Arjoni: “Endërroj të bëhem show man”

Arjon Muça drejt famës dhe suksesit. I cilësuar si një ndër djemtë më të veçantë të BB2, për stilin, edukatën, zgjuarsinë dhe elegancën, ai ka fituar besim e autorëve që të jetë njëri prej prezantuesve të programit “Një këngë për ty”. Punë që Arjoni po e bën me seriozitet dhe përkushtim.

Ke hyrë në zemër të botës së spektaklit, siç edhe kishe shprehur dëshirën ….

E vërtetë. Që në fillim Big Brother-in e kam konsideruar si një trampolinë që të bëj atë çfarë kam ëndërr dhe që është televizioni. Kur hyra në Big Brother nuk kërkova as femra, as lekë, por një shans pune. Puna mu dha dhe jam në hapat e parë. Uroj që këtë punë të mund ta bëj edhe më tej.

Je ndër të vetmit e Big Brother që arrite të bëhesh protagonist…

Eshtë edhe Adi. E vlerësoj shumë Adin, sepse ka qenë ndër të paktët që ka marrë kokëulur, siç po e marr edhe unë, shanset që i janë dhënë.

Si ndihesh tani që ia arrite kësaj?

Jam prap Arjoni, nuk kam ndryshuar asgjë. Ndiej se është duke mu realizuar një ëndërr. Ndihem i vlerësuar.  Falenderoj autorët e Big Brother që panë tek unë një personazh të vlefshëm dhe pozitiv, por falenderimi më i madh i shkon Alessia-s, pasi ajo besoi tek unë.

Të janë shtuar adhurueset femra?

Kur je njëri që di të flasësh dhe të sillesh, femrat nuk të mungojnë. Sigurisht që më janë shtuar fanset, por i shoh thjesht si të tilla. Nuk jam ai që mendon se jam bërë i njohur dhe ta shfrytëzoj këtë për femrat. Aktualisht jam shumë i dashuruar dhe shumë i lumtur. Kam njohur shumë femra në jetë, por kjo që po jetoj është dashuria.

Problemet e zemrës i ndan me Alessia-n dhe Hueydën?

Kur han çdo ditë në tavolinë më të njëjtët njerëz, vërtet që nuk ndan 100 për qind intimitetin tënd, por gjithsesi flet dhe konsultohesh me ta. Ka rastisur që më kanë dhënë një dorë të mirë këshillash dhe kanë qenë këshilluese shumë të mira. (qesh)

Po me Hueydën, si ndihesh?

Hueyda meriton të gjitha falenderimet e mia, sepse punon çdo ditë me mua. Ajo ka aq shumë eksperiencë sa edhe mund të mos bëjë prova çdo, kurse unë kam nevojë. Ajo e ka kuptuar këtë gjë dhe më ndihmon. Kapacitet e mia ajo përpiqet t’i ngrejë lart e jo t’i ulë. E falenderoj shumë.

Arjon Muça, 24 vjeç, po provon eksperiencën e parë televizive si prezantues. Dëshira e tij është të bëhet show man dhe është i vendosur t’ia arrij kësaj.

Artikuj të ngjashëm:


Comments are closed.