Megan Fox

Megan Fox

Aktorja dhe modelja bukuroshe Megan Fox është një nga talentet e reja të hollivudit. ‘Transformers’ apo ‘Jennifer’s Body’ janë dy prodhimet e fundit televizive që e vënë Fox në qendër të vëmendjes mediatike. Media e ka krahasuar atë me aktoren e famshme Angelina Jolie, që është edhe një ndër gratë më të bukura në botë. Megjithatë Fox thotë se ndihet më se e lodhur nga krahasimi. Ajo insiston se është vetvetja duke e treguar atë jo vetëm në botën e televizionit, dashurinë për kafshët apo në rolin e një partnereje të devotshme në lidhjen e vetme me aktorin Brian Austin Green

Megan Denise Fox e lindur në 16 maj 1986 është një prej aktoreve amerikane më të reja të hollivudit. Ajo e ka filluar karrierën e aktrimit në vitin 2001 me shumë role të vogla në televizion, si dhe duke interpretuar në rol kryesor në ‘ Hope and Faith’. Në vitin 2004, ajo prezantohet me një tjetër rol interesant në ‘ Confessions of a Teenage Drama Queen ’. Ndërsa në 2007, vjen me një tjetër sukses, konkretisht me filmin ‘ Transformers’ që e vuri aktoren në qendër të vëmendjes. Pikërisht këtë vit ajo nominohet edhe me çmime award në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Award. Fox vendosë të përsërisë rolin duke qenë sërish protagoniste në seritë e tjera të ‘Transformers’. Së fundmi po në vitin 2009, ajo ka marrë pjesë në një tjetër prodhim televiziv, atë me titull ‘Jennifer’s Body’, ku aktorja është në rolin kryesor.

Fox konsiderohet si një ndër aktoret më të bukura të shfaqura së fundmi. Ajo kryesisht pozon për revistat e meshkujve dhe ka marrë statusin e seks simbol të paktën për vitin 2009. Ndërsa në vitin 2008, sipas një sondazhi të bërë, ajo listohet e para ndër femrat më të bukura në botë.

Modele, aktore dhe ‘pak problematike’

Në një intervistë të dhënë për ‘ The Times’, në lidhje me të qenurit një modele ajo ka thënë: “Varet se çfarë kuptoni ju me të qenurit e një modeleje”, duke vijuar më pas, “Nëse ju mendoni se një modele është dikush që do t’u predikojë fëmijëve tuaj se seksi para martese është i gabuar dhe të mallkuarit është gabim, apo një grua duhet të sillet kështu dhe jo ashtu, atëherë nuk pranoj të jem një modele. Por nëse do të donit që vajzat tuaja të ndiheshin vërtet të forta, inteligjente, të çlirëta dhe të luftojnë për atë që është e drejtë, atëherë po që do të zgjidhja të isha një modele”, ka përfunduar ajo. Në të njëjtën intervistë ajo ka thënë se do të bëhej aktore vetëm atëherë kur rolet do të ishin vetëm të sajat. Ajo nuk do të donte kurrë të zëvendësonte të tjera aktore dhe të shihej si një aktore rezervë. Sepse të qenurit aktore ka qenë edhe një ndër ëndrrat e saj të kahershme.

Fox ka thënë se edhe pse fama e saj nuk është në të njëjtin nivel meJennifer Aniston,Britney Spears, apo Lindsay Lohan, e ka të vështirë të pranojë faktin se ka pasur raste kur njerëzit e kanë shmangur të qëndruarin pranë saj. Ata thjesht nuk kanë dashur të përfundojnë në faqet e para të gazetave. “Më duhet të sillem në një mënyrë që njerëzit të detyrohen të pranojnë faktin se jam vërtet serioze, ka thënë Fox. Mund të jesh seksi dhe inteligjente dhe njerëzit të mendojnë që je serioze, ose mund të jesh seksi, inteligjente dhe të jesh çdo natë jashtë nëpër klube dhe të tjerët të mendojë që je ende në rregull nga trutë e kokës”, ka përfunduar aktorja.

Në 11 shtator të 2009-ës një letër e pafirmosur nga anëtarë të ekipit të ‘Transformers’ mbrojti Michael Bay kundër akuzave të bëra nga Fox. Në këtë letër thuhej se Fox nuk di të sillet në punë duke akuzuar shpeshherë pa të drejtë. Një sjellje që nuk i shkon fare për shtat një personi publik siç është Fox janë ankuar ata. Ata nuk kanë mundur të tolerojnë sjelljen e saj që në raste të caktuara bëhet vërtet problematike.

