Henri, Duka i Madh i Luksemburgut
Epoka që jetojmë është epoka e ndryshimeve të rëndësishme, prandaj as Luksemburgu nuk mund t’i shpëtojë rrymës. Një nga tre shtyllat e identitetit të saj, vetë Henri, janë nën sulm. Duka i Madh Henri i Luksemburgut është duka më i madh kudo në botë, ndonëse ai këmbëngul se nuk është një “specie e rrezikuar”, dhe se në një masë të madhe, është ai që stimulon zhurmat që kërcënojnë të kufizojnë pushtetin e tij prej duke.
I shtrirë në 999 kilometra katrorë, me një sipërfaqe më të vogël se ishulli i Rodit, pozicionuar ndërmjet Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës, Luksemburgu është sa një vend sa kurioz, aq edhe i vogël. Njihet kryesisht për ligjet liberale në sistemin bankar, normat e ngurta tatimore dhe dashurinë e madhe për Henrin, 53 vjeçar.
Por epoka që jetojmë është epoka e ndryshimeve të rëndësishme, prandaj as Luksemburgu nuk mund t’i shpëtojë rrymës. Dy nga tre shtyllat e identitetit të saj, ligjet bankare dhe vetë Henri, janë nën sulm.
Duka i Madh Henri i Luksemburgut është duka më i madh kudo në botë, ndonëse ai këmbëngul se nuk është një specie e rrezikuar, dhe se në një masë të madhe, është ai që stimulon zhurmat që kërcënojnë të kufizojnë pushtetin e tij prej duke.
“Titulli është historik,” u shpjegon ai vizitorëve të rradhës në kështjellën e Berg-ut, një rezidencë e stilit gotik, që u ndërtua nga gjyshi i tij dhe u përforcua përpara Luftës së Parë Botërore. “Por sigurisht ne tashmë jemi në një monarki kushtetuese”.
Roli i Henrit në kohët e fundit është bërë një çështje e debatuar mes 486.000 qytetarëve të kësaj cope të begatë.
Henrit, që banon në Berg, i duhet të udhëtojë një orë me makinë që të vijë në kryeqytetin me të njëjtin emër me shtetin e Luksemburgut, dhe që rrethohet me kopshte, që ndonjëherë duken edhe si të paorganizuar, kaq të shumtë janë në numër. Henri ushtron ceremonitë shtetërore në një pallat të shekullit të 17-të, që dikur ishte bashkia e qytetit, në qendër të qytetit të Luksemburgut.
Njerëzit këtu flasin një dialekt gjerman, i pakuptueshëm për të huajt. Megjithatë, Henri gjithashtu flet gjermanisht, anglisht dhe pak spanjisht, ndërkohë që gjuha zyrtare e oborrit të tij është frëngjishtja.
Shumë diskutime u janë shtuar tani luksemburgasve. Që nga problemet e ekonomisë e deri tek roli i Henrit. Një vend që dikur e bazonte ekonominë e tij tek fermerët dhe minerali i hekurit, tani pothuajse gjysmën e ekonomisë së vet e ka vendosur në shërbimet financiare. Për dekada, industria ka lulëzuar me ligjet e rrepta të sekretit bankar. Pothuajse çdo bankë që ju keni dëgjuar, e ka një zyrë në bllokun e gjashtë, në Boulevard Royal.
Por tani sistemi bankar ndihet i sulmuara nga fuqi financiare si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca. Kriza financiare ka tronditur themelet e ekonomisë.
Me industrinë në vështirësi dhe përballjen e kërcënimit për të qenë në listën e zezë nga organizatat ndërkombëtare financiare, Luksemburgu ka ndërmarrë hapa të paprecedentë për t’u bashkuar me strehë të tjera tatimore, si Zvicra dhe Lihtenshtajni, në ruajtjen e sekretit bankar për të siguruar më shumë bashkëpunim kundër taksës tatimore.
