që ka pasur në karrierën e futbollit por edhe për imazhin e një prej meshkujve më seksi në botë. Lidhja me modelen dhe këngëtaren e bukur Victoria Beckham diskutohet thuajse në çdo revistë. Cilat janë disa nga planet e tij për të ardhmen, sekretet që mbajnë një martesë kaq të suksesshme dhe pasionet për jetën. Çifti Beckham dhe disa nga detajet e jetës së tyre
Nga E. Shehu
David Robert Joseph Beckham:
Lindur në 2 maj, 1975 në Londër, Angli
Paratë dhe martesa
David Beckham është akzuar vazhdimisht nga media se obsesioni i tij janë paratë dhe martesa e tij. Mendohet të jetë një ga futbollistët që konsumon shumë para. Çmenduritë e tij në shpenzimet që ka bërë kanë qenë kryesisht veshje dhe aksesorë për gruan e tij Victoria Beckham. Revista të ndryshme kanë botuar artikuj ku flitet rreth shpenzimeve kolosale që David bën herë pas here. Përveç kësaj ai është i fiksuar edhe me martesën e tij. Çdo përvjetor e feston duke bërë edhe parti gjigantë që mbeten në qendër të vëmendjes.
Si u njoh me Viktorian
David është njohur me bashkëshorten e tij Victoria pikërisht në nëntor të 1996-ës: “E kam parë rastësisht në një nga ndeshjet e mia, pas mbarimit. Më dukej sikur kisha vite të tëra që e njihja. Momenti i parë ka qenë shumë emocionues”.
Por realisht historia e tyre ka filluar pas një viti. Victoria ishte e pranishme në shumë nga ndeshjet e tij, darkonin, shkonin në pub apo kinema. “Na pëlqente të dyve të bënim shumë gjëra bashkë. Dhe të gjitha ishin një lloj eksperience që unë se kisha provuar më parë. Flisnim tmerrësisht shumë në telefon.
Davidi propozon Victorian në 25 janar të 1998-ës. Ceremonia e fejesës u mbajt në sallonin gjigant të Nantëich. Ajo që ishte interesante në këtë festë ishte refuzimi që çifti i bën tortës por mos ta ngrënë. Ata e dhuruan atë për një nga shkollat fillore të Cheshire. Torta ishte një imitim i sallonit ku në qendër pozonin Victoria dhe David pranë njëri tjetrit.
Dasma
Me pjesëmarrjen e 29 miqve dhe familjarëve David dhe Victoria janë martuar në 4 korrik të 1999-ës në Irlandë duke organizuar një ceremoni të veçnatë. Victoria ishte 25 ndërsa David vetëm 24 kur u martuan.
Gary Neville ishte shoqëruesi i dhëndrit ndërsa djali i tyre katër muajsh mbante unazat. Ceremonia Beckham mund të thuhet se mbetet një nga më të bukurat dhe uniket në mënyrën e organizmit. Shoqëruesit kryesorë ishin veshur si engjëj ndërsa vajzat me fusatne në formë lulesh.
Teksa vunë unazat përkatëse një pëllumb u lëshua mbi kokat e tyre si simboli i dashurisë së përjetshme. Çifti i ri, zoti dhe zonja Beckham u përlotën ndërsa premtuan betimet e tyre.
Fëmijët
David dhe Victoria kanë tre djem.
Brooklyn Joseph Beckham: lindur në 1999 në Londër. Kumbari tij është i madhi Elton John dhe kumbarja Elizabeth Hurley.
Romeo James Beckham: lindur në vitin 2002 në Londër. Edhe për Romeon janë të njëjtët kumbarë, Elton John dhe Elizabeth Hurley.
Cruz David Beckham: është fëmija i tretë lindur në 2005-ën në Madrid të Spanjës.
Profesionet
David: futbollistë profesionist. Ai është pronari i dy akademive të rëndësishme futbolli në Londër dhe Los Angeles. Në emrin e tij është bërë edhe parfumi për meshkujt “pas roje”, ‘David Beckham Instinct’.
Victoria: nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, është një nga këngëtaret më të njohura, dikur performuese në grupin e famshëm ‘Spice Girls’. Gjithashtu është edhe kërcimtare, kompozitore. Ndonjëherë edhe modele.
Fama
Është një lloj çmendurie që tashmë jam mësuar madje me plot bindje mund të them se e plotëson jetën time. Por më duhet të pranoj që kur jam jashtë fushës së futbollit, me familjen time ndihem vërtet i qetë. Ndihem i lumtur më shumë se kurrë pa impenjime dhe përgjegjësi të mëdha.