E lodhur nga krahasimet

Fox është krahasuar shpesh herë me aktoren e njohur Angelina Jolie, ku media e ka identifikuar me emrin “Angelina Jolie tjetra”. Ajo është krahasuar me Jolie për shkak të numrit të shumtë ta tatuazheve si dhe emërtimit të seks simbol që të dyja kanë marrë. Ka pasur shumë thashetheme të pakonfirmuara, sipas të cilave Fox do të zëvendësojë Jolie në filmin e radhës ‘ Lara Croft’.

Megan Fox është shprehur se ndihet më tepër se e lodhur nga krahasimi i vazhdueshëm që i kanë bërë me Angelina Jolie, praktikisht një nga gratë më të bukura në botë.

“Në fakt e shoh më shumë si mungesë kreativiteti nga ana e medias”, është shprehur ylli Fox pas shumë krahasimeve të bëra mes saj dhe bukuroshes Jolie. Meqë kam tatuazhe apo flokë të zinj, apo meqë kam interpretuar në një film aksion? Mjafton kaq pak për të bërë krahasimin?”

“Unë nuk jam një tjetër,”ka shfryrë me zemërim 23 vjeçarja . Jam e sigurt se Jolie as që ia ka idenë se kush jam unë. Po nëse do të isha në vendin e saj do të thoja kush është kjo që dashka të më zëvendësoje dhe të pretendojë se më ngjan? Nuk dua të njihem me të….”

Dashuria për kafshët

“Më kanë pëlqyer shumë fotografitë dhe kam bërë shumë në një kohë të shkurtër. Por kohët e fundit më ka tërhequr ideja për të pozuar me kafshët sepse më pëlqejnë vërtet. Ndiej se ato janë shumë të veçanta dhe duket se do i dua gjithmonë”. Kështu ka thënë Fox në një nga intervistat e dhënë për ‘Vogue’, për të cilën edhe ka pozuar me qen dhe mace. Vajza e re në hollivud duket vërtet mahnitëse duke pozuar me to. Ajo tregon kështu edhe lidhjen e veçantë shpirtërore që ka me kafshët, për të cilën edhe ka folur me shumë dëshirë.

Në ‘rolin’ e besnikes

Fox ka qenë në lidhje të gjatë me aktorin Brian Austin Green të cilin e kemi parë në serialin e njohur Beverly Hills. Ata janë takuar që në 2004, në serialin ‘ Hope & Faith’ ku aktorja ka qenë pjesëmarrëse. Në 2006 ata vendosin të deklarojnë lidhjen e tyre duke e bërë atë edhe zyrtare, por nuk kanë asnjë plan rreth ndonjë martese të mundshme. Vetëm para një viti media raportoi se çifti i kish dhënë fund lidhjes së gjatë. Megjithatë në shkurt të 2009-ës Fox dhe Green patën konfirmuar të dy se nuk kishin raporte të tjera. E intervistuar se cila ishte dashuria e radhës Fox deklaron se është single. Por shumë shpejt ajo shihet sërish me ish të dashurin e saj Brian Austin Green. Duket se ajo që e bën Fox të veçantë është besnikëria që mbajti jetëgjatë lidhjen me aktorin simpatik Green. Edhe pse është cilësuar si një nga femrat më të bukura dhe provokuese, duke pozuar në shumë revista meshkujsh, në dashuri ajo di të mbajë vetëm një rol; atë të “besnikes së përjetshme’.

“Në fakt e shoh më shumë si mungesë kreativiteti nga ana e medias,” është shprehur ylli Fox pas shumë krahasimeve të bëra mes saj dhe bukuroshes Jolie. Meqë kam tatuazhe apo flokë të zinj, apo meqë kam interpretuar në një film aksion? Mjafton kaq pak për të bërë krahasimin?”

“Mund të jesh seksi dhe inteligjente dhe njerëzit të mendojnë që je serioze, ose mund të jesh seksi, inteligjente dhe të jesh çdo natë jashtë nëpër klube nate dhe të tjerët sërish të mendojnë që je ende në rregull nga trutë e kokës. Por kjo ndodh rrallë në fakt”.

Artikuj të ngjashëm:


Speak Your Mind

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!