Ndërkohë po kaq i zhurmshëm është debati rreth Henrit, një njeri i pasur me çifligje të shpërndara në të gjithë Luksemburgun. E megjithatë u vu në qendër të gjykimit, jo shumë kohë pasi u ngjit në fron, në vitin 2000, kur bëri të ditur qëllimin e tij për të shitur një pyll të madh, të njohur si Gruneëald. Luksemburgasit u tronditën, pasi e konsideronin këtë pyll si pjesë të trashëgimisë kombëtare. Më tej, në vitin 2006, ai zhgënjeu mjaft njerëz kur deklaroi se kishte ndërmend të shiste bizhuteritë e nënës së tij, dukeshës së Madhe Josephine-Charlotte, në ankandin e Sotheby. Në fund, ai u tërhoqën, duke mos shitur asgjë.
Por, veprimi që tronditi kurorën, erdhi në fund të vitit të kaluar, kur një shumicë në parlament miratoi një ligj që lejon vdekje e lehtë “euthanasia”, duke e bërë Luksemburgun kombin e tretë që miratonte, pas Belgjikës dhe Holandës. (Zvicra, e cila lejon ndihmën për vetëvrasje, teknikisht nuk e lejon “euthanasia”, që është një vrasje e mëshirmshme nga ana e mjekut). Henri nuk pranoi të nënshkruajë atë. Pati mjaft spekullime sipas të cilave ishte Kisha Katolike që e pengonte Henrin të nënshkruante një akt të tillë. Por ka një kundërvënie në të gjithë këtë histori, pasi në vitin 1978, i ati i tij, Duka i Madh Jean, nënshkroi një projekt-ligji që njihte të drejtën e abortit, pavarësisht se Kisha e zjarrtë Katolike e kundërshtonte atë.
Në rastin e Henrit, me një seancë të rrufeshme parlamentare, u ndryshua Kushtetuta, duke e bërë nënshkrimin e tij të panevojshëm. Menjëherë pas kësaj ai u ngrit dhe bëri thirrje për një reformë më të gjerë të Kushtetutëse, që do të saksiononte një rol më të madh të tij, në përputhje me atë të mbretërive të tjera europiane.
Ndërkohë subjekte të ndryshme sot kërkojnë ndarjen e roleve të Dukës së Madh. Pascale Goedert, një mësuese e viteve ‘30 kujton se si gjyshja e Henrit, Dukesha Charlotte, mbajti luksemburgasit e bashkuar, ndërsa ishte në mërgim në Londër, gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Por tani nuk ka luftë, kështu që ai nuk ka si të funksionojë”, thotë mësuesja e moshuar.
Qytetarët thonë se do ta mbajnë Henrin nëse ai sillet mirë, ndërsa shtojnë se refuzimi që ai i bëri projekt-ligjit për vdekjen e lehtë ishte një gabim i madh nga ana e tij. Kjo është një situatë tipike luksemburgase, thonë ata. Dikush përpiqet për të kryer diçka, dhe dikush tjetër hedh një pengesë përpara.
Ndërsa vetë Henri shpjegon se ai e provokoi këtë konflikt për të ndjekur një vizion të një institucioni më demokratik dhe të modernizuar. Sipas tij, Luksemburgu do të arrijë “një ngjashmëri të madhe me monarkitë e tjera në kontinent, edhe pse secila ka veçoritë e saj”. “Të gjitha ndryshimet shkojnë në drejtim të modernizimit. Në një botë globalizuese thotë Henri, për njerëzit duhet një figurë që përfaqëson vendin, një fuqi për integrimin”.
Artikuj të ngjashëm:
- Soni Malaj: Si e rrëmbeva dashurinë e balerinit Mirko
- Suzana Maranaku: Në marrëveshje për të bukurën
- Gerard Butler
- Big Mama, kur dashuria shkon në 1 milion
- Luftar Paja: “Sot humorin e bëjnë politikanët”