Sporti
Më pëlqente të luaja golf, disa vite më parë, por për të qenë i sinqertë më shumë rrija me fëmijët e mi sesa merresha me sport. Sporti ndonjëherë më duket sikur më lodh mendërisht. Më pëlqen shumë ndonjëherë të dëgjoj muzikë apo të rri me fëmijët. Kështu relaksohem vërtet.
Pyetje nga fansat
David Beckham i është përgjigjur disa nga pyetjeve që fansat e tij kanë bërë së fundmi në një nga sitet më të klikuara (people.com) rreth jetës së vipave. Pyetje që ngacmojnë rreth jetës së tij me Victorian, inspirimin që morën për emrat e fëmijëve dhe ëndrrave në të ardhmen.
Si ka qenë e mundur që martesa juaj ka funksionuar edhe pse shpeshherë bëni një jetë të ndarë nga njëri tjetri?
Është e vërtetë që na ndodh shpesh të jemi larg njëri tjtrit. Unë me ndeshjet e mia dheVictoria me udhëtimet e saj në Paris apo vende të tjera. Por kemi gjetur njëri tjetrin dhe me sa duket edhe largimet e vazhdueshme kanë qenë thuajse të pandjeshme. Flasim shumë në telefon dhe mbi të gjitha kujdesemi shumë për njëri tjetrin. Nuk kam kohë të merrem me histori të tjera, apo të flirtoj. Po të kisha aq kohë sa edhe t’i mohoja historitë e tjera nuk do isha bërë kurrë futbollist. Victoria është thuajse e pranishme në shumë ndeshje. I kemi gjetur mënyrat që kjo martesë të funksionojë, me sa duket.
A shpenzoni shumë kohë me djemtë tuaj?
Ndoshta jo shumë por shpenzoj. Sa herë që kam kohë të lirë rri me ta dhe luaj shumë. Vishem si fëmijë për t’iu përshtatur më tepër dhe dalim në fundjavë. Mundohem t’i plotësoj çdo dëshirë. Na pëlqen të luajmë lojëra sportive. Ata e duan shumë futbollin ndaj dhe unë nuk mund të rri indiferent.
Nga jeni frymëzuar për emrat e tyre?
Për emrat e dy djemve të parë nuk është se kemi pasur ndonjë frymëzim ë veçantë. Ndërsa përsa i përket djalit të vogël, Cruz, ka qenë miqësia ime e ngushtë me Tom Cruis që më bëri ti vë mbiemrin e tij. Duke pasur parasysh që ai është një nga aktorët më të mirë të hollivudit thashë me vete, pse mos të ketë edhe djali im një emër të tillë. Mund të jetë një shans i mirë për të qenë po aq i suksesshëm.
Cilat janë planet që keni pasi të largoheni nga futbolli?
Nuk kam plane të mirëfillta. Do të rri pak më tepër me familjen time dhe do përfshihem më shumë në bamirësi. Të qenurit ambasador për ‘UNICEF’ është diçka të cilën e kam fort për zemër. Isha në Sierra vitin e kaluar dhe përjetova një eksperiencë vërtet frymëzuese. Gjithashtu kemi edhe organizatën bamirëse të familjes Beckham si dhe klubin e futbollit. Kam disa gjëra që do më mbajnë të zënë.
Ju pëlqen fakti që Viktoria merret me modë? Do të donit që të bënte diçka tjetër?
Jo në fakt, e adhuroj dedikimin që ajo ka për modën. E di që shtë e vështirë dhe kërkon vërtet përkushtim të merresh me modë dhe rregulla të saj. Sa herë që duhet të vesh diçka të ngushtë për të pozuar nëpër revista apo kalendarë e ndiej që është e sikletshme dhe kërkon sakrificë. Por kam kuptuar që Victoria është e lindur për gjëra të tilla.
“Unë me Victorian flasim shumë në telefon dhe mbi të gjitha kujdesemi shumë për njëri tjetrin. Nuk kam kohë të merrem me histori të tjera, apo të flirtoj. Po të kisha aq kohë sa edhe t’i mohoja historitë e tjera nuk do isha bërë kurrë futbollist. Victoria është thuajse e pranishme në shumë ndeshje. I kemi gjetur mënyrat që kjo martesë të funksionojë, me sa duket”
Artikuj të ngjashëm:
- Ervin Skela
- Jennifer Lopez: ‘Nuk më tremb konkurrenca me 20 vjeçaret’
- Kaltrina Selimi: “Kam shumë dëshirë të bëhem nuse”
- Big Mama, kur dashuria shkon në 1 milion
- Balina Bodinaku: “Fluturoj në qiellin e shtatë, por kthehem prap me këmbë në tokë”